I arrestuari për mbifaturimet hyn në grevë urie: Fajin e ka CEZ, jo ne

13 Janar 2014, 19:31Kronika TEMA

Një nga të arrestuarit në aksionin e bujshëm të mbifaturimeve të energjisë ka hyrë në grevë urie.

Beqir Kurtaj ishte mes 15 personave të arrestuar rreth një muaj më parë në kuadër të një operacioni kundër abuzimeve me faturat e energjisë.

E bija e Kurtajt, Ariola, duke folur për A1Report, thotë se babai i sajë shtë i pafajshëm.

Sipas saj, mbifaturimet janë bërë nga kompania CEZ.

Ariola thotë se shifrat janë ndryshuar që në matësit e energjisë, diçka që mund ta bënin vetëm specialistët e CEZ dhe jo faturistët.

Mbifaturimet e energjisë elektrike në mënyrë abuzive u bënë objekt i një numri të madh denoncimesh në vitet 2010-2011-2012. U denoncua se mbifaturimet bëheshin në mënyrë abuzive nga kompania për të mbuluar humbjet nga vjedhjet në rrjet dhe mospagesave të faturave të energjisë./ep

9 komente në “I arrestuari për mbifaturimet hyn në grevë urie: Fajin e ka CEZ, jo ne”

  1. fl says:

    Morali: burgun per korrupsion e ha vetem fakiri… ?

    1. Danjel says:

      Po Sali Dollapin apo duhen bythe per ta arrestuar!!!!

  2. korabi says:

    me mire te jesh m…se i varfer ,ne shqiperine e cudirave

  3. luani says:

    Dje me salen ishin mbifaturoimet e çezit kurse sot jane gjobat e policeve,me nje fjale nuk ka ndryshuar asnjegje,rjepe kete popull e pike,sille si te duash se vjedhje jane te dyja por kjo eshte e tashmja eshte me e sofistikuar,dhe parate i merr shteti te gjitha kurse ato i kane nda me çezin.

  4. anonim says:

    Faturuesit mund te kene shume gjynahe por per rastin konkret jane te pa fajshem. Kjo ceshtje eshte mbyllur dy here nga proluroria dhe tani u rihap per show ne luften kunder korupsionit.

  5. aslloni says:

    Cez-in ja fali sali prostituta Presidentit Cek ,per te fituar pik ne kohen kur ai ishte ne krye te presidences BE-se .Pra ja dah mafies ceke troc ,per intersat e tij personale poltike .Ky kurv sot guxon e flet per energjin dhe ajo qe mua si shqiptare me cudit eshte ajo se sali , socialistet nuk gjejn dot fjalet per tja plasur mutin surratit sali terrorit ! Ktu dicka nuk shkon .
    Kta jane duke luajtur me durimin e nji populli te shumevuajtur ,duke u bere miljarder me jeten e ktij populli .ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  6. Treviso says:

    Mbi faturimet nuk jane bere nga faturistet, per kete flas si profesionist i kesaj fushe. Faturistet kan perfituar per xhepin e tyre para se te vendosen kontatoret e rinj dhe para se te regjistrohen ne kompjuter. Pasi u be nderhyrja ne kontatoret e vjeter, ju pre rruga faturisteve.Faturistet nuk munde te shkruajne me shume se sa numri qe tregon kontatori.Ndryshimi i numrit te kontatorit behet nga tekniket qe mbulojne sektoret.Keto teknike nuk nderhyjne pa urdher nga drejtuesit per te ndryshuar numrin e kontatoreve se i dine pergjegjsite.
    Per ta kuptuar me qarte marrim nje shembull: Ne nderhyrjen e serverit te kryeministrise ne 21 Janar 2011 inxhinjeri qe mbulonte kete sektor te vigjilances ka marre urdher nga eproret, se me inisjativen e tije nuk e bente kurre si profesionist. Cdo profesionist aty ku punon, mendon ligjin perpara se te veproje por jane eproret qe i detyrojne te gabojne ne kundershtim me ligjin.Dikush thote pse pranojne te thyejne ligjin? E pranojne per mos me humbur vendin e punes.
    Prokuroria apo gjykata nuk i din keto presione qe i behen mvartesve ne çdo sektor te jetes, por shkojne e ngecin tek personi me i domet dhe i pambrjtur nga askush.

  7. arjanita says:

    Si filim nuk eshte mbifaturim por gjobe e vene nga specialistet
    e IT te cilet me urdher te CEZ nderhyne ne Billing Sistem me
    kodin e PDA se faturuesve.
    Perfitimin e pati vetem CEZ pasi uli ne menyre artificiale humbjet
    per te zvogeluar importin e detyrueshem te energjise per te mbu-
    luar humbjet e energjise.
    Faturuesit moren vetem rrogen.Bonuset i mori IT dhe shefat e
    shitjes.Keta te fundit e dine shume mire qe asnje nga faturuesit
    nuk kishte akses per te vendosur “energjine e pamatur”.
    Faturuesit mbahen peng nga kjo mender drejtesi me urdher te
    CEZ-it te socialisteve.

  8. leshi says:

    o trevizo po numrin e vules si e ndryshojne,sepse edhe fijet qe lidhen te klemat e kontatorit si rregull jane te pazgjateshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje