Sekuestrohen 7 kg kanabis, arrestohet 26 vjecari

5 Shkurt 2014, 13:37Kronika TEMA

Policia ka sekuestruar një sasi lëndë narkotike në Portin e Durrësit, ndërsa arrestoi 26 vjecarin Luan Lika.

Burime zyrtare policore bënë të ditur se lënda narkotike e dyshuar si Canabis Sativa, me peshë 7.45 kg u gjet në automjetin Volksvagen Passat me targa AA 551 BA, i cili u përzgjodh për kontroll nga shërbimet policore gjatë kohës kur do imbarkohej në tragetin e linjës Durrës – Bari, rreth ores 23.00.

“Gjatë kontrollit fizik të mjetit, në pjesën e brendshme të  shasisë së tij u gjetën pako të mbeshtjella me qese ngjyrë kafe, dhe në brendësi të tyre u konstatua lëndë e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjason me atë të bimës narkotike të llojit Canabis Sativa, me peshë 7  kg e 450 gr. Në cilësinë  e provës materiale u sekustrua lënda narkotike, automjeti, shuma prej 850 Euro dhe 6.000 lekë (të rinj)”, shprehen burime policore.

2 komente në “Sekuestrohen 7 kg kanabis, arrestohet 26 vjecari”

  1. tahiri kujdot se do parandaloje krimin nese nuk i le popullsine te tymosin hashash. e beson me te vertete qe grabitja e autobusit ne tepelene ndodhin ngaqe grabitesit ishin nen efektin e hashashit. se si k… behen plane 1 dite perpara dhe grabitet te nesermen dhe i lihet faji hashashit vetem tahiruci e di. apo mos valle u formulua keshtu ngjarja per tu mbyllur gojen rinise qe po kerkon legalizimin e kanabisit? ku shkoj natyra progresiste e rames? jua futi ee?

  2. tourkofagos says:

    PUNE ISLAMIKESH TE QELBUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje