Rinisin kërkimet për të riun/ Organizatori: Ja si ra 18-vjeçari në lumë

31 Mars 2014, 09:26Kronika TEMA

Rinisin kërkimet për gjetjen e të riut që u zhduk pasditen e djeshme gjatë një ekskursioni në lumin Erzen, në komunën e Bërzhitës në Tiranë.

Operacioni i kërkimit është zgjeruar. Veç polumbarëve të RENEA-s dhe forcave të policisë, janë përfshirë edhe dhjetëra trupa ushtarake.

Terreni ku besohet se ka rënë Erjon Alizoti është tejet i vështirë.

Kërkimet e nisura dje pasdite, u ndërprenë rreth orës 01.00 pas mesnate për shkak të errësirës, për të rinisur sot herët në mëngjes.

Në vendin e ngjarjes, në kanionet e lumit Erzen, pranë shkëmbit të Pëllumbasit kanë shkuar edhe familjarë të 18 vjeçarit të zhdukur, nga Tirana.

Ndërkohë organizatori i eskursionit të djeshëm në shpellën e Pëllumbasit në periferi të Tiranës tregon momentin e aksidentit, gjatë të cilit ranë në lumë dy 18-vjeçarë, njëri prej të cilëve ende nuk është gjetur, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.

Ai tregon se përmes rrjetin social Facebook janë organizuar rreth 60 persona, të gjithë mbi 18 vjeç.

“Pasi ju thashë që fola me mikun tim, u thamë të gjithë pjesëmarrësve që nuk mund të kalohet dhe se nuk mund të shkojmë poshtë tek kanionet. Disa nga ata thanë se kishin qenë edhe më përpara dhe donin të shkonin patjetër. Thanë që, në rast se rruga do të ishte bllokuar, do të ktheheshin sërish mbrapsht. Unë personalisht, bashkë me 30 pjesëmarrës, mund të kenë qenë edhe më shumë, pasi ishin shumica e pjesëmarrësve, jemi kthyer për në fshat. I kemi paralajmëruar të gjithë që veprimi që po bënin duke zbritur poshtë ishte në përgjegjësinë e tyre, pasi ne nuk mund ta merrnim përsipër që të shkonim atje”, sqaron organizatori i udhëtimit, Ilia Gërdupi.

Ai tregon edhe momentin e aksidentit.

“Vetë nuk e kam parë si ka ndodhur ngjarja, pasi nuk shkova poshtë, por ma kanë treguar në momentin që ndodhi. Djali që nuk po gjendet, që unë nuk e kam njohur më përpara, ishte hera e parë që e dëgjoja emrin e tij, ishte bashkë me tre shokë të tjerë. Ai u bë pjesë e ekskursionit pasi kishte parë njoftimin në Facebook. Djali tjetër, që arriti të shpëtojë, Danieli, kishte arritur të kapej në shkëmbinj dhe nuk e ka marrë rrjedha e lumit. Të dy djemtë kanë tentuar të lajnë duart në lumë dhe duke larë duart, kanë rrëshqitur duke rënë në ujë”, rrëfen ai për gazetën Panorama.

7 komente në “Rinisin kërkimet për të riun/ Organizatori: Ja si ra 18-vjeçari në lumë”

  1. aron says:

    ky ilia gerdupi te mbaj pergjegjesi per ate qe ben .U ben thirrje me fb.Po ata te rinj jane e nuk u nisen vete.Duhet te mos largohej pa i marr te gjithe djemte,ndryshe te mos marre udhetime te tilla veçse ne eshte vete kalama dhe trushkulur.

  2. ai says:

    o zot ,ishalla e gjejne gjalle e shendoshe

  3. Gledis says:

    KETO THIRRJET NE FB DUHET TEN KENE NDONJE SIGURI APO MEQE JANE NGA 18 VJEC E NJE DITE QUHEN “ADULTE” KETA DJEMTE EDHE PA I NJOHUR RREZIQET E TERENIT.DJALI NQS KA DITUR NOT EDHE MUND TE KETE SHPETUAR ,ERZENI NUK ESHTE NDONJE LUM KUSHEDI CFARE.UROJ ME GJITHE SHPIRT QE DJALI TE KETE SHPETUAR SE ESHTE FEMIJE.KY DREJTUESI I GRUPIT DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI,KA RREGULLA PER KETO LLOJ EKSKURSIONESHATA NUK KANE QENE ALPINISTE POR AMATORE.

  4. AIR FORCE ONE says:

    O Tema une e njoh mir ate zone ne pllembe te dores,pasi gjuaj peshk me dore ne ato kanione,trupin per mendimin tim nuk e ka marre rrjedha,se po ta kishte marre rrjedha do kishte dale, por ne rreze te kanioneve jan disa si guva dhe jane te thella nga 2 metra dhe rryma e lumit e ben te veshtire qe trupi te dali lart ne breg te lumit, aty eshte si tip kurthi edhe pasi rryma ka tendencen te te mbaj brenda ne guvenuk te len te dalesh lart por te perplas brenda ne guve. Dhe kto organizatoret e leshit kur nuk e njohin terrenin dhe zonen ca dreqin dun qe shkojne aty apo hajde aventur me jet njerezish.

  5. ari says:

    Kush Ilia Gerdupi, cfare perfaqeson ai?…Ne se eshte organizator per 18 vjec apo 21 vjec te pakten duhet ta dije se ka pergjegjesi morale…kush e paguan kete organizator? si realizohet ky trip, per cfare dhe etj..etj….Cfare kuptimi ka te quhesh organizator, kur e len gjysmen e grypit vetem? Kush ishte organizator per kete pjese te grupit?…Si mendon Ilija?….

  6. dardani says:

    fatkeqesite ne natyre ndodhin, Mont Bach e ka mesataren e vdekjeve vjetore te ekskursionisteve rreth 100 persona ne vit dhe flasim per organizime qe kushtojne 700-1000 euro te organizuara nga profesioniste. Gjithsesi padi kundra Gerdupit dhe organizatoreve duhet bere, ti rritet pergjegjesia ketyre njerezve ne punen qe marrin persiper te bejne, le te vendose gjykata kush faj ne kete rast

  7. aldo says:

    AIR FORCE ONE ke deshir te vish neser te na dihmosh ne oren 6 ne kedeshir mundet te na gjesh atje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje