Një aksident i rëndë u shënua në orët e mbrëmjes në Lushnje me dy të vdekur.
Një automjet tip Peugeot 307 doli nga rruga në fshatin Saver, duke shkaktuar dy viktima.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur identifikimin e viktimave, Ermal Koko dhe Orges Cermo, të moshës 25-26 vjeç.
Më herët një i ri mbeti i vdekur pas përplasjes së motoçikletës që ai drejtonte me një automjet.
Ngjarja u shënua në aksin Lezhë-Laç, ku për pasojë humbi jetën 20-vjeçari Nik Kukaj.
Sipas policisë së Lezhës automjeti tip “Fiat” me targë AA149 HG i ka ndërprerë rrugën motoçikletës.
Ndërsa në drekë, në Tiranë një këmbësor përfundoi në vdekje klinke pas një aksidenti pranë ish-Kominatit “Misto Mame”, në Tiranë.
Automjeti tip “Volkswagen Polo”, që drejtohej nga 40-vjeçari Daniel Karanxha, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Për pasojë është goditur dhe ka marrë plagë të rënda këmbësori 18-vjeçar, Ergi Matoshi.
Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Matoshi ka mbërritur në urgjencë në vdekje klinike dhe po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në parametrat jetësorë.
Ngushëllime familjeve të Ermal Likos dhe Orges Çermës.
mentaliteti i gomarit, qdo gje vetem me forc,ne ket milet te prishur mungon arsyja e rregulli
Lutem per familjet e per ato qe vuajne nga humbja e personave qe duam.Zot ndihmoji.Vetem ti mundesh te besh nje mrekulli zgjoje Ergi qe ta jetoj jeten e nje djali qe ka vetem 18 vjec.O zot degjoji lutjen time.