Shkodër/ Maskat grabisin kazinonë dhe dyqanin e një kompanie celulare

1 Shkurt 2014, 09:35Kronika TEMA

Tjetër grabitje me armë dhe maska në vend. Një kazino në qytetin e Shkodrës ka qenë shënjestra e radhës për grabitje.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në lagjen Parrucë, ku 2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një kazino në pronësi të shtetasit Manfred Qerimaj.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë nga kazinoja shumën prej 400 mijë lekë të reja, për t’u larguar menjëherë nga vendngjarja.

Po sipas policisë së Shkodrës, gjatë natës është grabitur edhe dyqani i një kompanie celulare në lagjen ‘Vasil Shanto’, ndërsa nuk dihet lidhur me dëmin e shkaktuar në këtë biznes.

10 komente në “Shkodër/ Maskat grabisin kazinonë dhe dyqanin e një kompanie celulare”

  1. United Kingdom says:

    Turizme po shtohet. “Welcome to Albania tourism”

  2. Dem Kazazi says:

    Jan policat e Sales te largu nga puna qe talentin e tyre kriminal po e shprehin ne mnyr civile
    Kan perforcime edhe nga ata te Sales qe punonin neper administrata si dhe qe merrnin edhe ndihm socjale me mbush makinen me karburant
    Tash kto burime paresh u pren prandaj kta po dalin “partizan “

    1. perfundimisht nuk beheni. jeni te destinuar per te qene te deshtuar. duhet ti kishte sjelle medoemos armet kimike rama dhe tu ksihte eliminuar. ta kishte desinfektuar kete vend bakteriesh ne mes te ballkanit.

    2. ibrahim. says:

      deme kazakistani-maska+ritol+vrasje= RILINDJE e kriminelve.-pisllek+ndyresira+tahiri =RAMA.facebok Foto Enver+rama +ruqi dhe dokle= RRENIM

  3. Banditet nuk luftohen brena dites. Edhe Enver Hoxha qe nuk ta bente 2,kur ishte puna per gjera te tilla ,ju desh disa vjet qe t’i zhdukte banditet. PO banditet nuk zhduken me te lutur,po me zbatim ligji. PO nuk i lufton VISHO AJAZI, nuk heton Adriatik LLALLA,NUK DENON GJYKATA E SALI BERISHES. DUHET GJYKATA E ENVER HOXHES…….

  4. erioni says:

    po shtohet pasiguria ne vend nga dita ne dite.O zoti kryeminister ska ndonje me te afte per minister te brendshem?ndonje qe te kete bere ndonje pune me pare psh?
    si mund te vesh minister te brendshem nje njeri qe e ka eksperiencen e pare te punes?
    te pakten te kishte punuar nja tre muaj ne vere kamarier sa me thene qe e di se ca eshte puna
    ky juridikun e ka mbaruar per 9 vjet e ne tre shtete
    ska ps njeri me te afte?qe te dije cdo te thote rend,polici,shtet

    ver gramoz rucin me mire,vertet eshte komunist po ka hijen e rende.kur shohin kriminelet kte thone hajde cuna se plasi…….

  5. sali berisha says:

    Skandali i qeverisë, ushtari i Zani Çaushit në krye të antidrogës

    Ardian lici

    https://www.youtube.com/watch?v=dAPGsJqR3ic

  6. Reds says:

    Me kazinone paskan ba mire.

  7. Katunari Kavajas says:

    Ore po mire grabitjet,se dhe pak e do e shohin te memes keta grabitesit.Ka ardhur koha qe vet NE Populli,duhet te jemi ne mbrojtje te jetes tone,sigurisht qe policia ka pjesen e madhe te saj por dhe NE duhet te japim kontributin tone,eshte nje metode efikase ne mbrojtje te jetes tone e cila eshte aplikuar ne Vendet NORDIKE me nje sukses te plote.Ndersa tjetra eshte,cjane keto emra rugesh? bulevardi ´zogu i pare`,akoma me kete emer do vazhdohet,ore po eshte turp per ne si Popull qe akoma sna eshte mbushur mendja se cfare PLERE dhe sa patriote ka ekzekutuar ky njeri i ardhur na pushtet nga forcat Serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje