Një punonjës policie dhe një punonjëse poste u arrestuan nga policia, pasi akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Tiranë bëri të mundur ndalimin e 27-vjeçarit Ariel Rama, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Ndalimi i tij, u bë në kuadër të provedimit penal nr.1729, viti 2014, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku për të cilin dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Kristela Rama, 32 vjeç, kanë marrë një shumë rreth 2000 euro, me synim ndikimin për ushtrim të paligjshëm ndaj subjektit të zyrës përmbarimore “TDR” Group.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1500 euro, për të cilat dyshohet se janë në formë shpërblimi për këto veprime. Ndërkohë që në Bulevardin “Zhan D’ark”, u bë e mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetases Kristela Aristidh Rama, 32 vjeç, punonjëse e Postës Shqiptare. Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase është prezantuar si avokate dhe shtetasi Ariel Rama me detyrë punonjës policie, kanë bashkëpunuar me njëri – tjetrin, duke i marrë shtetases me iniciale E.H shumën prej 2000 euro, me qëllim që të ushtronin ndikim të paligjshëm pranë një funksionari të lartë të policisë në Komisariatit e Policisë nr. 2 Tiranë, për të mos mbështetur zyrën përmbarimore “TDR” Group, në ekzekutimin e një vendimi Gjykate.
Materialet në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po arrestohen cironkat…
Ja punonjesit e saliut qe po arrestohen avash avash me gjith kto qe kane bere.
hapu dhe ,hapu dhe ..po ne duhet te shfarosemi nga rrenja ..popull i keq ….keta llooj njerzish ..qe han djersen e tjetrit ..per mua jane te persispozuar te bejne dhe krime me te renda …prandaj ti mari prekuroria ekrimev ete renda …dhe mos ti nxhjer me nga burgu …te miren ete bukuren te gjithe e duam ..po jo n ekuriz te tjetrit …u shofshi fare e keqe
Te dy me mbiemer RAMA-polici dhe postierja-ka filluar ti bej edhe kusherinjet,hajna si vet.ja qe kane mbeture disa Police te mire .por mjer ata tash kokepalari do ti shkarkoi.e pate me droge u zu para nje dite nje ruqi i llojit te vjeter i negjmijes.
o ARI-K…mesoni ore shqip se na e shpifet dhe neper zyra akoma si puna jote flasin.
TE DY JANE KUSHURINJ TE PARE TE EDI RAMES ! GRUAJA KA MIEMER “BATHORRE”.po mban mbiemrin Rama per perfitemet nga 20 % qe merr Edvin Kristaq Rama . Keto.po,po, u them une /psi m’i kane derguar nje informator me SMS.
Te tere ja keni fut kot. Ska lidhje as me Ed Ramen as me bathore e as me Saline. Ishte thjesht kurth I ngritur nga dikush.njerez qe flisni pa lidhje.
shifni punet tuaja se shpejt do jua lexojme emrat dhe juve ketej nga gazeta.
Un è njoh policin dhe as kusherire nuk e Ka ate vajze eshte rastesi mbiemri.