Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se ka zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së me vlerë 3.2 milionë dollarë.
Pas zbulimit të kësaj skeme, është vënë në pranga Besim Hoxha, banues në Bathore të Tiranës, administrator i subjektit Eraldi-2010, me aktivitet kryesisht në fushën e ndërtimit.
“Ndalimi i tij u bë në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ishte vendosur ndaj këtij shtetasi masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Kjo masë sigurie erdhi pas një hetimi disamujor të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë, në bashkëpunim me Task-Forcën, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ku u dokumentua se administrator i këtij subjekti, shtetasi Besim Hoxha, në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë, emrat e të cilëve nuk jepen për arsye hetimi, kishin krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH-në, duke qarkulluar fiktivisht fatura tatimore me qëllim përfitimin e kreditimit të TVSH-së,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Bravo
Bravo tami niseni per atje ku e meriton.
Vetem burg per keta hajdut te tmerrshem
si ka mundesi qe ky individ ka rimbursuar TVSH-ne, shikoni kush eshte mbrapa more se ky ndonje sekser qe ka marre pjesen e tij do jete. E para sekuestroni cdo prone te ketij plehre qe te kuptohet se po vodhe edhe breket ti heq shteti dhe e dyta, po nuk pame peshqit e medhenj ne tave vetem tym po beni o qeveria e Rilindjes….
Po Dhori e Mit’hati kur do te gjykohen per ato qe akuzohen? Jo sot sepse besoj se si te besuar te Jozefines e Iglit do te jene ne proteste……