Ekspertët e policisë rrugore kanë zbardhur detaje të aksidentit të rëndë tek Ura e Bogazit në Sarandë, që la pesë të vdekur.
Sipas ekspertëve, Taip Madani, një valltar me emër në atë zonë, po lëvizte me shpejtësi në korsinë e gabuar.
Nga aksidenti mbetën të vdekur Taip Madani, Fejzo e Krenar Sulo dhe Petro e Kristaq Meçi.
Ekspertët thonë se faktor plotësues në këtë aksident ka qenë fakti se asnjë prej personave në makinë nuk kishte të vendosur rripin e sigurimit.
Por jo vetëm kaq, në rrugë është evidentuar edhe mungesa e sinjalistikës përkatëse.
Pavarësisht se rruga është ndërtuar së fundmi, sepse lidh Qafë Botën me Sarandën, përveç cilësisë së asfaltit, parametrat e tjerë lënë për të dëshiruar.
Konkretisht, në rrugë nuk ka pasur paralajmërim për kthesën.
Madani ishte mjeshtër i valleve. Në ceremoninë e lamtumirës kanë marrë pjesë edhe deputetët e PDIU, Dashamir Tahiri dhe Tahir Muhedini.
Sinjalizimi ne rruget shqiptare eshte fatkeqesisht nje problem serioz qe eshte neglizhuar prej mbi20 vjet (perpara ka pature ndofta 100 here me pak qarkullim automjetesh dhe nuk perbente te njetin rrezik).
Dhe pse tabelat e sinjalizimit jane shtuar kohet e fundit, ato mbeten ne nivele teper mediokre. Eshte problem qe duhet te jete prioritar per qeverine pasi kemi te bejme me jeten e njerezve. Nuk mund te vihet nje polic ne çdo kryqezim, zgjidhjet egzistojne ne vendet perendimore ndaj dhe duhen te aplikohen.
Kur ndertohet nje rruge, nuk mund te parashikohet buxheti vetem per shtrimin e rruges pasi do te ishte e njejta gje sikur te prodhoheshin automjete pa drita, pa fshirese xhamash, pa rrip sigurimi, pa air bag…
edhe po te kete sinjalistike s’i kuptojne shenjat sepse i kane marre patentat pa kurs !
Sigurisht qe duhet te vendosen sa me shpejt tabelat.E te denohen ne maksmimum per ato qe i vjedhin keto tabela.Dihet qe i shesin per skrap e marrin cti shikoje syri e cti dali perpara.Duhet te ekte ligj e te zbatohet.Ckuptim ka kur i vendosim tabelat e pastaj i vjedhin???
Ndersa per rastin ne fjale ska tabele qe “mban” kur shoferi ecen ne korsine e gabuar.
Ore majmun mos perdor menyra te shprehuri te huaja sepse ne shqip ben non sense
Korsi e gabuar e merr ne qafe edhe tjeret, patenta te blera, sinjalistie o e skandaloze, vjedhes skrapi ne rruge e arreza,qe duhen denuar aty ku e shesin dhe grumbullojne.jo rripa sigurimi ! Ska me keq!
po keta jane vendallinje e njohin rrugen per keta s ka nevoj per shenja por jane problemet e tjera si shpejtesia dhe piet alkolike
me vjen keq per te gjith por vallet e taipit i shikoj ne internet gjithmon te magjepsin
ngushellime familjeve
ngushellime familjareve,
taipi ja hipi udhetimit me bilete pa kthim, c’ti besh keshtu eshte kur neglizhon gjerat elementare si psh rripi i sigurimit.
paska munguar Tahir Tahiri…