Sekuestrohen 275 kg kanabis, arrestohen transportuesit

19 Janar 2014, 10:24Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 275 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, ndërsa arrestoi dy personat që po e transportonin atë. Burime policore bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ‘Pilori’ u arrestuan shtetasit B.I dhe R.I, të cilët po transportonin një sasi lënde narkotike që ishte marrë në Lazarat dhe po dërgohej në Tepelenë. Aksioni policor u zhvillua në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të urës së Leklit. Policia gjithashtu sekuestroi edhe dy armë zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje