Krimi i mjedisit/ Qeveria paralajmëron ashpërsimin e dënimeve për abuzuesit

18 Mars 2014, 12:13Kronika TEMA

Qeveria paralajmëron një ashpërsim të dënimeve për të gjithë ata persona që dëmtojnë mjedisin. Deklarata u bë nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë konferencës Ndërkombëtare për parandalimin e Krimit Mjedisor të zhvilluar në Tiranë, ku merrte pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

“Të gjithë ata persona fizikë e juridikë që dëmtojnë mjedisin do të përballen me penalitete”, tha ministri i Drejtësisë, duke shtuar se “dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye shtrohet nevoja e zbatimit të ligjit për mjedisit”

“Në mjedis ka dëme te konsiderueshme, ndaj ligji për mjedisin duhet të vihet në zbatim. Për mjedisin kemi legjislacion të konsoliduar, por duhet të ashpërsohen masat penale për abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme janë të pamjaftueshme”, theksoi ai.

Sipas Naços, krimi mjedisor në disa raste i kalon kufijtë.

“Krimi mjedisor është i lidhur me krime të tjera. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë luftën ndaj këtij krimi me ashpërsimin e masave penale. Duhet bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin ndaj mjedisit”, tha ministri Naço.

Parandalimi i Krimit Mjedisor,  ishte kryefjala e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë. Kjo konferencë vjen në kuadër të projekteve për Asistencën Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin dhe Zbatimin e Legjislacionit Kombëtar Mjedisor (SELEA) dhe Konsolidimi i Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri (PAMECA IV). Në këtë konferencë  të pranishëm ishin dhe Kreu i Projektit PAMECA IV, Giorgio Butini, si dhe Kreu i Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Gjatë konferencës  merrnin pjesë dhe shumë aktor të të tjerë të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, si përfaqësues nga Interpoli apo Prokuroria Italiane.

9 komente në “Krimi i mjedisit/ Qeveria paralajmëron ashpërsimin e dënimeve për abuzuesit”

  1. Neorealizmi says:

    Vendosni ligje te renda te pershkallezuara sipas demit duke filluar nga gjobat monetare te renda deri ne burg kur demtimi i ambjentit demton shendetin e popullsise.

    1. salah says:

      Për 20 vjet, ligjet e ndërtimit nuk zbatohen! Një akt komedi, ligjet e ashpra të reja mjedisore

  2. interpoli says:

    Interesant vetem parulla demagogjike “strategjike” ..pse sthone kush pret nje rrenje ulliri 5 vjet burg…keta bejne konferenca te shoqeruara me “light coctails” nderkohe “kreshnikit” e Sales sopatojne ullinjte te kultivuar me aq mund per vite te tera …per dru zjarri !? dhe per te hapur vend per parkim gjate veres!? Dreamades, Qeparo, Borsh, Lukove e kudo. Nderkohe qe komshinjte tane ullirin e kane shpallur pasuri (trashegimi) kombetare, Naco belbezon batuta politike (qe si shkruan as vete – ja shkruajne dashnoret)…… ne vend qe te ti shkoje ne hell “ata qe shkaktojne deme mjedisore” ..sharlatan

    1. Metri says:

      Sepse me vari trapin se keta nuk ka.
      Po te kishin per ta bere e benin dhe nuk kane pse e permendin gjithmone qe do te veme ligjin.
      BEJENI PRA NE DOREN TUAJ ESHTE NUK JU PENGON NJERI…. LEGENA

    2. Red says:

      Jam shume dakort me ty. Por mendoj qe pa u nderruar ato plehra te korruptuar te gjykates cdo lloj nisme do jete e kote. Njerezit duhet te frenohen te bejne deme me ane te gjobave te majme. Burgu esht jo efektiv. Ne burgje ato do jetojne me parate e taksapaguesve. Kurse me ane te gjobave do kuptojne qe nuk ja vlen te shkaterrojne sepse eshte shtrenjte.

  3. *1*** says:

    akoma vazhdojne paralajmerimet …

    1. Lillo says:

      Si gjithmone vetem DO TE……..BEJMEE e BLA BLA.
      Patriotismi shqiptar ka marre fund.Jemi bere fundrine e botes

  4. BENI LIGJE PER TE RREGULLUAR MEJDISIN ! PER TE DENUAR ATA QE SHKATERROJNE MEJDISIN NUK KINI PER T’I DENUAR SE NUK DO TE KET DEMTUES ,PASI NUK KANE SE C’TE DEMTOJNE ME. Pyjet u shkaterruan,gomat e makinave u dogjen sa dhe vet ish -ministri Fatmir Mediu,pasi dogji njeres e shkaterroi fshatra si minister mbrojtje,nuk la pa djegur pyje e goma makinash,sa nuk po gjen nje gome per m akinen e tij .Po megjithe ate mire beni!

  5. salah says:

    Nasic Naco, i takon Mafia: ai i ka dhënë më shumë se 200 mafia e paligjshëm toke prej shqiptarëve në Durrës në plazhet dhe ka bërë asnjë akuzë e ndërtimeve pa leje në Durrës, ose për shkak të shkatërrimit të mjedisit. Lefter Koka, është shkatërruesi më i madh i mjedisit në Durrës, Vangjush Dako si, apo Miri Hoti (Ilir Meta). Milion ton pluhur në det, peshkimit dhe turizmit zestört, Currilla shkatërruar, mafia e tokës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje