Drejtuesit e transportit urban ndërqytetës protestuan me qëllim luftën ndaj informalitetit dhe korrupsionit.
Ata janë mbledhur pranë zonës së Laprakës, për të kërkuar vendosjen e një konkurrence të ndershme në sektorin e transportit.
Kryetari i shoqatës së transportit ndërqytetës, Kujtim Mema, theksoi se transporti ndërqytetës kërkon të ketë stacione dhe terminale të përcaktuara, të kontrollohen mjetet që nuk kanë dokumentacionin përkatës, pra të luftohet konkurrenca dhe informaliteti si edhe të zbatohet ligji.
“Nuk kemi punë me furgonat. Ne e mbështesim qeverinë, kemi bërë greva e protesta që të zbatohet ligji, vetë i kanë bërë dhe vetë nuk i zbatojmë. Në këto momente secili punon për familjen e tyre. Të bëjnë terminale, të bëjnë stacione. Të bëjë kontrolle policia bashkiake kush është i rregullt e kush jo”, tha Mema.
Sipas tij, tjetër problem është edhe konkurrenca që iu bëhet nga transporti i komunave.
“Autobusët interurbanë konkurrohen nga transporti i komunave. I themi ndal informalitetit dhe korrupsionit”, tha ai.
he se dhe ju do u skarrcoje pas fugoneve. do u thote e autobuset tuaj nuk permbushin kushtet teknine se do hyme ne europe dhe ku hyhet ne europe me autobuse te vjeter. duhen te fundit. dhe delet do e miratojne kete. pastaj hyn nje person i vetem dhe i blen te gjithe autobuset. monopol.
Transporti Urban – transport brenda qytetit.
Transporti Nderurban – Transporti mes qyteteve te ndryshme.
Edhe pse jam ithtar i shqiperimeve termi “nderqytetas” duket si nje teprim ne kete aspekt.
Shume e drejte kjo, eshte nje protesteqe i con nje sinjal shume te forte kryebashkiakut Basha, (qe mos qofte) . Nuk munde te krijosh kaos ne gjithe Tiranen ,apo edhe ne qytetet tjera ku autobusat,dhe lere me furgonat te hallakaten ne gjithe qytetin. Kjo eshte nje kerkese me vend e shoqates se transportit, duhet , vend i caktuar me agjensi per biletat. Tirana si qytet me i madh te kete dy, kurse qytetet tjera nga nje.Gjithashtu te mos jene ne skaj te qyteteve se nuk i sherbejne qytetareve.Vetem taxsite kane te drejte te levizin brenda per brenda.por Basha nuk e ka mendjen tek problemet qe shqetesoje, si njerzit ashtu edhe ato te transportit.Kete mund ta kerkojne shoqerite e autobusave te linjave nderkombetare qe i shohin cdo dite neper europe.
Protesta eshte me se e drejte ,te luftohet informaliteti,por jo konkurenca,kur kjo eshte e ndershme. Pa konkurence nuk ka zhvillim,por sigurisht qe duhet te jete e ndershme dhe ne zbatim te rregullave dhe ligjeve perkatese per transportin. Eshte dhe momenti qe Sindikatat te bejne zgjedhje te reja,nuk mundet te rrije Kryetari i Sindikatave me mandat te perjetshem si puna e ketij pleres,Kalaja.