Amnistia/ Llalla udhëzim prokurorive per evidentimin e dosjeve

2 Prill 2014, 11:23Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka drejtuar një udhëzim të gjitha prokurorive në rrethe, në të cilën kërkon që të evidentohen të gjitha dosjet që përfitojnë nga amnistia e për pasojë pushimin e hetimeve. Teksa pritet data 11 Prill kur do të bëhen publik dhe përfituesit e parë, nga Prokuroria e Përgjithshme bëhet i ditur se urdhri prek kryesisht dosjet për vepra penale të lehta që nisin nga kanosja, shpifja, dëmtimet me dashje, mosdhënie e mjeteve për jetesë deri tek vjedhjet e thjeshta.

Në zbatim të nenit 6 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohen veprat të cilat nuk preken nga amnistia, Prokuroritë janë porositur që të kenë në vëmendje edhe veprat penale si vjedhja e energjisë elektrike, drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur, për të cilat për këtë periudhë kanë një fluks të konsiderueshëm në organin e hetimit.

Prokurorët duhet të vendosin pushimin e çështjeve penale që janë në ndjekje ose të vendosin mos-fillimin për kallëzimet që parashikojnë dënimin me maksimum deri në dy vjet. Kjo zgjidhje duhet t’u jepet edhe procedimeve penale te pazbuluara, për të cilat është vendosur rifillimi i hetimeve. E njëjta procedure duhet të ndiqet nga prokurorët edhe për personat qe i kap amnistia e që janë nën shërbimin e provës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje