Ish- të burgosurit politikë: Kur ne digjeshim në flakë, rrugeçërit e Berishës qeshnin

20 Mars 2014, 20:30Kronika TEMA

Shoqata e ish- të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, akuzon disa militantë të Partisë Demokratike rreth perplasjes që ka ndodhur para zyrave të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë protestës së ditës së sotme.

Ndërkohë që ish- të përndjekurit protestonin, përpara Kuvendit ishin mbledhur edhe të larguarit nga puna në administratë, që protestonin në të njëjtin vend.

“Njëkohësisht me protestën paqesore të të dënuarve politikë po zhvillohej dhe një protestë tjetër. Në një moment disa protestues të palës në proteste u drejtuan kundër nesh duke fyer dhe duke shtyre pleq të moshave të mëdha, që kishin dalë në këtë protestë paqesore dhe kishin bërë me dhjetëra vite burg politik.

Në media ndoqëm një protestuese të prononcohej kundër protestës sonë paqësore, duke e quajtur atë si anti- protestë të këtij grupimi. Ajo u shpreh se ‘më kanë kërcënuar deri me jetë’. Shprehim habinë për këtë prononcim, i cili, duke pasur parasysh se vjen nga militantët salistë, justifikon arrogancën dhe brutalitetin e e këtyre protestusve ushtarë.

Duam të theksojmë se këta përsona, të cilët ankoheshin se ishin larguar nga vendet e punes, kur ne protestonim, digjeshim, burgoseshim e terrorizoheshim nga qeveria, e cila kishte ardhur në pushtet duke përdorur dhe vuajtjet tona si karburant politik, njëkohesisht këta individë, që me paturpësi fyenin dhe shtynin pleq të moshuar, ndoshta nuk e mernin parasysh se kishin ndenjur në zyrat shtetërore duke u mbështetur dhe nga vuajtjet e këtyre martirëve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së ish- të Burgosurve Politikë.

11 komente në “Ish- të burgosurit politikë: Kur ne digjeshim në flakë, rrugeçërit e Berishës qeshnin”

  1. Pilo Lala says:

    Ju sygjeroj te Perndjekurve pol;itke te punesojne femijet, sepse kane 24 vjet qe nuk punojne, duan vetem para nga shteti.

    1. SALIC BERISHEVIC says:

      SALI RAM BERISHA ESHTE SERB, AI ESHTE ANTI SHQIPTAR!

      1. Erald says:

        Me thene te drejten kur nuk ja vute flaken vetes atehere kur ju burgosen sot nuk meritoni as mbeshtetje as respekt per xheste te tilla

    2. RIP LIRAK BEJKO says:

      VERINI FLAKEN SALI BERISHES DHE KELYSHAVE TE TIJ!
      RIP LIRAK BEJKO!!!
      http://goo.gl/oLqmCK

    3. Sherif says:

      I nderuar, parate qe kerkojne ish te perndjekurit, jane mijra vagona me baker e pirit te mbushura ne galerite e Spacit, Qafes se Barit etj, Ju qe nuk Breslin ju uroj vetem nje jave burg ne Burrell, atehere do te me kuptoni. Nga Sherif Merdani

    4. skenderbeu says:

      Sygjerimi youaj eshte shume i sakte kemi 24 vjet qe po i degjojme dhe nuk e dime se kur do te mbarojne keta te komunizmit se pastj do ta kene radhen ata qe jane pesekutar nga demokracia!!!!!!!!

  2. Anila says:

    Ata qe qeshnin vodhen e sot jetojne parajsen. Ku eshte drejtesia?

  3. Ueda says:

    E VERTETE !! .. nuk eshte Berisha personi i duhur per te perfaqesuar DEMOKRACINE . Vetem ai JO . Ai kerkon ta perdore kete gje, per te qene gjoja “mbeshtetje” per ish te burgosurit politike , por ne te vertete eshte perseri nje figure e ndyre qe vazhdon shkaterron , vazhdon dhe kerkon te jete ai qendra e vemendjes, idhulli i popullit, edhe me dhune, edhe me cdo lloj forme imponon ta mbeshtesin ! Nje figure mizerje e shoqerise Shqipetare , nje njeri i urryeshem -_-

  4. BEN says:

    sali bersha eshte njeriu maj posher I 23 vite demokracis se shqiperis…

  5. aus München says:

    per Pilon……. per ca parash te shtetit e ke fjalen ti, per ato te Saliut, Argites,, Zenit dhe Lulit, shpresojme qe drejtesia te fuse ne burg keta hajdutet dhe te mos ti leje te gezojne milionat qe i kan vjedhur ketij populli… nuk do e gjente gje shtetin nese do ti demshperblente edhe ish te denuarit politik, vetem nje grimce e vogel e atyre qe kan vjedhur keta, do te ishte..

  6. A says:

    Te burgosurve politik, te persekutuarve politik i takon demshperblimi per punet e kryera neper galerite e minierave, ne bujqesi dhe ne ndertim. Kjo me se e drejte. Gjithashtu edhe pronareve ligjitim dhe te vertete i takom kethimi dhe kompensimi i prones.
    Pra nder 23 vjet “demokraci”, Partia Private “Demokratike” e SALI RAM SHEQERE BERISHES per 13 vjet ka qene ne pushtet. Kjo parti ka pretenduar se perfaqesoj interesat e kesaj shtrese dhe i kerkonte votat. Por vetem se ka genjyer, mashtruar, neperkembur dhe vetem ka bere demagoxhi gjithe kohen. Kjo ndodhi sepse ne rradhet e te perndjekurve pati tradhetar me damke ndaj kesaj shtrese si per shembull “e persekutuara politike”, “ish pronarja”, agjentja dhe bashkepunetorja e sigurimit te shtetit me pseudonimin “desinjatorja” JOZEFINA TOPALLI (COBA). Nje tjeter tradhetar eshte edhe nje fare SIMON MIRAKA, ish drejtor i Institutit te te Perndjekurve Politik qe me grupin e tij si RESHAT KRIPA, AMIK KOSORUHU i tradhetuan ne te gjitha drejtimet e mundeshme bashkevujtesit e vet, duke u sjellur si servila, ushtar te bindur dhe si skllever te peshtire ndaj nje komunisti ekstremist si SALI BERISHA. Keto se paten per gje qe te tradhetonin greven e urise qe kerkonte jo thjeshte per veten e vet demshperblimet dhe integrim me dinjitoz ne shoqerine shqiptare.
    Djegeja e disa te persekutuarve politik dhe vdekja e njerit prej tyre tregoj ftyren e mjafte prej tyre qe kishin qene neper burgje deri spiun birucash, burgjesh dhe kampesh internimi. Gjesti i LIRAK BEJKOS eshte se ka akoma burra Shqiperia dhe eshte Hero dhe Pishtar i Demokracise shqiptare. Kurse grupimi tjeter nuk eshte as me pak dhe as me shume disa lepura te rrahur, qe edhe kur trimerohen maksimumi i tyre eshte “lepur trim”.
    Sa per punen se kane hequr militante, simpatizane dhe anetare te Partise Private Perverse Demokratike te SALI BERISHES prej punesh, mos e vini ujin ne zjarr, sepse ne te njejtat forma kane perdorur sa here qe kane qene ne pushtet. Bile kaq mashtruesa jane sa kur ndokush kerkonte pune, te thonin se pune ka sa te duash, vetem kush nuk kerkon te punoje nuk gjen sepse fundi i fundit mund te dalish ne rruge te thonin dhe shet banane.
    KURSE TANI PER VETEN E TYRE, NUK PASKA PUNE, NUK SHESIN DOT BANANE NE RRUGE. Pra, ish te punesuarit e Partise Private Perverse Demokratike te SALI BERISHES qenkan me dy standarde. Kur jam une ne pune ka pune sa te duash, kur s’jam une ne pune nuk ka pune sa te duash. Ptu fare e keqe legenash, ate qo do te mbjellesh, ate do te korresh. Sepse NUK KA MERITOKRACI, por ka SHKERDHATOKRACI. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje