Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në një rrugë rurale në Libofshë të Fierit.
Babë e bir, të cilët po udhëtonin me një motor janë përplasur nga një automjet. Për pasojë ka humbur jetën Viktor Bushi, ndërsa ka mbetur i plagosur lehtë djali i tij.
Nga të dhënat e para dyshohet si shkak i aksidentit mungesa e sinjalistikës rrugore dhe errësira.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Po si ndodhi?? Edhe pas kesaj fushate gjobash senzibilizuese ndodhi kjo gje?? Eshte e pabesueshme nje gje e tille sepse Sajmja e ka bere zap shoferin shqipetar. Nje dite desh me vune gjobe pse po kruaja hunden ne semafor. Eshte shkelje e etikes me thane.