Policia ka arrestuar 5 shtetas ndërkohë që po shkëmbenin 42.5 kg hashash në Qafë Thaëe.
Operacioni u organizua nga policia e strukturat e Sektorit Kundër Narkotikëve në Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec,
“Si rezultat i operacionit Odesa, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të dyshuar: Fatmir Xhaxhaj, 42 vjeç, banues në Tepelenë, Erind Shahinllari, 24 vjeç, banues në Korçë, Ilvi Treska, 23 vjeç, banues në Korçë, Letion Rrenxa, 24 vjeç, banues në Korçë, Luerta Sadikaj, 29 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Qafë Thanë- Pogradec, automjeti Benz me targë AA203IM, i cili drejtohej nga shtetasi Fatmir Xhaxhaj, po bënte shkëmbimin e lëndës së dyshuar si narkotike me automjetet KO9431B në pronësi të shtetasit Ilvi Treska dhe mjeti tjetër Benz AA411AO në pronësi të shtetasit Erind Shahinllari, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale: 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 3 automjete, 5 aparate celulare,” thuhet në një njoftim zyrtar.
Ilvi Fundo apo Ilvi Treska mo….? Na e sqaroni këtë gabim ortografik!
Bravo policia, nxirrjani koken se keqes
Kan qen duke bo “çdoganimin e mallit” ne dogan kta
Vetem ne shqiperi ndodh qe ne nje zone lejohet kultivimi i hashashit pa u trazuar nga policia dhe ata qe shkojne dhe e blejne ndalohen dhe futen ne burg,po sikur e gjithe vendet e pershtatshme per kultivimin e hashashit te si dhen sic sillet lazrati si do ta komentojne politikanet tane me pergjigjen qe ministri i dhe gazetarit ne opinjon le per te kuptuar qe bimen e kanabis satives ta kultivojne te gjithe me qe pune nuk ka,pastaj policia te rropatet me fukarenjte dhe ti fuse ne burg,jo kjo nuk eshte shteti qe ne duam shteti duhet te merret me te fortin dhe deri tani eshte vetem sipergaqesore,shteti nuk mund te behet i forte duke shkaterruar ndertesa ku vete i ka lejuar te ndertohen,sepse shumca e tyre jane ne vlore dhe dihet se kush e ka patur pushtetin ne vlore ku tritoli atje funksionon ku dhe eshte deputet kryeministri nga qyteti i tij i jep shembull e gjithe shqiperise duhej te zgjidhte qytet tjeter jo qytetin simbol te krimit te organizur nder vite.