Një tjetër shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në një apartament pranë Fakultetit Juridik në Tiranë.
Një bombë artizanale është vendosur në banesën e shtetasit Ilir Dako në rrugën “Ymer Kurti”, por ende nuk dihen motivet.
Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur motra e Dakos, Vasilika, 60 vjeç.
Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.
“Më datë 10 mars 2014, ora 02:40 në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë, në katin e 3-të të një pallat të ri në pronësi të shtetasit Ilir Dako, ka ndodhur një shpërthim, ku është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja me inicialet V. D., 60 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin Ushtarak jashtë rreziku për jetën.
Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Policia e Tiranës.
Ora News raporton se Ilir Dako njihej si biznesmen ndërtimi.
Mësohet se Ilir Dako më herët ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe në Ministrinë e Brendshme.
Pune korakesh
Ndërmarje ndërtimesh, në ShISh, në Ekszekutiv…! Bën muuuuuuu që ndërmarja e tij pastron paratë e vjedhura të Popullit…!
Llalla ç’bën……!?
O turkofagos, po boll or burr se dukesh sikur ke qene e fejuara e ndonje koraku ne burg qe i ke mar kaq inat… apo ke patur shume prandaj i urren te gjithe… s’ta imagjinoj dot dhimbjen…shyqyr!
o turkofil, tani fjala quhet korak apo korrak, shumesi eshte korake apo koreker? respektoje gramatiken pasi ne fund te fundit patriotet e tu nga eladha e kane shpikur si shkence.
ore tourkofagos ke ndjenje apo nuk ke,te duket normale me fatkeqsin e tjetrit,po qe se nuk ke njenja mos shkruaj te pakten.Ndjej nje keqardhje per te gjitha kto qe ndodhin ne shqiperi.
emigranti ,,,po je vertete ne emigracion ……mos u kthe kurr me … vetem ne shqiperi nuk ka me vend per ndjenja …….ka mbaruar cdo gje qe lidhet me fjalen njeri …..motua evetme eshte “vdekja ,jote ,jeta ime ‘
u nonon makariosi,janatullosi e binladeni se bashku me stalinin e enverin ja u shkofte.po poull kokepalare komuniste te flliqur qenkenit.5 rilindje e bete si avganistane e siri.droge droge droge.u futuni edhe ni here te barku i negjmijes e ishalla nuk pjelle per ta bere rilindjen si kjo e ramo shizofrenit dhe hajnit meta.
Po qe per kohen qe ka sherbyer ne sherbimin infoemativ te ushtrise e njohe une shume mire, po keshtu e njohin dhe gjithe punonjesit e industrise ushtarake te Tiranes .Djal me te mire nuk bene nena.Cuditem si i ka ndodhur kjo Ilirit. Per ate periudhe nuk ka patur asnje konflikt.
Nuk ka qene ekstremist.
Ah sali cna bere… “ti e ke fajin”. Vec RIPJELLJA te na rroje pa edhe tritol do hame.