Vrasja e Xhabaftit/ Dëshmitarja: Vdiq në vend. Kur erdhi zjarrfikësja, s’kishte flakë

28 Shkurt 2014, 09:38Kronika TEMA

Një nga dëshmitaret që ka parë skenën e tmerrit, ku mbeti i vdekur Baki Xhabafti, makina e të cilit u hodh në erë përpara Bashkisë së Vorës, thotë se me shumë gjasë ai ka vdekur në vend.

“Dolën të gjithë në rrugë dhe kush e kush të nxitonte i pari që të lajmëronte ambulancën e policinë. Makina ishte përfshirë nga flakët dhe nuk mund t’i afrohej askush nga ne shumë afër, për shkak se ajo shpërthente herë pas here. Disa banorë këtu pranë nxituan të merrnin kova me ujë dhe zorra që të shuanin zjarrin.

Kur ka ardhur zjarrfikësja këtu, nuk ka pasur më flakë se e shuan banorët me mjetet e tyre.

Ai me shumë mundësi ka vdekur në vend nga gjithë ai shpërthim dhe më pas është djegur. Kur e nxorën nga makina nuk dukej se çfarë ishte, njeri apo çfarë. Nuk kishte ngelur asgjë për t’u parë nga trupi i tij. Fillimisht mendova mos ishte ndonjë banor i zonës, por pasi mësova emrin e viktimës, nuk e njoha,” tregon ajo.

8 komente në “Vrasja e Xhabaftit/ Dëshmitarja: Vdiq në vend. Kur erdhi zjarrfikësja, s’kishte flakë”

  1. berxulli says:

    He…larje hesapesh.Kujdes me tritolin
    jo aq shume,vetem per viktimen, jo te pafajshmit, vetem sojen tuaj ashtu te keqen vellai me radhe, nje here njeri pastaj tjetri cdo dite nje nga nje,hake pa marre e gjak pa lare mos lini,po s’ngacmuat popullin ne respektojme vete gjykimin tuaj deri te I fundit,pse jo? deri sa s’ka shtet, merruni vete me ligjin deri sa ta zhdukeni gjithe boten tuaj kriminale

  2. TASO says:

    Me vjen keqe ,por keshtu do ndodhe dhe pas 8 vjete qeverisje te se majtes,do fillojne renvanshin njerzit e viktimave te ketyre diteve,eshte shume veshtire te shkeputet zinxhiri i hakmarjes,dhe viktimat jane te kushtezuar nga rotacjoni partiak,dhurate e bere nga RAMIS ALIJA.

  3. tabako says:

    Revanshin e hakmarrjes e ndalon vetem shteti, por jo shteti si ky qe kemi patur kto njizet vjet, per te vjedhur dhe per tu pasuruar horrat me leket e qorrave, por si ai shteti qe kishim dikur, tamam shtet, ne kohen e monizmit jo per bindje politike por per rregull dhe disiplin.ai sistem ka qen i vetmi qe beri shtet ne kte tok qe nga koha SKENDERBEUT.

  4. Shqiptar says:

    Do ishte mire te rivendosej denimi me vdekje, te pakten per disa vjet.

  5. po na maro populli mer jahu ,apo nji bie mijra ngrihen ,ishallah eshte kjo e fundit ???,se do na met qeverria pa popull,Nga te gjithe ilir meten e kam pike te dobet

  6. dajti says:

    kushedi ke ka shkel ne kallo …..prandaj ,po te shohi cdo njeri punen etij ,po te mos i futet tjetrit ne pjese ….po te roj me djerse ….asnjeri nuk e i bie ne qafe ……dhe kjo eshte pune e famiiljes ne rradhe te pare ……cdo familje qe ka pranuar pasurite e djemve ,,,,pa i meritur eshte veshur me te zeza ….cfare mbjell ,korr gjithsejcili .

  7. sh-p says:

    Pse denimi me vdekje a thu ja pret rrugen ati qe don me vra dikend ne Shqipni.A ka denim ma te fort se po vrave do te vritesh dhe do te ngujohesh deri ne brez te shtate me te njejtin mbiemer.

  8. xxx says:

    ej tema beni pak investigim se kjo qe keni shkruar eshte trillim nga zyra dhe jo raportim nga terreni….
    viktima nga shperthimi ishte ndare ne dysh dhe shperthimi i kishte nxjerre trupin, copat, jashte makines. dmth nuk u dogj me makinen. ishte tmerr sepse vendi deri ne 10 -15 metra ishte mbshur me copa mishi nga trupi i viktimes. kjo eshte e verteta …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje