Pasagjeri e plagosi faturinon sepse ofendoi një femër në urban

29 Janar 2014, 09:53Kronika TEMA

Një tjetër krim shokoi qytetarët dje në Tiranë. Një pasagjer plagosi faturinon e një urbani të linjës së Kamzës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Institutit Bujqësor.

Sipas gazetës Panorama, pasagjeri e ka goditur faturinon me thikë për shkak se ai ka ngacmuar dhe ofenduar një femër.

Pasagjeri nuk e ka duruar një fakt të tillë dhe ka nxjerrë një biçak, duke e goditur disa herë faturinon 33- vjeçar, Fatmir Marku.

Pasagjerët e tjerë janë tmerruar dhe kanë zbritur nga urbani.

Shoferi e ka shoqëruar me shpejtësi faturinon për në Spitalin Ushtarak. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai e ka kaluar rrezikun për jetën.

Policia thotë se ka shoqëruar pesë persona për këtë ngjarje.

7 komente në “Pasagjeri e plagosi faturinon sepse ofendoi një femër në urban”

  1. iliri says:

    Mirsevini në Afgahnistan, çdo mjes kur lexon gazetën vëndin e parë e zejnë krimet.

    1. genci says:

      me shume se rend e siguri ketu duhen POLITIKA SOCIALE! NUK JANE NJEREZIT NE RREGULL, JANE ME TRAUMA NGA AI KAFSHA DHE JANE TE DHUNSHEM!

  2. erioni says:

    shume mire ja ka bere,se kane frike femrat te ngrene koken se thote fshatari me provokoi

  3. Ububuja... says:

    Nese esht e vertet mir ja beri
    Cdo ky malok qe fyen nji qytetare te pafajshme!!?
    Te msojn çeçent se ka zot stani

  4. taulantja says:

    i lumte dora
    faturino dhet ti mbroje pasagjeret dhe jo ti ngacmoje

  5. Aristidhi says:

    I lumte dora po qe keshtu. Legenat e shkulur nga malet e shpellat nuk duhet te punojne ne vende qe kane te bejne me publikun. Te shkojne te ruajne bagetite se per nga mendt jane baraz!

  6. dodan says:

    SHum mir ja ka ber ati shkerdhate qe meret me nje femer,nuk kan turp meren me femrat njerez alabak pa piken e rrespektit per grat,ky qe e ka goditur i ka ber nje sherbim fatorinos dhe vendit,duke filluar qe neser fatorino esht e sigurt qe do rrespektoj grat,dhe personi qe e qelloj esht nje edukator i shkelqyer per alabaket dhe njerzit qe nuk e njofin arsyen,hallall lereni te lir kte person,nuk e meriton burgun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje