Zbardhet krimi pas 15-vitesh/ 19-vjeçari u vra sepse refuzoi të... pinte

18 Shkurt 2014, 10:33Kronika TEMA

Pas më shumë se 15 vitesh, Prokuroria e Tiranës hedh dritë mbi vrasjen e një 19-vjeçari shqiptar në fshatin Sindos në Selanik të Greqisë.

R.K do të përgjigjet në bankën e të akuzuarve për vrasjen e Besim Tafhasit.

Sipas prokurorisë, nga hetimi është provuar se ndërmjet dy personave, emigrantë në atë kohë në Greqi, ka pasur një konflikt, i cili është pasuar më pas me goditjen vdekjeprurëse të Tafhasit.

“Në fshatin Sindos, në stallën e shtetasit grek I.Konstantinos, është gjetur i vrarë me thikë shtetasi shqiptar Besim Tafhasi. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, këqyrjes së vendngjarjes, akteve të ekspertimit teknik, mjekoligjor dhe toksikologjik, si dhe nga deklarimet e personave që tregojnë rrethana të hetimit, këto okulare, ka rezultuar e vërtetuar si më poshtë: Në banesën e shtetasit grek I. Kostantinos kanë qenë mbledhur disa shtetas shqiptarë, të cilët kanë saktësuar se një natë më parë, mes viktimës dhe të dyshuarit ka pasur një grindje, e cila në moment është shuar shpejt. Të nesërmen, po i njëjti grup, i mbledhur përsëri, kanë qenë dëshmitarë të faktit se R.K, ka ndjekur nga pas viktimën dhe pasi është përleshur me të, i ka marrë jetën me thikë, të cilën  e ka pasur me vete”, sqarojnë autoritetet greke.

Në kërkesën për gjykim të prokurorisë, sqarohen rrethanat e ngjarjes, ku Besimi së bashku me disa bashkëfshatarë të tij kanë qenë në banesën e shtetasit grek për të festuar së bashku fejesën e njërit prej kushërinjve.

Gjatë pijes, viktima është provokuar nga i pandehuri R.K, i cili i ka kërkuar Besimit të pijë sa të tjerët, gjë e cila është kundërshtuar qetësisht nga ky i fundit duke thënë se “kaq janë mundësitë”.

Kundërshtimi në mënyrë të kulturuar, siç duket e ka “fyer” të pandehurin, i cili ka qëlluar me shishe birre në drejtim të Besimit, por pa arritur ta godasë. Pavarësisht kësaj sjellje brutale, ky i fundit me mirësjellje i ka thënë “faleminderit”.

Të nesërmen grupi i kushërinjve është mbledhur sërish dhe pas gjysmë ore viktima iu ka thënë se do të dilte të blinte një paketë cigare.

Menjëherë pas tij është ngritur edhe R.K, dhe 100 metra me tutje është përleshur me viktimën duke i marrë jetën me thikë.

I pandehuri R.K ka pranuar se është autori i vrasjes së Besim Tafhasit, por pretendon se krimin e ka kryer për vetëmbrojtje.

13 komente në “Zbardhet krimi pas 15-vitesh/ 19-vjeçari u vra sepse refuzoi të… pinte”

  1. Gallata says:

    Shpellarë…!!!

    1. Zeqineja says:

      Tipike per bastardet. Kur te vrasin, thone se e bene per vetembrojtje. Kur nuk arrijne te te vrasin, duan gjykim te shkurtuar dhe paguajne per te dale me nje “plagosje te lehte”. Dje po lexoja ne media se, edhe po ta godasesh tjetrin me shtate thika, mos u cudit kur akua te perfundoje si “plagosje e lehte”. Madje gjykata te te nxjerre edhe ne arrest shtepie. Apo jo moj zonja Zeqine Sollaku, bashke me Zamir Poden dhe Agim Bendon? Turp!

  2. Korabi says:

    Per keta duhet trekembeshi ne mes te qytetit, vetem ate meritojne.

    1. shqiptari says:

      Po ne qe nuk e duam ne mes te qytetit trekembeshin, si t’ja bejme?

  3. tik says:

    Kafshë!
    Të kalbet në burg!

  4. Gezimi says:

    E pabesueshme, vetem se nuk ka dashur te pije? Ne se kjo eshte e vertete, denimi me vdekje eshte bere emergjence kombetare, ndryshe do shuhemi te gjithe!

  5. tourkofagos says:

    pune korrakesh,te tipit Zike,plaku cam,tirroc lugatit,net,hajri etj.

    1. fieraku4u says:

      PO KU KE QENE O “TURKOFAGOS” KE HUMB FARE…??

      1. tourkofagos says:

        me detira te partise,kur thone ata camet e qitetit tend….hahahaha

  6. tomsojeri says:

    E hajde mos u thuaj kriminel te lindur ktyre R.K. ve qe ti shuash qe ne rrenj ! Po si esht e mundur te vrasesh njeriun pa kurfar arsye xhanem ! Po le te mos e zgjas me tej ne kte moment te dhimbshem qe mbyt zemrimi e them ndonje fjal me shum, se na zemerohet ndonje “patriot”e na akuzon pastaj se lakojm shqiptar te that !

  7. fieraku4u says:

    EHHH I SHKRETI, EDHE PSE ME PLOT KULTURE EDHE MIRESJELLJE PRAP GJETI VDEKJEN.

  8. toni says:

    Si do qe te jete ne shtepi te Grekut ka ndodhur,eshte normale,nuk eshte cudi qe shume krime qe Shqiptaret nuk i kane pasur zakon ti bejne i kane mesuar ne Itali ose Greqi.Ku dinte korraku Shqiptar se ceshte droga dhe vrasja para viteve 90,doli ne Greqi dhe Itali dhe i mesoj.Ka te drejte turkofagos kur thote korrak,megjithse e perdor fjalen pa ja ditur kuptimin.Jemi me fat ne Shqiptaret qe kemi komshi te mire dhe bujar.

  9. Franz Kafka says:

    edhe sikur te pinte prap do e kishte vrar sepse mund te harronte te thoshte pas mbarimit te gotes fjalen “tu rrit nera”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje