Policia e Tiranës arrestoi një 18 vjecar, i cili akuzohet për veprat penale “Hyrje e pa autorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, në kuadër të veprimtarisë së grupit të hakerave “Albania Hacker Group”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ndaj 18-vjeçarit Florjan Hoxhaj nga Vlora, i njohur me preudonimin Neteorm gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”. “Gjatë ecurisë së hetimit, dyshohet se anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer “sulmin” kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo ëeb të tjera të shtetit serb dhe grek. Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit.”, bëri të ditur policia.
si ta kuptoj une arrestohet 18 vjecari dhe me poshte arrest me burg
BRAVO CUNA….
Jane teper qesharake keto deklarata hackerash, sepse kush ka dijeni ne kete fushe, e di mjaft mire qe eshte teper e veshtire nje gje e tille dhe aq me pak per mendjen e nje 18 vjecari. Ky djale po iken mish per top sepse dikush tjeter eshte peshku I madh I cili ja bente punen e gatshme dhe idioti adoleshent shkon e ha karremin. Nejse ata qe jane te profesionit e dine ku e ka llafin plaku.