Italia dhe Greqia janë dy destinacionet kryesore që përdoren nga trafikantët e lëndëve narkotike, e prodhuar kryesisht në jug të vendit në Lazarat.
Policia kufitare në portin e Durrësit sekuestroi gjatë një kontrolli në një mjet trajler me targa të huaja rreth 460 kilogram hashash. Policia ka rrestuar drejtuesin e mjetit , shtetasin maqedonas Bote Ampov, 57 vjeç.
Sipas policisë, trajleri i përket firmës “Pek Trans”.Hetimet pritet të hedhin më tepër dritë mbi origjinën dhe destinacionin final të lëndës narkotike.