Tahiri: Siguria rrugore, gjykatat nuk iu përgjigjën ritmit të policisë për kundravajtësit (VIDEO)

24 Janar 2014, 13:15Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzon sistemin gjyqësor se nuk po i përgjigjet ritmit të Policisë së Shtetit për ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullit rrugor në mënyrë flagrante. I pranishëm në konferencën e organizuar për sigurinë rrugore, Tahiri theksoi se Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa konkrete në aspektin e sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve. “Kemi propozuar rritjen e ndëshkimit për ata që drejtojnë mjetin pa patentë apo në gjendje të dehur.  Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Policia e Shtetit të aplikonte masa ndëshkuese me arrest në të tilla raste. Filluam ta aplikonimin edhe pse fatkeqsisht më duhet të pranoj që gjykatat nuk u përgjigjën me të njëtin rritëm”, tha ministri i Brendshëm.

Në vijim ai shtoi se në planin e masave parashikohen edhe ndryshime në Kodin Penal për të forcuar masat ndëshkuese në mënyrë që të bëhet e pamundur për gjyqtarët të mos aplikojnë dënime të rënda për drejtuesit e mjeteve pa patentë ose në gjendje të dehur,  që janë rrezik i shtuar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. “Aplikuam vjeljen e gjobave të prapambetura në Pikat e Kalimit Kufitar dhe po njëlloj në planin e masave parashikojmë që gjobat të paguhen edhe përpara kolaudimit të mjetit, duke besuar kështu se niveli i arkëtimeve i konceptuar si instrument ndëshkueshmërie do jetë shumë më efektiv”, tha Tahiri.

Sipas tij, në paketën e masave janë parashikuar reforma që do të shtyjnë përpara punën e Policisë së Shtetit, marëdhënien e policisë me qytetarin, garantimin e jëtës dhe shëndetit të qytetarit,  zbatimin e ligjit dhe garancinë për zhvillimin ekonomik. “Së bashku me rritjen e kapaciteteve infrastrukturore,  sinjalistikës rrugore, formimin më të mirë të drejtuesve të automjeteve, sistemin e pikavarazhit të patentatve, zbatimi i ligjit nga policia rrugore në partneritet me qytetarët do të kthejë sigurinë rrugore në parametrat që meritojnë qytetarët shqiptarë”, tha ministri i Brendshëm.

Në fjalën e tij, Tahiri hodhi poshtë akuzat e opozitës përsa i takon gjobave nga policia rrugore. “Ata që bërtisnin më shumë për të fryrë opinionin publik, ishin ata që deri dje e quanin veten të paprekshëm dhe pse sot nuk janë të tillë. Aq më i zhurmshëm bëhej ky debat kundër policisë dhe masave të policisë rrugore kur sheh shifrat. Nga dita e parë në detyrë të Qeverisë së re,  kemi 21 aksidente më vdekje me pak, janë jetë njerezish të shpëtuara. Nga ana tjetër ankesat zyrtare për gjobat, masat administrative të policisë rrugore,  janë më pak se minimalet. Në Tiranë janë vetëm shtatë”, tha Tahiri.  Në vijim të akuzave ndaj ish-Qeverisë ‘Berisha’ ministri i Brendshëm tha se ajo na la një trashëgimi,  një rrëmujë me korsi preferenciale për një shtresë të caktuar njërëzish,  miqtë e pushtetit kryesisht,  aq sa dhe punonjësit e policisë nuk guxonin t’i preknin.

23 komente në “Tahiri: Siguria rrugore, gjykatat nuk iu përgjigjën ritmit të policisë për kundravajtësit (VIDEO)”

  1. psevertete says:

    Tahir, lluku lluku babashta…

    1. etoni says:

      legena te saliut vetem pergojoni.. ptuuuu

      1. herta says:

        O lluku lluku ca ke ti se vetem lluku lluku dike ti?? Po me kto gjykata nuk ka per tu hecur ndonjehere perpara se skane si i denojn klientet qe kane pasur per 8 vjet kto gjykates prandaj duhet reformuar i teri sistemi drejtesise.

        1. Danjel says:

          Herta mos te behemi tifoz te politikes po te komentojme kure gjerat nuke shkojne mire…..ndeshen ne durres 3 automjete te policise, shkaku eshte alkoli.

      2. yllka says:

        Vazhdoniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii. Ju lumte, po beni shtet e kjo eshte me e rendesishme se gjithcka. Lehin kta qente e saliut se jane mesuar ne rremuje, por jeni Ok, ju lumte

    2. nikoll says:

      Kjo puna e gjobave me norme, duket si
      pune per te mbushur arkat e shtetit.

      1. Elsa says:

        kam pare qe shkuajne ata qe se duan aspak shtetin, ata qe jane te paafte, hajdte e te pacipe. Kjo duhet dhe do te marre fund. Ju pergezoj qe jeni kaq te hekurt zoti Tahiri. Vijoni te jeni po kaq te vendosur.

      2. ./. says:

        Asnji veprim i policise apo i ligjit te themi me qart ,
        i cili zbatohet ne nji vend, nuk lejohet te interpretohet si mbushje arke etj si kjo, por i sherben disiplinimit dhe njohjes se shoqerise ku jetojn, me ate qendrim korrekt prej qytetari te vertet. Gjobat do duhet te vazhdojn e jane shume te domosdoshme per nji popull i cili vjen nga nji trashgimi kulturore pothuaj te nji niveli ordiner qytetari ,kundrejt njohjes e rrespektimit te Ligjit .

  2. Peti says:

    Ore ky eshte idiot apo ben, sepse eshte e disata here qe tenton te fuse hundet ne pushtetet e tjera. O Zoti Tahip dhe Tazbrit, eshte nje llaf shiko tja besh hyzmetin gruas tende mos u merr me grate e tjera. Shiko te rregullosh rendin e mos u merr me gjykatat, akoma spo zbardh ngjarje te renda si policia na tregon dhe gjykatat. Je me Keq se Mul Noka qe sdinte te merrte nje pergjegjesi, po vetem llaka llaka..

    1. Rraklli says:

      Vazhdo Saimir, se aq poshte kane rene kta palacot sa sdine te bejne gje tjeter vecse te merren me familjet e te tjereve. Ceshtje idiotesh, por ti vazhdo punen se dhjaksa jane keta

  3. Matrapiku says:

    O daku leri gjobat se e morem vesh qe po shmang vemendjen nga vrasjet qe po ndodhin perdite. Leri shkembimet me opoziten se opozita ka kohe qe ka ik per lesh por meru me aktualitetin. Une shoh perdite kanalet italiane. Italia ka 70 milione banore dhe vetem 1 vrasje japin lajmet. Kurse ne me 3 milione banore jemi perdite me nga 3-4 te vdekur dhe mbi te gjitha ka plas tritoli sheshit. Ai Didi ka deklaruar se fajin e kane kartat sim te kompanive celulare. Skisha degjuar ndonjehere idiotsi me te madhe. Bombat me telekomande mund te komandohen edhe me numra te huaj thuaji atij.

    1. Flo says:

      O Matrapik, je mesuar pa shtet ti vlla. I do gjerat lemsh. Vrasejet beheshin dhe dje e se merrje vesh kurre. Gjer dje krimi ishte ne shtet e sot ka dale ne rruge,. Kaq e thjeshte eshte. Sot shteti eshte kunder krimit, e ku hahet buke ka dhe therrime

  4. pellazg 100% says:

    z. Tahiri
    1. organizo një polici kriminale me oficerë profesionistë, ka plot të tillë të pregatitur dhe mbi të gjitha të përgjegjshëm.
    2. Rrit rolin e policit patrullë në policimin në terren, njohjen e elementit kontigjent, ambjentet ku jetojnë dhe lokalet që frekuentojnë.
    3. Forco rolin e sallës operative në thithjen e informacionit (denoncimit) qytetar, mbështete me mjete dhe forcoje në ndërhyrjet operative të menjëherëshme në vendet e ngjarjes për parandalime, kapje të mundshme në flagrancë, ruajtjen e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e dëshmitarëve.
    4. Sa për policinë rrugore kam mendimin se ndoshta është më mirë të kalojë në varësi të njësive vendore (bashkisë).
    Sinqerisht ju uroj sukses në punën tuaj shumë, shumë të vështirë.

  5. Era says:

    Se gjykatat i Ka Saliu. I ka Nishani. Drejtesia do refgormuar urgjent. Nderhuyni ne kushtetute e ku eshte nevoja

    1. Finish says:

      Ore ska gjykata se ka vendos pinjollet e tij saliu. Po vijoni beni punen ju e beni shtet edhe gjykatat rregullojini si duhet

  6. arsen says:

    Pse keshtu more Z. Tahiri?
    Po a jane Gjykatat Administrative QE I ZGJODHET ME KONSENSUS?
    Po e lodhet Europen dhe Ameriken me ‘e lagu se lagu’ jopo konsensus pidhpartizan apo parlamentar…e tani jeni te pakenaqur ???!!!!!!!!
    Po ky eshte KULMI

  7. Gezim says:

    Ne Europe nuk te fut njeri ne burg ,per qarkullim pa patente ,Ato nuk duan
    te mbushin burgjet me keta idiote , duke i ushqyer edhe me buke .perkundrazi
    Shteti nga keta idiote fiton para me gjoba te larta. , Tahiri po na ben cudira ,

  8. raimond vlonjati says:

    O Saimir shampanha !
    Aty ne PS ka me dhjetra specialiste te zote qe jane nga brezi i vjeter dhe qe ne kete fushe jane prifesiobiste tw vertete . Krijo me ata nje grup drejtues pube per luften ndaj krimit se ata kane pervoje ne keto pune, dhe te ndihmojne ty qe je mvushes topi dhe ke vajt ne ate pune me mik. ..se ti nuk e ke haberin fare ,

  9. Lisimaku says:

    po me tritolnat kush nuk po ju pergjigjet me ritmin tuaj zonjushe??

  10. dhembeli says:

    Populli ka thene;O balo te engert tenja
    te keqen e kemi Brenda

    Sa te kete drejtesine Meta …

  11. ./. says:

    Duket qe sali terrori sot paska hap gurin e shpelles
    dhe qikllopat e injorances po terrorizojn cdo teme qytetari ktu.
    Z.Minister ndoshta do duhej mos ti shikonte shprehjet e shpellarve idiote ,
    si shprehje qe vijne nga njerzit ,apo qytetaret e interesuar per nji shtet me rregulla ku njihet e vepron ligji ,por te intensifikoj punen e vet ,
    kunder cdo mbeturine vandalesh ne xhiro ne ate vend.

  12. genci duka says:

    te gjithe polic i kan makinat pa dekumenta ,,jane pa leje drejtimi. dhe n je pjese dhe tape qe i shohim cdo dite rrugeve ,ose prane komisarjatve…ushtaret e kapterat e ushtrise shikoj kure afrohen prane repartve….

  13. pali says:

    Keta qe po shajne qeverine e sotme kane rrethe 23 vjete qe po shkaterrojne shtetin e tyre duke punesuar servile te komunizmit dhe servile te Salihit se keta vetem servilizmin dine te bejne, dje komuniste dhe sote antikomuniste.Rendi dhe qetesia duhet kohe te realizohet, nuk eshte vetem policia qe eshte e perfshire ne kete beteje por edhe gjykatat qe bejne te kunderten……keto i ka gatuar Salihi dhe i perdore ato per shkaterrim te kundershtarit. Mose u merzisni ju qe po kritikoni per interesin tuaj se ditet po afrojne dhe ndeshkimi do te jete i kordinuar, beni gati bateniat se keni qene te mesuara me to…turpe, e mire do te ishte kontributi nepermjet denoncimit dhe jo spekullimi, ne fushata ka edhe viktima te pafajshme por duhet sakrifikuar qe te bejme shtete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje