Vrau dhe dogji për pazare droge dy shokët e tij, Verbofshi: Më dënoni!

25 Shkurt 2014, 09:56Kronika TEMA

Pasi vrau e dogji dy shokët e tij për 120 euro, Odise Verbofshi kërkon falje në Gjykatë.

“Atë që kisha për të thënë, ia kam shpjeguar prokurorit. Kërkoj falje për krimin. Jam i vetëdijshëm dhe ajo që ligji ka në dorë, le të bëhet dhe le të dënohem. Kërkoj falje për vrasjet që kam kryer”.

Këto kanë qenë fjalët e vetme që Odise Verbofshi ka thënë para togave të zeza.

Gjatë seancës së djeshme, ku u vlerësua masa e sigurisë “arrest me burg”, prokurori Drini Pali ka shpjeguar edhe dinamikën e ngjarjes.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimave për prishjen e pazarit të drogës.

Pasi ka konstatuar se viktimat nuk kishin para për të paguar hashashin për pazarin që u ka kërkuar, Verbofshi ka ekzekutuar me plumb në kokë Albert Kasallën dhe Shaban Babasin.

Më pas ka lëvizur me makinën e viktimave për të siguruar karburant për djegien e tyre.

Në sallën e gjyqit nuk ndodhej asnjë prej të afërmve të Odise Verbofshit dhe as të afërm të viktimave.

4 komente në “Vrau dhe dogji për pazare droge dy shokët e tij, Verbofshi: Më dënoni!”

  1. loni says:

    me mire,ca problematike me pak,sikur ata qe u vrane ishin engjuj,kriminela dhe trafikant droke ishin,me arme ishin edhe ata si malok te pabese qe jane mund te vrisnin kete legenin tjeter,por ky u tregua me i shkathet i vrau i pari,cfar te bejne familjaret e te dy kraheve per te thene qe djemte tane ishin engjuj,te denuar ishin te tre per trafik droke,nuk ka asgje per te ardhur keq nga asnje pale,te tre ishin kriminele qe tregtojne droge ne gjakun e femive tane per te ushqyer keta bastarde dembela dhe kriminela,moren ate qe vet kerkuan me njeri tjwetrin askush nuk i hyri ne hak,vet hengren koken me njeri tjetrin.

  2. njoni says:

    pse nuk bejme nje pedicion per te sjellur denimin me vdekje po bejme pedicione per kosoven apo per armet kimike. ah ne jemi popull k..

  3. elinor says:

    Une them ta falim dhe ta punesojme tek njesia e antidroges. ?

  4. sh-p says:

    Ky djali mund te mos jet kriminel,ne shum vrasje qe behen mvaret nga rrethanat se si vjen ngatrresa ndoshta momentale dhe te vret ndoshta ai qe nuk ka ndermend te kryej nje veprim te tille,ndryshon nga vrasjet me paramendim.Gjyna edhe per ata dy djemt e vrare,por viktima mund te ishte edhe ky qe asht gjall por ne hall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje