Policia e Durrësit arreston 5 persona, të cilët po transportonin një sasi lënde narkotike prej 50 kg kanabis sativa. Gjithashtu u sekuestruan edhe 5 armë zjarri së bashku me krehërat me fishekë. Burime policore bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ‘Wekeend’ u arrestuan në flagrancë shtetasit:
1-Rozart Biba, 24 vjec, banues në fshatin Shetel Shijak.
2-Avni Tuda, 32 vjec, banues në Shetel, me precedente te meparshem penale.
3-Arjan Lika, 29 vjec, banues ne Likesh Shijak.
4-Ramazan Gjoni, 47 vjec, banues ne Rromanat Durres.
5-Denis Dulaj, 25 vjec, banues ne Shkoder.
Policia bëri të ditur se lënda narkotike po transportohej me një automjet tip Ford Galaxy dhe ajo ishte e vendosur në thaës. Po kështu policia sekuestroi:
1-Dy pistoleta së bashku me krehërat me fishekë
2-Një arme automatik model 56 së bashku me kreherin me 130 copë fisheke
3-Dy armë gjahu Shotgan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, armet e gjetura si dhe automjeti me te cilin kryhej transporti.
Bravo, ja keshtu punohet.