Policia greke sekuestron 386 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, duke arrestuar edhe transportuesin e lëndës narkotike. Lënda narkotike u gjet në një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar 43 vjeç në aksin Janinë-Kakavijë.
Lënda narkotike mësohet se kishte si destinacion Athinën, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.