Sekuestrohet gomonia dhe dy armë, ikin trafikantët

23 Mars 2014, 08:32Kronika TEMA

Një gomone dhe dy armë automatike, që dyshohet se i përkasin trafikantëve të lëndëve narkotike, u bllokuan nga policia kufitare e Vlorës gjatë një aksioni që synonte kontrollin e vijës bregdetare për lëndë narkotike.

Gomonia e braktisur u gjet në zonën e Hoxharës, ndërsa dyshohet se posejduesit e saj janë larguar sapo kanë parë policinë. Gjithashtu mësohet se policia kufitare e Vlorës ka shoqëruar edhe disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për gomonen dhe për armët e gjetura.

Ndërkohë policia kufitare kryen kontrolle përgjatë vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafikut të lëndës narkotike.

3 komente në “Sekuestrohet gomonia dhe dy armë, ikin trafikantët”

  1. Une says:

    U sekuestrua gomonja, dy dite u lexua ne shtyp u komentua nga disa qe gjithmone kane kontradita me
    njeri-tjetrin, dhe ne fund u harrua.
    ME PAK FJALE KUJT I PLASI ?

  2. Marko Nika says:

    Bravo çunat e Tahirit ?
    Pika qe su bie aty, se bashku me ministrin me te paafte qe ka patur ky vend!

  3. infermieri says:

    Po shenja gishtash a kane ato arme e timoni i gomones ?-Apo policia nuk i verifikon dot se s’ka …!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje