Zbulohet mesazhi i policëve për porositësit e vrasjeve: Kujdes!

19 Shkurt 2014, 10:29Kronika TEMA

Dy prej personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të vrasjeve me pagesë dhe atentateve me eksploziv, janë njoftuar nga punonjës të policisë për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tyre.

Marion Mitro, ish-inspektor i INUK në Bashkinë e Vlorës deri në shtor 2013, dyshohet se është njoftuar nga një efektiv i Policisë së Rinasit për urdhër-arrestin e nxjerrë ndaj tij.

Gjithashtu, Andon Mëhillaj është informuar nga një polic në Vlorë “që të bënte kujdes”.

Ministria e Brendshme ka dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet e grumbulluara deri më tani nga hetimet e SHKB-së lidhur me dekonspirimin e aksionit për kapjen e vrasësve me pagesë.

Marion Mitro u arrestua në Rinas më 29 janar 2014 teksa tentonte të largohej nga Shqipëria, ndërsa Andon Mëhillaj i shpëtoi arrestimit derisa u vetëdorëzua.

Më 29 janar 2014 drejtoria e Policisë Tiranë bëri publik rezultatet e aksionit kundër grupit kriminal të vrasjeve me pagesë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve Ndriçim Gjokona, Marion Mitro dhe Julian Sinanaj, ndërkohë që Genis dhe Andon Mëhillaj u shpallën në kërkim.

12 komente në “Zbulohet mesazhi i policëve për porositësit e vrasjeve: Kujdes!”

  1. moisiu says:

    Mos i bini ne qafe Andonit se eshte dhe i semure,ku i kupton mesazhet ai per tu larguar,nuk e lexoni cfare thote avokati i tij ?

    1. el says:

      te shikojme sa do i dhimbset CUNAVE TE NISHANIT QE ESHTE USHTARI I BERISHES…

  2. Gallata says:

    Ndërsa nesër, Berisha dhe klani i tij (me një fjalë kupola e Mafies), do të protestojnë që këta policë spiunë të kriminelëve, të mos pushohen nga puna…Të gjithë në rrugë!!! Përpara…!!!

  3. Dora says:

    Mire, pra! Meqe rregulluat SHGB-ne dhe fshite komentin tim! Shkruhet vrasjeve, jo varsjeve!!!

  4. rolandi says:

    marion mitro eshte krushk i bernard caushit drejtor policie ekstremistet e sali berishes.

  5. m.p.b. says:

    ua ua ua. po pse nuk dilni hapur e te thoni kush i lajmeroi? apo si gjithmone me iniciale a.s d.a r.f futja kote. po mitrua dihet ke kishte mike familjare ne polici nuk jane sekrete.

  6. Malo says:

    Mire eshte ta futni edhe avokatin ne burg bashke me Mehillin.

  7. bari says:

    Si ne te gjithe boten brenda organizates se policise ka elemente qe per arsyet e tyre kane lidhje me kriminele dhe krimin,por per nje ose dy ose me shume efektive policie qe tradhtojne policine duhet te gjinden dhe te nenshkohen sipas ligjit,dhe nuk duhet qe egjithe policia te perfolitet.

  8. camila anderson says:

    Policia e re e shtetit te ri duet te mari masa te repta per sigurin e popullit.ministri I brendeshem dhe policija jane te popullit ti harojne partit te punojn per popullin dhe vetem popullin persa I perket sekretit policing e pret burgu dhe avokatet qe bien komplis me kriminelet per detyre te pa ndershme te denohen me burg ky eshte ligji.po su be dije se jane te komplikuar qe nga shteti

  9. mashtruesi says:

    sala e di qe i erdhi fundi,do rremuje,anarshi!!!!!!!!

    1. ibrahim says:

      mashtrues -i vertet qenke o i droguar si rama.hape trute laji pake ate koke.police viqa negjmije jane .tahir hajni i vuri jo Berisha.ju kokepalarve ja u futi griselda me JASTEK e lere ndyresira rama.poku keni koke ore ju ka mbushe enveri me bagla.

  10. Genti says:

    Saimir Tahiri duhet te bej akoma reforme ne polici per shkarkime se ka akoma nga ta qe kane lidhje
    me kriminelat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje