Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër. Bëhet fjalë për bllokimin e 450 kilogramë hashash prodhuar në Lazarat, ndërsa janë arrestuar 2 të rinj nga Vlora.
Mirjan Muhametaj dhe shtetasja G. Fejzaj janë ndaluar pas një ndjekje të gjatë të policisë.
Në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë, L.T dhe O.D, si bashkëpunëtorë në trafik.
Operacioni nisi në mesnatë në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë. Droga transportohej nga Muhametaj me një mjet tip Range Rover, ndërsa një mjet tjetër e shoqëronte.
Gjatë ndjekjes nga policia, 2 automjetet kanë devijuar rrugën duke u munduar të fshihen në një aks dytësor pranë fshatit Andon Poçi.
Por dy trasportuesit e lëndës narkotike, që kishte destinacion Italinë janë vënë në pranga nga agjentët e anti-drogës.
Turp te kete pooicia qe po na arreston te gjithe “çunat” qe punojne “per buken e gojes.
Te ngrihemi te gjithe ne mbeshtetje te krimit dhe te krimineleve me në krye burrat e vertete te kombit e te demokracise Berishen, Bashen, Halimin, Noken, Bumcin, Strazimirin, Boden,Xhozin, Bregun e company.