Qeveria nuk do të hedhë asnjë hap prapa nga nisma për të ndaluar transportin e pasagjerëve ndërqytetas me furgona të linjave të palicensuar, pavarësisht reagimeve apo protestave në rrethe.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, tha gjatë fjalës në seancën parlamentare se nuk ka asnjë urdhër të veçantë që ndalon këtë transport, por vetëm respektim i bazës ligjore që ka qenë në fuqi, por nuk është zbatuar nga qeverisjet e mëparshme.
“Për çështjen e furgonave, mjetet e padestinuara për transport urban, situata ka degraduar sepse nuk keni marrë asnjë masë. Gjithsej, licensime janë 20 mijë dhe nuk ka sesi të jenë 21 mijë furgona pa licencë që janë ndaluar. Bëhet fjalë për një transport që nuk ofron asnjë kusht sigurie. Nuk ka asnjë urdhër ministri, e parashikon ligji. Po na thoni të mbyllim dhe ne sytë? – Jo, po ecim me masa të planizuara për të ndërtuar një model të ri të transportit ndërqytetas”, tha Tahiri.
Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri tha se ditën e premte së bashku me ministrin e Tranporteve do të ketë një takim me Shoqëritë e Transportit në funksion të diskutimit dhe trajtimit të kësaj çështje.
“Shpesh kam dëgjuar ish-kryeministrin se do vendoste nga një polic për kilometër në Tiranë–Shkodër, se kishte shumë aksidente – nuk është zgjidhje kjo. Sigurisht për sa kohë ju nuk arrestuat askënd për drejtim të mjetit pa patentë apo të dehur, ne në 4 muaj arrestuam 660 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo pa patentë. Por nga 660 arrestime vetëm 80 janë në burg. Ndaj po sjellim në Parlament ndryshimet ligjore, që parashikojnë dënime minimalisht deri në 10 ditë burg për këta shkelës”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme.
Zoti Tahiri shtoi se “në Shqipëri, vetëm për një vit kanë humbur jetën afro 300 qytetarë dhe si askund tjetër në vendet përreth apo në Europë, aksidentet janë makinë me kalimtar, çka sjellë domosdoshmërinë për ndërhyrjre ligjore në këtë drejtim.
Duhet te behet sa me shpejt se dil te stacioni trenit, eshte skandal me kto furgonat e durrsit, eshte skandal me verte kshuqe zhduki fare.
Bravoo Tahiri. ME ne fund po behet shtet e po i jepet fund informalitetit. Te mos kete me te tjere qe hane ne parate e tjereve duke mos paguar taksa e ju marrin jeten qytetareve
E drejte. Ti jepet fund ketij informaliteti injorant ku ca pagujajne e ca jo. Duam SHTET
Tregojini evndin saliut. Vijoni punen se jeni perfekt. Me ne fund et gjithe po marrin ate qe meritojne. ska ca te nenes ca te njerkes
I drejte vendimi per ndlimin e et paligjshmes.
Ju qofte halla vota, ndjehemi te sigurte e te perfaqesuar
une dhe aq shume i sigurt nuk ndjehem se ne Shqiperi jetojme por po shoh qe po kapen rrjete neperkash qe ne kohen e Berishes ISHIN TE LIRE! Per kete dua te them qe BRAVO TAHIRI. kapi keta plehrat e berishes dhe futi atje ku i takon!
Bravo minister. Vijoni punen se ketu ska opozite por ca njerez qe shajne e skane punuar kurre
Pune te mire po beni z.Tahiri. Mos vereni c thone keta halabaket qe dje na zhvaten. Ndertoni shtet e pastaj le te flasin keta
Po mor debil, por jemi shume shume larg nga berja e puneve dhe SHOW te Saimir Tahirit! Eshte Ministria e Transporteve ajo per te cilen ka lidhje artikulli!!!
Nuk u mesuat akome me kto budallalliqe??? Ne cilen faze jemi me operacionin “fund marrezise”? Nese e kam gabim atehere duhet te hiqet Haxhinasto pasi Tahiri po kryen me se miri kete detyre
siguria mbi te gjitha. ketu jeta eshte zhvleresuar. duhet masa te forta se ndryshe nuk ka shpetim!
Shume mire zoti Minister, te hiqen te gjithe furgonat dhe te futen linjat e transportit qe do ndertojne qeveritaret e rinj. Urime
Per injorantat qe thone qe “furgona ka vetem ne Shqiperi” u keshilloj nje nje google search per “shuttle bus” dhe e shikoni se furgonat perdoren edhe nga hotelet me te mira te botes per te sjelle njerez nga aeroportet ne hotele, levizje grupesh, si taxi etj etj.
Natyrisht qe jane furgona super andej po asgje kendej nuk eshte ne ate nivel sepse ketu edhe rrogat jane 200 USD ne muaj–per ate qe mund ta gjeje. Furgont japin buken e gojes shume veteve dhe kryejne nje shercbim te madh. Rregulloji po jo ndalim i te gjitheve. A do u jape Edi buke atyre femijeve dhe a me coje mua nga Shkodra ne Tirane per 4000 leke te vjetra dhe per 90 minuta? Te ndlae korrupsionin si andej dhe te rrise rrogat /pensionet /mireqenien e atehere te flase.
Shko e shit pulat ti dhe mos u merr me gjera qe i kalojne nivelit te znvillimit tend. Sic duket ato pula qe ti shetpaskan me shume tru se sa ti.
Ta shpjegoj une qe injoranti ne kete mes je ti dhe jo ata qe thote qe ky sherbim taliban ne Europe ndodh vetem ne Shqiperi. Ato “shuttle bus” qe ti permend nuk jane furgona qe mbledhin njerezit neper rruge, por jane pjese te nje kompanie sherbimi turistik. Ato furgona qe ti permend nuk jane te palicensuara dhe te drejtuara nga shofer pa patente sic ndodh tek ne.
Shiko se te iku nje pule kur ishe duke shkruajtur ne internet!
o kritiku kinez. te mesoj une si te mos lesh nam. bazat e logjikes. pse i prodhojne kompanite keto fugona (van)? sepse kane shitje.
perserite pas meje:
kompanite i prodhojne keto fugona
fugonat blihen ngaqe vihen ne pune
e shikon sa e thjeshte ishte nari militant?
Yshhhhhh, or derrrrr! Shko e ben dru per tu ngrohur ne shpellen tende.
Nuk eshte politika dhe ekonomia per shpellaret. Kur nuk i kupton gjerat mos harxho kohen kot me komente, se le nam-
ne nga kosova kemi qymyr o katundari militant
E mor ti po shuttle nuk ndalon ku doj qefi pasagjerit apo shoferit. Hoteli ka nje grup te prenotuarish qe jan klient te hotelit vete i mer e i sjell ne hotel, dhe vjen enkas per klientin qe e ka prenotuar nuk eshte se ri pret kot njerz pa prenotuar se nuk lejohet ky lloj sherbimi kushton goxha, kush eshte veti dyt apo i tret mund te mari taksin ose autobusin se i leverdis me shume. Pastaj ne europe se nje njeri furgonin, pjesa me è madhe leviz me tren. Me tren se kemi mundesin fut auto busin per rrug te gjata te ben organizimi me orare 5 niset nga Tirana 6 eshte ne durres ndalon gjate rruges filan vend filan ore te bejn minstazionet pergjat rruges.
Mire ti mjeshter. Se si eshte ne Japoni, Gjermani apo New York po na e kallzon Tahiri i vogel.
Si do shkojne studentet ne shkolle neser?
Ju falemndeit qeverise se re.Personalisht falenderimet e zemres per ju Z.Tahiri.Sa here(cdo vit)qe vij ne Shqiperi per te vizituar njerzit e mi tmerrohem per ate katrahure urbanistike.Tmerrohem per ate agresivitet ne qarkullim.Tmerrohem se si ky lloj transporti behet ne SHQIPERI,ku jeta e njerezve as qe llogaritet fare.ZOT ruaje SHqiperine dhe Shqiptaret.Vazhdoni punen tuaj sa fisnike dhe patriotike.Koha do ju gjykoje dhe vleresoje.Ju faleminderit
Urime, e keni hallall voten e 1 miljone shqiptareve dhe me bindje te plote qe po te vazhdoni keshtu ne zgjedhjet e tjera do te keni patjeter fitoren ne xhep, nuk shkohet ne evrope me furgonat qe shesin qumesht dhe ne kthim marrin udhetare