Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla evidenton si problematikë në funksionimin e organit të akuzës dhe që ka nevojë për përmirësim të ndjeshëm rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së hetimit.
Kryeprokurori Llalla zhvilloi një takim me drejtorët dhe prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kërkoi forcimin e rolit kontrollues mbi strukturat e shkallës së parë dhe të Apelit.
Gjithashtu Llalla bëri të ditur edhe strukturën e re të organizimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ku si risi është krijimi i sektorit te krimeve kibernetike.
“Është rritur ndjeshëm roli kontrollues krahasuar me një vit më parë, por sërish duhet më shumë impenjim nga ana e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme për të evidentuar problematikat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të prokurorëve në nivelet më të ulëta”, tha Llalla.
Edhe ndryshimet strukturore në organin qendror të akuzës, Llalla i cilësoi si në kuadrin e rritjes së kontrollit.
“Duke e vlerësuar prioritare luftën kundër korrupsionit, Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ngrihet në nivel më të lartë, në Drejtori të Hetimit të Korrupsionit. Kjo strukturë, e cila do të drejtohet nga prokurori Altin Binaj, do të synojë të koordinojë veprimtarinë e Njësive Task-Force dhe do të rrisë rolin e tyre në luftën kundër korrupsionit”.
Duke folur për aktivitetin e këtyre njësive, Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se “është e nevojshme që të ketë ristrukturime në këto struktura për të rritur efiçencën dhe dinamikën e tyre. Këto ndryshime do të prekin, sidomos Njësitë Task-Force në qytetet kryesore, përfshirë edhe Tiranën”.
Po ashtu, me qëllim ndikimin mbi Gjykatën e Lartë për të marrë vendime unifikuese për çështje problematike që trajtohen në mënyra të ndryshme nga gjykata të ndryshme të Shqipërisë, Llalla do të drejtojë personalisht edhe Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Nga analizat vjetore është konstatuar se kërkohet një ndërhyrje e shpejtë dhe efikase për standardizimin e praktikave në sistemin gjyqësor, gjë e cila arrihet vetëm nëpërmjet ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë.
Për këtë arsye, Prokurori i Përgjithshëm do të investohet personalisht në këtë drejtim.
Në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve kompjuterike dhe bankare, Llalla njoftoi gjithashtu krijimin e Sektorit të Krimeve Kibernetike në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila do të drejtohet nga prokurori Arqile Koça.
“Krijimi i kësaj njësie, e cila mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ka ardhur si një nevojë për rritjen e efikasitetit të luftës kundër krimit bankar dhe kompjuterik në përgjithësi. Kjo strukturë do të kontrollojë aktivitetin e njësive të posaçme që po ngrihen në të gjithë prokuroritë e rretheve gjyqësore”, u shpreh Llalla.
Në mbledhjen e sotme u prezantua edhe riformatimi i Drejtorisë së Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila do të formalizohet brenda pak ditëve dhe do të drejtohet nga një prokuror.
“Organi i prokurorisë është pjesë e rëndësishme e reformave ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë arsye, u vlerësua e arsyeshme që të ngrihet një drejtori e veçantë për studimin e platformave në këtë drejtim, si edhe për të ingranuar të dhënat e prokurorisë në sistemin kombëtar të të dhënave statistikore (track records), si një përmbushje e prioritetit të rekomanduar në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë”, tha ai.
Duke u nisur nga nevoja për plotësimin e disa vendeve vakante të krijuara në prokuroritë e Apelit dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si edhe duke vlerësuar se në këto pozicione kërkohen prokurorë me eksperiencë në hetim , Llalla kërkoi nga ana e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme që, nëse e vlerësojnë, të paraqesin kërkesat e tyre për plotësimin e këtyre vendeve.
“Sipas ligjit, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme vijojnë të kenë të njëjtin status, pavarësisht faktit se ku ushtrojnë funksionet e tyre. Duke u nisur nga nevoja për plotësimin e këtyre vendeve, si edhe nga pamundësia aktuale për të shtuar numrin e prokurorëve, kërkohet nga ana juaj që të shprehni vullnetin për të plotësuar këto vende vakante. Nëse nuk do të ketë vullnet të shprehur, atëherë Prokurori i Përgjithshëm do të vlerësojë se cilët prej prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme do të angazhohen në strukturat e tjera që duhen plotësuar”, u shpreh kryeprokurori.
Ky “Dhalla”, pse më duket si Sekretari i Parë i K.P. së Rrethit, që jep direktiva për punën në kooperativë…???.
Mire o Llalla nuk po te gjykojme per te korruptuar, po a ke ndermend te fillosh hetimet nga Sali Berisha e femijet e tij, apo as mish as peshk edhe ne vazhdim.
Kos me uje ,nuk je gje tjeter .po qfar ndryshimi do besh ti .ke ke denuar deri me sot.je shqetesuar per kontratat e shtepive.po per vrasjet mafioze ,21 janarin, gerdecin a ke per te thene ndonje fjalee?
Llalla duhet te ike sa me pare, kjo gje duhet te jete prioritet i qeverise, se bashku me Nishanin dhe Vishen.
Ky eshte per prokuror stani ,jo shteti, apo nji shoqerie .
I vetmi ndryshim qe do sillte nji ndryshim ne Porkurorine e Pergjitheshme
eshte te ndryshoj Prokurori Pergjithshem . Nga ky lopocari qe prodhon Llale, te vendoset nji qytetare me vizion e kulutre qytetari mbi Drejtesine.
Ky eshte nji kukull prej lecke ,mbushur brneda me leshin mbas qethjes se arvizut ,qe ben vetem per qar e qeshur njikohesisht .Koha e stallierve
ne krye te Institucioneve duhet ti jepet fund . Nqs Llalla do ishte i interesuar per vendosjen e Drejtesise ne Shqiperin e mbytyr nga dosjet kriminale te poltikaneve mafioze ,do bente menjiher doreheqje .
O Llalle ;Po nuk eben dot ti kete pune mor jo,jo.
Se ti akoma mer urdhra nga kapter sakati dhe S.By….
PRANDAJ ME mire lere kete pune.
Nuk besoj te premtimet, pasi ka 23 vjet qe i degjojme. A ka veprime konkrete, atehere them se nisi te flase ligji! Asnje besim nuk kam, qofsha i gabuar!
Po i ngushtohet lakthi prandaj ben kto mbledhjet. Jo jo e dim qe s’ben asgje, flet kot sa per te kaluar rallen.
O Llallo ore ti mavri me boj nuk je as mish as peshk. Ti me duket se ke parimin “mbaje bute muhabetin ” dhe tiganin plote . Po nuk shtyhet puna keshtu o Llallo duke bere shurren.
Ka ardhur koha qe kush ka bere zollume te jap llogari o Llallo. A te ngrenca misht une ty o Llallo kur me dukesh si Uan Kakami i Fierit.
Po beu o merhum i gjalle se me shume do te respektojne e do te duan. Ti e do buken psheshur me dhalle me duket.
Ik o mavri me boj ruaj dhite te pakten se per gje tjeter nuk je.
C’eshte ky krahasim mo , muzeqari !
Mesa kam degjuar un mbi Uan Kakamin , (sepse vet se kam arritur por nga bisedat e prinderve dhe lagjes) Uani ne Fier pervec se ka qen nji qytetar i klasit te pare , ishte nji orator i fjales , batutat e te cilit i perdornin gjithe qytetaret ,aq te forta ishin .
Ky llala jot ,nuk krahasohet as me pordhet e Uam Kakamit ,qe i kishte batutat thote te nji niveli nderkombetar ,sidomos ato mbi femrat ,qe i kishte aq shume merak hahahahaaaaa .
Lavdi Uan Kakamit ,qytetarit te shquar Fierak.
Leri llafet, duhet bere kjo apo ajo. C’fare do besh konkretisht? Do ti aktivizosh akt-akuzen per kriminelet e Gerdecit, 21 Janarit, dhe megakorrupsionin e Rruge se Kombit?
Ende keta vazhdojne si ne kohen e formave te edukimit te Partise. Konkretish more zoteri c’fare do beje Prokuroria?
Reformat behet vetevetiu nese ti zoteri aktivizon akt-akuzat qe mban neper sirtare. Nuk te ka penguar askush, nuk ke nevoje per Task forca e blla blla blla blla blla… mother fucker.
Na jepni me qera Prokurorine e Pergjitheshme per 6 muaj. Qeraja baras me nga 6 rroge mujore. Fitim Hoxhati dhe Arben Rakipi
Ps. Kusht thelbesor zhdukja nga skena pergjegjes sektori e lart .
Ky Dhalla po tharton edhe ate pjese te prokurorise qe ka bere detyren sipas ligjit, mbasi pothuajse prokuroria eshte inaktive, ben vetem ankesa ndaj policise gjyqesore.
Me qendrimet qe po mban duke mos gjykauar asgje dhe askend Dhalla po ja shperblen Berishes postin qe i fali.Nje dore lan tjetren te dyja lajne trupin.Berisha dhe Dhalla kete e dijne mire.