Te drejtat e te dënuarve dhe paraburgosurve, Ligjet miratojnë ndryshimet në ligj

17 Mars 2014, 12:46Kronika TEMA

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton në parim p/ligjin për  “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të parabugosurve”.
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve Artur Zoto dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi. Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi relatore e çështjes, në diskutimet nen për nen parashtroi disa nga problematikat që sipas saj mbart p/ligji i paraqitur nga Qeveria për shqyrtim në Kuvend.

“Termi “i paraburgosur” meriton shqyrtim dhe riformulim të kuptimit të tij. Po ashtu, shqyrtim duhet te kete edhe çështja për dënimin e të huajve, pasi vendi ynë ka një legjislacion të përafërt me atë të Bashkimit Europian dhe përfshirja e termit të huaj ka nevoje për akte nënligjore të cilat duhet ta përkufizojnë atë”,  tha Hysi, e cila gjeti mbështetjen e anëtarëve të tjerë të komisionit si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë.

Në shqyrtimin  nen për nen, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa ngriti shqetësimin mbi nenin ku përcaktohet hetimi në burgje.  Sipas tij, “ky nen nuk është i plotë pasi përdorimi i termit “i pavarur” pas fjalës hetime bie ndesh me Kushtetutën, që mbron me fanatizëm pavarësinë e hetimeve dhe nuk është e nevojshme ta themi, pasi duket sikur ka hetime edhe të varura.”

Në përfundim të shqyrtimit të draftit dhe duke u dakortësuar për ndryshimet e caktuara, anëtarët e komisionit të ligjeve miratuan në parim draftin, i cili pritet t’i kalojë seancës javën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje