Sinanaj mori 50 mijë euro parapagim nga Karçini/ Dy vëllezërit Mëhillaj u ndihmuan të arratisen

3 Shkurt 2014, 18:28Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg biznesmenin Ilir Karçini.

Ndërkohë Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë, ka deklaruar për grupin hetimor se e ka takuar vetë biznesmenin Ilir Karçini në katër raste.

Sipas TCH, Karçini i ka kërkuar që të vrasë rivalin e tij në biznes, Piro Bare, madje thuhet se i ka dhënë edhe 50 mijë euro parapagim.

Pjesa tjetër do jepej pasi të kryhej atentati.

Grupi hetimor i ka dhënë shumë fotografi biznesmenësh Sinanajt, për të treguar se cili nga ata e ka punësuar, ndërsa ai ka vënë menjëherë gishtin tek Karçini.

Ndërkohë mbeten në arrati kushërinjtë Mëhillaj, të cilët raportohet se janë ndihmuar edhe nga të paktën dy oficerë policie.

Sapo Julian Sinanaj është arrestuar, dikush i ka informuar Genis dhe Andon Mëhillajn për t’u arratisur.

Pavarësisht se kanë nisur hetime nga Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka dyshime të theksuara se një pjesë e informacioneve u përdorën pa kontroll. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, në mes të javës së shkuar u ndërrua i gjithë grupi hetimor i policisë që po merrej me çështjen, duke u vendosur të tjerë specialistë në drejtim të saj.

14 komente në “Sinanaj mori 50 mijë euro parapagim nga Karçini/ Dy vëllezërit Mëhillaj u ndihmuan të arratisen”

  1. Saimir Teli says:

    Burg perjete per keto qelbesira

  2. SC says:

    Eh more Dhori ta beri polaken Fatos Nano ta la Karcinin ne burg njeri me i ndyt se tjetri keqardhje per Karcinin qe nuk gjeti nje bisnes sa per vete .Nuk e dije ti more Dhori se te prishesh mardheniet me Salen i ke prish dhe Nanon mjere kush u afrohet ju Bajgave

  3. Fans says:

    te kapen kriminelet e mos denohen te pafajshmit se e gjynaf.

  4. dita says:

    po normal njerez te Kop-it e militante te PD ka gjithandej qe se dine c’eshte shteti dhe ligji…..

  5. Billy says:

    Po shpartalloje policine e shitur te Berishes, o z. Tahiri! Ndryshe kriminelet e kane mbrojtjen e tyre tek policia.

  6. geni says:

    Ky killeri qe ka marre leket pse smbyll gojen se nqs ati i shkau kemba ctaksirat ka tjetri.
    Eshte pak barbare po ky eshte realiteti kur klienti paguan , ska kuptim qe te gjendet ne bela. Gjithsesi ne cod pune duhet sido qofte ajo duhet te kete seriozietet e respekt. Po ne si popull kemi goca probleme akoma ne thelb te cilat jane te trasheguara nga e shkuara.

    1. sit back and relaks says:

      atij nuk i ka shkare kemba po gishti mor zoteri, e ne keto pune ne fillim eshte olele o nena ime. keshtu qe ky sinanaj e ka pas gati planin B nqs do kapej apo vritej sepse keta punedhenesit ashtu sic paguanin kete killerin per te hequr qafe te tjeret mund te paguanin nje killer tjeter qe te hiqte qafe kete sinanajn. ne keto biznese nuk ka pordhe se luan me koken tende dhe te tjetrit.

    2. labe says:

      OOO hajde mendje hajde , dmth ata njerez qe jan vrare pa i pasur borxh njeriu ,te shkojn per dhjam qeni ,te ruajm keta maskarenjt qe paskan paguar mija euro , per te marr jete njerzish ,te lene femije jetim ,te veshin nena me te zeza per te bukur mendje more Geni qe paske ,apo mos je dhe ti ndonje nga ata qe kan paguar , gjaku nuk falet ,as zoti nuk e le te humbas ,te gjitha paguhen ne kete jete …

  7. Eri says:

    Lajmin per arrestimin e Sinanajt e dha i pari Shekulli duke aluduar per te si vrases me pagese. Nderkohe mediat e tjera nuk e percollen kete lajm, vec pas 3-4 ditesh. Besoj se ka qene kohe e mjaftueshme per t’u arratisur.
    Me vjen keq qe lajme kaq konspirative i kalojne medias pa u kryer hetimet e plota. Ne jemi popull gojeçorape qe nxjerrim dhe zorret e barkut per te treguar qe jemi te “rendesishem” e dijme diçka.

  8. S says:

    Besoj qe Interpoli do ti gjej ku jane .megjithese. Tahiri i gjen edh vete ata.

  9. agostin says:

    Keto jan pasojat e” Monopoleve,”ne duart e mafjozeve me kollare.Njera pale ,paguan per eleminimin e konkurrentit,e keshtu rradha i vjen pales tjeter,d.m.th zinxhir.Ne perendim duhen vite e vite pune ,per tu bere milioner,ne Shqiperi pak dit ne pushtet ,dhe behesh miliarder.Leket qe i kan grabitur popullit, do i prdorin per te vrare njeri-tjetrin. Mjere Shqiperia per keto lloj biznesmenesh.

  10. Qafe kuqi says:

    Kudo qe te shkojne,sikur dhe ne P…h te Arushes te shkojne do kapen,iku koha ku Bota te strehonte,nje dite do kapen.

  11. geni says:

    Eshte e veshtire te luash gishtin po ore po , po dhe korrektesia eshte virtyt se sfiton gje nxjerresh zorret o jo.
    Pastaj sme duken aq killera keta jo , mjafton te shohesh armet qe perdorin.
    Jane te fryre ore

    1. lab says:

      Ti Geni qenke i mirnformuar per keto raste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje