Paketë masash për aksidentet

10 Shkurt 2014, 16:59Kronika TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka gati paketën e masave për të parandaluar aksidentet e shumta rrugore që ndodhin në vend. Sipas ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjithsej janë 60 ndërhyrje ligjore që do t’i propozohen qeverisë për miratim brenda këtij muaji.

Masat do të nisin që nga pajisja me ndriçim e segmenteve rrugor, rishikim të shpejtësisë në disa akse, ashpërsim të ligjit për ata që kapen pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur, raporton Vizion Plus. Ndërsa për sa i përket kontrollit teknik, është parashikuar që ky proces të kryhet edhe në serviset e licencuara, ndërsa paralelisht do të ngrihen disa pika kontrolli automjetesh, me qellim monitorimin e punës së koncesionarit, që aktualisht ka monopolin në këtë treg,

Në paketën e masave janë parashikuar edhe disa zona që quhen “njolla të zeza” për sa i përket aksidenteve rrugore. Bëhet fjalë për disa segmente, siç janë Tiranë-Durrës, Tiranë-Shkodër-Hani i Hotit, Lushnje-Rrogozhinë etj., në të cilat parashikohet ndërhyrja në projekt, me qellim uljen e rrezikshmërisë. Për zbatimin e masave gjatë 2014-s do të shpenzohen 1 miliardë lekë, me të cilat do të bëhet edhe mirëmbajtja e dy tuneleve: në autostradën Durrës-Kukës dhe Tiranë-Elbasan.

8 komente në “Paketë masash për aksidentet”

  1. Interisti Milano says:

    Haxhinasto emri juaj eshte i baltosur, ke vetem nje menyre te rikuprerosh, ajo eshte puna juaj dhe parandalimi i aksidenteve, permiresimi i infrastruktures sipas mundesise financiare, baza ligjore etj. Nese e arrini do te fitoni respekt. Ne te kundert nuk ka shqiptar qe do doje te te degjoje emrin. futu ne pune e do ja ndjesh lezetin punes kur te te falenderojne qe ben detyren dhe te kuptosh qe puna e ndershme eshte nder dhe respektin duhet ta fitosh nga puna e jo nga partia apo pislleqet militanteske.

    1. Albania says:

      Bravo qeveria “RAMA”

  2. ****** says:

    A mund te kemi akses diku per ta pare kete projekt hartuar prej M.T.I-se?

  3. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    Po banditet e LSI do ti nenshtrohen ketyre ligjeve?

    1. ****** says:

      Faktikisht e veshtire eshte, edhe bandill edhe ndjekes i ligjit.
      Me mire lideri i LSI (koka)te adoptoj strategjine e T.Shehut:”Me flututu me presh ne b…”

  4. Vehbiu says:

    Zoti minister duhet qe te shikoje edhe nga kodi rrugor i vjetri qe ishte bere me gjak e jo me prralla shoferi qe transporton njerz duhet qe te ket 4 vjet vjetersi pune te pa nderprer ,jo 4vjet qe te ket marre patenten dikur po te kaloje koha e ushtrimit te profesjonit pa nderprerje ishe i detyruar qe te rimerreshe ne provim prap per aftesit profesjonale . Prandaj merren jet njerzish se nuk i keni percaktuar mire rregullat per te qene drejtus mjeti .njerzit kan 5 lek marrin nje patente dhe pas 10 vjetesh blihet ndonje makine e kalbur ,dhe ai del ne rruge dhe transporon njerz dhe i gremis ne humnera po nuk u vendos ky kushte qe shoferi duhet te kete 4 vjet vjetersi pune te pa nderprere kurre aksidentet nuk keni per ti ndalur ne kete vend te vogel

  5. Lucky Luciano says:

    Injorance pa fund. Ne rradhe te pare 10 dit ne burg pa shkuar ne gjykate e pa u shpallur fajtor eshte e papranueshme. E dyta, a jane testet e sakta?

  6. tik says:

    Pse nuk thoni se qenkan gjysma e rrugëve të Shqipërisë për tu ribërë me 1 milion dollare!!! Pse nuk thoni nuk kemi pare dhe aq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje