LETRA/ Ushtria nën mëshirën e pazareve të Imamit

29 Mars 2014, 13:15Kronika TEMA


Ne qe po ju informojme jemi nje grup oficersh prane Brigades Logjistike per nje problem shume shqetesues per Forcat e Armatosura dhe per ne si specialist te llogjistikes. Shqetesimi ka te beje me uniformat tona ushtarake te kontraktuara dhe te ardhura muajt e fundit.
Po ju pasqyrojme te verteten e ketyre kontratave deri ne zbatimin e tyre.

Qe ne diten qe ish ministri Arben Imami u emerua ne Ministrine tone dy firma kontraktore kane qene mbizoteruese per furnizimin e FA me mallra dhe sherbime. Keto firma jane D&E shpk dhe Marsi&AL shpk keto kane fituar pothuajse te gjitha procedurat e tenderimit, sic jane tenderi skrapit, I municioneve, i veshmbathjes, dhe shitjeve te objekteve ushtarake gjithashtu keto firma kane fituar tenderin e aparatit te pergjimit. Po ju bejme me dije se personi qe drejton firmen eshte ortaku i drejperdrejte i Z. Arben Imami sepse ka folur dhe bere presion gjithmone ne emer te ministrit. Duke emeruar Gjenerale dhe officer madhore neper detyra gjithashtu duke hequr dhe hedhur ne mes te rruges oficeret qe kundershtonin.
Tenderi ne fjale eshte zhvilluar dhe ne 2012 por u anullua pasi Firma D&E (firma e ministrit) nuk e rendit e para ne kualifikim.
Pasi fituan tenderin e dhuruar nga Arben Imami minister i asaj kohe me vlere 1.894.490.280 leke duke shkelur te gjitha rregullat e tenderimit dhe duke mos plotesuar asnji kriter pasi firma fituese eshte firme qe meret me lavatrice dhe lavastovilje duke mashtruar shtetin Shqiptar per bashkpunimin me firmat italiane e lidhen kontraten e pare ne korrik te vitit 2013. Ky bashkim I operatorve ekonomik ishte shoqeria Alfredo Grassi spa Itali dhe D&E shpk Shqiperi .Por ne dorzimin e mallit ne etiketat qe mbajn uniformat eshte firma turke Yakupoglu. Duke qene se pushteti ra dhe te marim cfare te marim ministri ne ikje mendoi te lidhi dhe nji kontrate tjeter pa tender dhe pa konkurnce me firmen e vet Marsi &AL me nji vlere 1.248.441.600leke te reja per 4 vjet cdo vite nga te ardhurat me object Blerje kostume kamuflazhi, duke shkelur me te dyja kembet per here te pare ne historiene e tenderimit duke dhene nje tender pa shpallje pa konkurence me nje vlere kaq te madhe . Duke ja dhene nje firme te sapokrijuar MARSI-AL qe nuk ka pasur asnjehere kontrata te tilla, por kjo firme Lindi ne momentin qe erdhi Arben Imami ne Ministrine e Mbrojtjes. Tenderin e Pare e fitoj D&E kurse te dytin e lidhi me Marsi&AL.
Per procedure e pare Blerje Uniforma Ushtarake per nji periudhe 7 vjecare eshte e paargumentuar fondi ne kundershtim me kreun VII,pika 3,shkronja a e VKM nr 1 date 10.01 2007.Kontrata nuk eshte mbeshtetur ne fonde per periudhen 7 vjecare. Mungon argumentimii kontrates 7 vjecare shkelje me kreun II pika 2 shkronja b ku thuhet se autoriteti kontraktor ne cdo rast duhet te argumentoj aplikimin e kontrates shume vjecare dhe te beje llogari te sakte te fondit.
Per procedure e dyte Blerje Uniforma Stervitje me afat 4 vjecar nuk jane parashikuar te financohen nga buxheti I MM. Keto shpenzime jane parashikuar te kryen nga te ardhurat qe do te realizohen nga MM,veprime keto ne shkelje nenin 3 pika 4 e ligjit 9643 dt 20.11.2006.Kohzgjatja e kontrates e percaktuar per nji periudhe 4 vjecare eshte e paargumentuar veprim ne kundershtim me kreun VII pika 3 germa a e VKM nr 1 date 10.01.2007.Ne kundershtim me rregulloren miratuar me VKM nr 1403 date 27.10.2008 Per ngritjen dhe funksionimin e Bordit te Modernizimit,mungon argumentimi pse jane klasifikuar uniformat e stervitjes per qellime te mirfillta ushtarake me qellim qe procedura te perjashtohet nga procedurat e prokurimit public sipas ligjit 9643 date 20.11.2006 aq me teper duke ju dhene nji firme qe ska patur asnji lloj lidhje me keto objekte nji firme te sapo krijuar dhe pa asnji lloj experience ne kete fushe.Gjithashtu kjo kontrate nuk ka asnji klasifikim te vecante ushtarak ne ceshtjen e mbrojtjes dhe te sigurise kombetare,dhe pse I eshte deleguar Brigates Logjistike per zbatim veprim ne kundershtim me kerkesat e kesaj rregullore.Prokurimet per qellime te mirfillta ushtarake kryen vetem nga Drejtoria e Modernizimit pasi eshte pergjegjesia e saj te kryen te tilla prokurime.
Te dyja firmat kane lidhur kontraten qe mallrat do prodhohen ne Itali te firma Alfredo Grassi spa per kontraten e pare dhe per kontraten e dyte te firma turke YAKUPOGLU por ka ndodhur e kunderta uniforma eshte qepur ne llogoret e nendhshme te Elbasanit duke blere copat ne vendet Arabe,per kete ai ka mashtruar shtetin dhe ministrine tone duke devijuar nga kontrata pasi ne dokumentacionin e paraqitur mallrat do ti prodhonte firma italiane Alfredo Grassi spa dhe YAKUPOGLU por vetem ca etiketa te kopjuara dhe fallcifikuara nga keto firma ua kane ngjitur ne punishtet e Elbasanit mallrave . Kete fakt mund ta vertetoni duke kontrolluar dokumentacionin doganor per periudhen shtator-tetor 2013 per te pare nese keto uniforma jane zhdoganuar. Jemi te bindur qe keto uniforma vetem mall me standarte te NATO-s dhe te qepura ne Itali nuk jane.

Mallrat pasi kan ardhur ne depot tona kane filluar te shperndahen por jane jashte cdo lloj standarti dhe parametri qe kemi kerkuar ata kane manipuluar te gjithe laboratoret qe ti nxjerin sic jane kerkuar neper specifikimet teknike. Produket qe kane sjelle nuk plotesojne asnji kriter dhe smund ti mbajme dot veshur ne si ushtarak. Ato jane thjesht lecka te zhubravitura. Po te analizohen ne laboratore te pakorruptuara, mundesisht ne vendet perendimore dhe do te vertetohet qe mallrat ushtarake te ardhura jane jashte cdo standarti normal, pa folur per standartet e NATO-s, njekohesisht do te vertetoni qe keto firma nuk kane patur dergesa nga firma italiane Grasi dhe YAKUPOGLU. Gjithashtu u jane shmangur dhe detyrimeve te shtetit duke mos I zhdoganuar por blere vetem copat ne vendet Arabe. Duke bere vetem veprime fiktive.
Nuk po e kuptojme si nuk po del e verteta e te behet publike. Dhe mallrat qe jane ketu na kane urdheruar ti shperndajme gje qe ne oficerat nuk mund ta kaperdijme dot.
Firma fituese qe beri dizenjimin e uniformes solli dhe mostrat perkatese per cdo product keto mostra qe ishin te nji cilesie te larte u zhduken per tu zevendesuar me leckat qe ka sjelle firmat dhe ortaku I vetem I Arben Imamit.
Po ju shkruajme ne kete menyre qe dhe ne e dime qe nuk eshte luajale por duhet te dini qe te gjithe drejtuesit e larte ne ministri dhe ne Brigaten llogjistike qe kane qene dhe jane aktualisht akoma ne keto poste jane perfshire ne kete afer korruptive,duke na detyruar ne si oficer te heshtim
Do tu japim dhe shume informacione te tjera ne lidhje me skete procedure anormale qe jane zhvilluar
Ministrja e re nuk mund te vazhdoje dot me kete lloj firme te korruptuar nga koka te kembet.
Mallrat qe jane ne depo duhet te kthehen sepse ato jane jasht cdo lloj standarti, ne nuk e kuptojme se sip o vazhdon Ministria jone me kete kontraktor punen.

Oficeret e Brigades Logjistike

17 komente në “LETRA/ Ushtria nën mëshirën e pazareve të Imamit”

  1. Billy says:

    Mire e keni ju, po kush do t’i hyje kesaj pune?
    Nuk behet asnje sektor i jetes se vendit, nese nuk largohen apo denohen te korruptuarit e administrates qe la Berisha.
    Nuk e dime cfare pret ende ministrja e mbrojtjes zonja Mimi!?

    1. adri says:

      Si nuk e arrestojne akoma kete arben imamin. Perfundimisht duhet refroma ne drejtesi qe dhe ajo do te vije. e Arben Imamit duhet ti sekuestrohen te gjitha pronat dhe pasurite e paluajteshme te vena ne abuzim me detyren dhe te ardhurat e shtetit dhe te Popullit Te Vuajtur Shqipetar.
      Turp per ata Prokurore dhe gjykates qe nuk e merrin ne ndjekje penale kete minister qe ka abuzuar me te ardhurat dhe detyren e shtetit.

  2. taku says:

    Ku eshte Rilindja? A ka be plan te beje drejtesi, nese jo te kerkoje falje e ti hape krahun burave te vertete qe ti kalbin ne burg pleherat si Imami

  3. Mallakastrioti says:

    @@@Arben Imami Te denohet…”Koloneli Grek”, sikurese i therriste SALI Bersihovici…
    1-Edi Rama, nese do te Beje Shtet le ta filloj me Imamin ka prova sa te duash…apo i bie “Legenit” dhe bene Politiken e Sali Berishes…
    dhe lere se c´fare na thote Evropa..Evropa e di se kush jane Shqipetaret…
    Heshtja eshte Bashkepunim me krimin…lol

  4. garip says:

    ne prokurori jo ne gazete.

    dhe nqs prape rama nuk i ndjek, epo atehere vafte ne te …..

  5. Kadafi says:

    Mos vallë, “të gjithë derrat, një turi kanë”…???

  6. Re'i says:

    A me Ju lumte ajo dore.cojeni deri ne fund kete problem.Kerrejani binan te korruptuarit koke e kembe.

  7. Olsi says:

    Eh, oficerat e shkrete. Dje tallte k…Imami duke i perdorur per perfitime , sot tall p…Mimi duke i perdorur si Enveri ne kohen e tij per goditje “politike me vijen e masave”

  8. Na,dhe deshmitaret qe kerkohen per te kapur Oktapodin !

  9. Une jam, ti je. says:

    Eshte per te vene duart ne koke. Hani derra, pini derra. Eshte e tmerrshme!

  10. Andon says:

    Kjo leter eshte jo e vertet, por nje deshmi per prokurorine. Uniformat jqne nje turp i vertet, kulmi i korupsionit ushtarak, dhe dhunimit ekstrem te dinjitetit te ushtarakeve. Ministria ka vendosur ti shperndaje, sepse ajo vete mund te jete e pa njohur me kete larmi, shtrirje masive te korrupsionit ushtarak, por njer te aferm te saj kane bere pazaret e reja. Ministria ka nje Sekretar te Pergjithshem, qe i ka dhene shenjat e nje “balozi” , te dhumeshem dhe krye te korruptuar. Ka mbledhur te gjitha tenderat ne MM, me justifikimin e eleminimit te korrupsionit ne nivelet e ulta. Ky nuk eshte justifikim, kujt ja mban atje poshte te bej sot korupsion, n.q.f. Se nuk ka gjoba atje lart. Ministria e lufton korrupsionin duke i shperndare te gjithe tenderat, jo duke i. Mbledhur, dhe ritur kontrollin e cdo procedure. Per sa kohe ne MM dhe Ministria do te paraqese ate Sekretarin e Pergjithshem, si nje manaxher interesaxhi i firmes nga vjen, nuk ka lufte kunder korupsionit, dhe ju qe shkruani sot leter me te drejte, do te perfundoni diku larg punes dhe profesionit. Korupsioni ka filluar tashme ne ministrine e mbrojtjes, bile me tarifa me te larta se paraardhesi i Ministres. Duhet dicka tjeter, por kjo rruge dhe staf qe ka zgjedhur MM, eshte teje korruptive. Prisni se do te dalin shume shpejt fakte shume komprmentuase per stafin e zgjedhur “studentor” te MM.

  11. qytetar says:

    Zanafilla e korrupsjonit është shkelmimi i standardeve.
    1. për ti hapur rruge mega vjedhjeve zëvëndësohet projekti i uniformave me të cilin u pranuam në NATO. (pra prishëm nje standard që na pranojë).
    2. me datë 08/10/2010 kontraktohet pa tender pa konkurs pa diskutim dizenjimi i uniformave me “MARC GROUP” përfaqsuar nga Z.Philippe BELIN për shumën pa tvsh.
    3. sasia e modeleve të uniformave të kontraktuara pa dekoracione është 26 cope komplet me kemisha corapkapele etje
    4.një modelim ka kuastuar 97113300 pjestuar për 28 uniforma = 346903lek per nje uniformë,
    5. Nëse shumën e patenderruar prej 97113300 do ta pjestonim me çdo aksesor të uniformave si këmish, kapele, corap, kravat etje, pra me përbërsit e uniformës rezulton se modelimi i një pal këmish kapele corapi kravate ka kushtuar 151000lek ose 1500$.
    6. duke ndjekur modelet e uniformave ndrrimin e tyre të shpeshtë, cilesinë e modelimit, paisjen me aksesore dhe grada, firmën serjozitetin e “MARC GROUP”, kam pershtypjen se dhe fondi 97113300 kek eshte vjedhur tersisht.
    6. E thënë nga ushtarakët e Komandës Logjistike se “Mostrat e uniformave u zhduken” dhe u “zëvëndësuan me lecka”, kjo tregon se tenderi nuk është “korruptiv” por një vjedhje totale e fondeve te shtetit.
    7. Ka njeë aizberg me fakte e krime në këtë ministri. Do të dalin se ato kishin “mendimin e Enverit se ishin te pa zëvëndësueshem” dhe e kthyen ne një institucion privat që financohej nga shteti.

  12. RAUF TETARI says:

    Kjo eshte nje e vertet shume e hidhur , kur akoma oktapodet e berishes vazhdojn te vjedhin e te grabisin shtetin shqiptar.uniforma eshte skandaloze ,kemishat kan dal boje akoma pa u veshur tamam rrecka.prisnin qe qeveria e re te vente dinjitetin tone te neperkembur, por me sa po vem re keta o jane bere pal me arben imamin o kan frike te meren me te .Ky eshte nje turp vertet i madhe. KU ESHTE RILINDJA !!!!!!

  13. NAKO TETARI says:

    Kjo eshte nje e vertet shume e hidhur , kur akoma oktapodet e berishes vazhdojn te vjedhin e te grabisin shtetin shqiptar.uniforma eshte skandaloze ,kemishat kan dal boje akoma pa u veshur tamam rrecka.prisnin qe qeveria e re te vente dinjitetin tone te neperkembur, por me sa po vem re keta o jane bere pal me arben imamin o kan frike te meren me te .Ky eshte nje turp vertet i madhe. KU ESHTE RILINDJA !!!!!!??

  14. Bujar says:

    Bravo Tema me Z Mero Baze,
    Arben Imamit do ti dalin te palara te tjera, ky qenka nje rast vertet i cuditeshem po pse nuk flasin keta ushtarake dhe nuk e bejne publike kete situate qe jane me shkolle dhe kjo ministre qe mban akoma keta plera qe nuk paskan lene gje pa bere ne Ministrine e Mbrojtjes

  15. ALIU says:

    Po pse ore vetem keto beri IMAMI me KULLURIn me GJUNKSHIn me GJOKAn me BALAn, etj, etj….

    Po si nuk po thote njeri nje gje per gjoja investimet ne sheshin e brendeshem te ish-Shkolles se Bashkuar, qe ajo arkitektja e Imamit e leu dhe e ngjeu dhe sterbetonoi nja tre here, para 100 Vjetorit te Pavarsise, se njehere nuk i pelqente ngjyra e godinave, njehere, lloji mozakiut dhe ne fund lloji i pllakave.

    Le qe ate qe ish komandant atije e qe Xhejmsi me Benon e bene Gjeneral, per te firmosur skrapin te Logjistika dhe Shehin te ish Shkolla e Bashkuar e shperbleu edhe Znj Ministre duke e cuar ne NATO, se nuk kish tjeter Gjeneral. Apo ngaqe firmosi faturat e Imameshes, te te gjithe asaj baterdie ne ate shesh qe vete Znj. Kodheli e kundron apo shkel tanime, pothuaj disa here ne jave. E pra gjithe ajo “Bukuri”, e ka cmimin sa kilometri i tunelit te Kalimashit Zonja MINISTRE!!!

    E ne fund duhet thene:

    O ZOT MOS KI MESHIRE PER KETA BASTARDE.

    Pasi ti na mesove se si krimineli, hajduti por edhe ai qe nuk e denon jane njelloj….

  16. pretfinance says:

    Paratë siguron financim falas

    Ju nevojitet kreditimit të holla në mes të individëve për të përballuar me vështirësi financiare në fund të thyer bllokimin shkaktuar nga bankat, me refuzimin e dosjeve të tyre të aplikoni?
    Unë jam një ekspert të veçantë financiar në gjendje të bëjë një i nevojshëm dhe me kushtet që e bëjnë jetën më të lehtë kredi.
    Këto janë zonat që mund të ju ndihmojë:
    * Financiar
    * Mortgage Loan
    * Kredi për Investime
    * Kredi Car
    * Konsolidimin e borxhit
    * Linja e kredisë
    * Mortgage dytë
    * Redemption Credit
    * Kredi Personale
    Ju jeni të regjistruar, të ndaluara bankë dhe ju nuk keni favor të bankave, ose më mirë të ketë një projekt dhe kanë nevojë për financim, rekord të keq të kredisë apo nevojë për të holla për të paguar faturat, paratë për të investuar në biznes.
    Pra, nëse keni nevojë për të marrë hua të holla mos hezitoni të më kontaktoni për informacion në lidhje me gjendjen time too.
    Kështu që unë kam zgjidhje për problemet tuaja financiare varg prej 3.000€ në 10000000€ një studim të garantuar.
    PS: Ajo gjithashtu merr pjesë në projektet e investimeve në shumë e dëshirueshme, të lutem mua propozimet (Aleanca) lë
    Asnjë person serioz mos kontaktoni me email: [email protected]
    Falënderim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje