Deputetët që kanë harruar elektoratin, por nuk harrojnë Mziun

12 Janar 2014, 19:34Kronika TEMA

Nga Rakip Suli*

 

Një grup deputetësh të opozitës përsëritën ritualin e tyre të vizitës në burg, për të takuar kryetarin e burgosur të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.  Ai mbahet ne burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në  tendera. Ai është arrestuar pas një hetimi të thellë dhe i janë shtuar rrugës dhe akuza të tjera.

Para se të jap konsideratën për kolegët deputetë që kanë filluar dhe bëjnë shërbim javor në burgun 313, dua të theksoj për lexuesit se kush është Xhelal Mziu.

Përveç abuzimeve te konstatuara e me të cilat drejtësia po merret me të, abuzimet e Mziut janë  të shumë përmasave të tjera.

Se pari, ai është njeriu i cili ka mishëruar plotësisht praktikën e vjedhjes dhe blerjes së votave në një nga zonat më të varfra, siç është Kamza. Një pushtet që derivon nga praktika të tilla është tipikisht ai që Mziu ndërtoi: shpërdorim detyre, përvetësim i fondeve publike, qeverisje e qytetit me një grup njerëzish gjobvënës, sjellje abuzuese e jo etike ndaj administratës.

Në realitet, kornizat e sjelljes së tij janë në kufijtë e shthurjes e peversitetit. Kamza ka ndaj tij një urrejtje masive, së pari për shkak të mungesës së integritetit të tij moral dhe së dyti për injorancën që përfaqëson. Qytetin e tyre e ka bërë gazi i botës me emërtime gjithëfarësoj, nga rruga “Pekin”, “Bruksel”, pallatet “NATO”, lagjia “OSBE” etj. Ndërkohe qe përbri dergjen pirg mbeturinash, e infrastruktura është inegzistente.

Për veprimet e tij ai është rrahur rreth 5 herë në mjedise publike, nga qytetarë ndaj të cilëve kishte kryer padrejtësi.

Evokoj këtu rastin e punonjëses së cilës ai i drejtohej  si “Shamikuqe” dhe ndaj të cilës kërkonte favore seksuale në këmbim të postit të punës.

Në Kamëz përflitet kudo për abuzimet e tij, ashtu sikurse dhe media vizive ka denoncuar disa herë shkeljet e tij flagrante. Në mesin e Kamzës së varfër, ai ndërtoi vilën e tij luksoze, që s’mund të justifikohet me rrogën e një kryebashkiaku. Pasurimi dhe fuqizimi i tij ecte paralelisht me denigrimin e tij, prandaj marrëdhënia e Mziut me PD është aq e amplifikuar. Ai pagoi në PD për rikandidimin e tij, dhe shpenzoi fonde të bashkisë për të mbajtur peng këtë mandat të dytë në 2011. Aferat e tij janë aq të mëdha, sa vetëm me mbështetje nga pushteti dhe eksponentë të tij mundi t’i realizonte.

Për gjithë këto arsye, PD duhet të distancohet nga mbrojtja e një zyrtari për të cilin gjykata ka dhënë verdiktin me lënie në burg. Vizita për të dytën herë është një akt që dëshmon braktisjen e demokratëve të zakonshëm të këtij vendi dhe rendjen pas mbrojtjes së abuzuesve.

Deputetët e PD-së nuk kanë shkuar pas 23 qershorit asnjëherë në zonat e tyre elektorale. Ata nuk kanë takuar njerëzit që i mbështetën dhe u dhanë votën. Ata nuk kanë takuar militantët dhe demokratët e ndershëm, ndërsa çdo javë angazhohen të shkojnë të takojnë Xhelal Mziun.

Drejtësia duhet lëne e lirë të kryejë punën e saj larg prononcimeve dhe influencimeve  të zyrtarëve të PD-së. Çdo abuzues me fondet publike dhe paratë e taksapaguesve duhet të përballet me drejtësinë. Por, këta deputetë, me sa duket, janë më afër atyre që kanë shkelur ligjin, se sa qytetarëve që i kanë votuar dhe janë braktisur prej tyre.

*Autori është deputet i Partisë Socialiste. Ai ka ka qenë kandidat për Bashkinë e Kamzës në vitin 2011.

20 komente në “Deputetët që kanë harruar elektoratin, por nuk harrojnë Mziun”

  1. Xha sulua says:

    Ca biografie xhelal mziu jam dhjere se qeshuri ore nje gje kisha komuna me e varfer dhe prape mziu fitonte?
    po doni te gjeni se dikush eshte I zgjuar apo budalla thjesht bej pyetjen
    A je demokrat

  2. bullet in the head says:

    O kipe po ata e dine se mziu eshte aq legen sa do shese te gjithe per te shpetuar bythen e tij, prandaj i shkojne e i bejne presijon mos te behet pentit, se gjoja e mbeshtesin.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Deputetet e telekomanduar,kane mbritur ne vendin e padeshiruar !
    Interesohen per kushtet,duan informacion per te mbrojtur pislleqet e tyre.
    Ajo qe na intereson te gjitheve eshte denimi per shperdorim te pushtetit te besuar,korupsioni,shkeljet ligjore.
    Sa per erotiken e tij,po gjeti, le ti gjej fundin!

  4. Flamuri says:

    Problemi i tyre eshte nuk jane vete te akuzuar ndaj bejne cubin dhe deputetin.
    Me kete kryeprokuror qe kemi besoj se do ta bejne kete gje per nje kohe te gjate

  5. fatmiri says:

    Keni harruar qe Mziu eshte dhe profesor doktor i shkencave, nuk e di ne cilat shkenca. Eshte gjithashtu dhe maskarai me i madh pas saliut.

  6. Goni says:

    Vetem pse e ka emrin Xhelal, nuk ja vlen me e nxjerr nga burgu!!!!

    1. Limontosi says:

      hahahahahahahahah

  7. emingrati says:

    mevjen turp qe jetoj ne nje vend me mzyun dhe ata debilat qe evizitojne ne burg

  8. nendetsja 105 says:

    Lereni more Dr. Xhelal Mziun rehat. Policia e Tahirit sapo ka arrestuar nje tjeter intelektual te shquar si puna e Dr, Xhelalit. Ka arrestuar shkenctarin e famshem Paro Laci i cili nder te tjera ne menyre shkencore ka rrahur prof. PASKAL milon mu ne mes te Brkselit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. gjon says:

    PAS MEZIUT ESHTE RADHA E ATYRE DEPUTETEVE QE E VIZITOJNE NE QELI.NJE FITYRE KANE ABUZUSIT ME PUSHTETIN.

  10. alban4eva says:

    po eshte normale qe llumi do mbroje llumin.. Xhelali llum eshte dhe pervec se llumit, tjeter njeri nuk shkon ta vizitoje ne burg..

  11. dajti says:

    Patjeter qe ai mzi phehra ka lidhje me familjen e berishes prandaj ky i fundit i dergon lajmetaret per te mos ja nxjerre pislliqet. Keta ndyresirat qe shkojne ne burg duan ti bejne karshillek 1 milioneshit por do ta hane edhe ata te semes.

  12. emigrantja says:

    Nuk e kuptoj me çfare fytyre ngrihen dhe e mbrojne xhelal mziun ata deputetë se bashku me sali maskarain se qysh te ai fillon e gjith zanafilla si nuk ju vjen pak zor,po thuaj tju vinte turp atyre nuk e e çonin shqiperine ne ate gjendje te mjerueshme si eshte sot ,,,si munden të mbrojne nje hajdut nje imoral nje pervers,,ku nuk la gje pa bere ne kamez,,ngrihuni o popull se po nuk i dolet vetes tuaj zot nuk ka kush ti dali për ju ngrihuni dhe kerkoni te denohen me varje gjakpirësit tuaj,,boll i duruat këta duke ju vjedhur,,vrare dhe poshteruar nese nuk ngriheni ju me zhduk kupolën gjakpirese kurrë nuk do rregullohet shqipëria,,,

  13. Nino says:

    PO si nuk kan turp qe vizitojne nje mashtrues ne burg qe ska dale ne gjyq akoma – apo vajten per te pare vend- strehimin e tyre

  14. petrit says:

    I mbyturi te mbyt thote populli..Jemi te bindur;Se te humburit e 23-qershorit,dicka po pregatisin nen rrogoz.Se Sali Berisha e ka shum te veshtire te pranoi rrealitetin e hidhur te humbjes se 23-qershorit.Te ditur dhe te paditur,e kane mbijetuar diktatin e psikologjise komuniste..Sidoemos komunistat e moshes se trete,qe me fillimin e
    karieres se tyre kurre nuk jane udhehequr nga arsyeja; Por jane dominuar dhe me shum ne kete moshe pleqerije 100% nga instiktet e trasheguara te egersise primitive..Duhet te jemi koshijent,se shqiptaret me 23-qershor,ja hoqen te drejten e sundimit-primitiv-ku prej 23-vjetesh e kane vertitur popullin,simbas kushteve dhe interesave
    te tyre personale duke ngopur dhe gangsterat,qe I rrethonin dhe I mbronin..Ju o popull I njihni me mire se kushdo tjeter,se bemat e tyre
    kanibale,i keni perjetuar..Dhe keta dy ushtar te bindur te Ramiz
    Alis-jane dhe protogonistet kryesor,te zbatimit te platformes fame keqe te kotovices..Ku nepermjet ndryshimit,te identitetit te pronave
    ata ja arriten deri diku qellimit te tyre ogurzi per te ndryshuar
    dhe psikologjine e mbijeteses se popullit shqiptar..Fatos Nano dhe
    Sali Berisha-Keta dy ish lider komunistash,shkaterruan shqiperin me themel…Te dashur bashkeatdhetar,ju drejtohem juve pa dallim feje dhe ideje.Se nje loje e rrezikshme po prgatitet nga keta ujqer te vjeter,se ndoshta mosha rendon mbi supet e tyre,por kurre mos harroni,se
    ne shpirtrat,dhe ndergjegjen e tyre sundojn tendencat e superjoritetit.
    I nxit ata te transformojne vetveten; nga njerez te qensishem,ne perbindesha dy kembesore…Vetem e vetem per te arritur qellimet e tyre
    kriminale..Ti bojkotoni veprimet,apo thirrjeve qe nen emrin tuaj-
    ata kerkojne te nderthurin tragjedi -Shekspirijane-

  15. emigranti. says:

    mendoj se z. suli ka konflikt interesi me z. meziu dhe nuk prisja qe ai te lavdronte ose mbronte meziun. besoj se z. suli eshte nje mashtrues. do ta shihni pas nje viti dhe besoj se ai e ka organizuar arestimin e meziut. z. suli se shpejti do bie ne gropen qe i hapi konkurentit te tije. kamza kur nuk eshte bastion komunistesh.

  16. Maxhun Peka says:

    Problemi eshte qe te arrestohet krimineli Sali Berisha,Kryeminnistri Rama e ka ne plan te beje arrestime te reja me berishen ne krye,keshtu me tha gjate nje takimi qe pata me te.Fillimisht do tu konfiskojne pasurite e tyre ne bregdet dhe ne cdo cep te teritorit shqiptar e pastaj ne burg keto maskarenj dhe hajdute ordiner.

  17. a jeni ju popull ilir apo genjeni veten? says:

    ne qershor me martohet vellai.na duhet nje njeri me daulle dhe demokrat or tej,i lutem qeverise ta leshojne nga burgu zhelalin,

  18. Zani Burimi says:

    Ne zgjedhjet e fundit per bashkine e Kamzes Zhelalit i thane sa do te humbte per 300 e ca vota. Zhelali beri listen me zhulsit e vet dhe i bleu dokumentet e votimit nje nate para per te mos votuar dhe … hopa!… na u rizgjodh duke ta marre, o Rakip, postin e kryetarit ty. Kjo u quajt thagme veç nje dite, se e verteta doli te nesermen e vertetuar nga “shitesit” e votave qe moren ne nje dite mbi 100 milion leke nga Me i Ziu (me falni, nga paret e tenderave!). Ata deputete faqezinj qe i shkojne te dera e burgut do te shkojne, o Rakip, ne vendin e birucen e Me i Ziut, se, dihet, ata jane edhe me kryekriminele se ai. Me vjen keq per profesorin nga Golloborda (i shkreti!) dhe piktorin nga Melani qe dha idene e ndritur (te emrave çudiberes te rrugeve te Kamzes).
    “Drejtesia” jone nuk do te lere asnje kusar ne burg derisa te jete kryetar i KLSH-se P..dhsidenti Nishani. O tempora, o mores!

  19. marjeta says:

    Zoti Rakip pershendetje jam Marjeta Meziu shpresova shume qe ju te pakten kthenit nje pergjigje qofte dhe negative por ju akoma se keni lexuar mesazhin qe ju shkruajta shpresova shume qe ju te me ndihmonit por mesa duket ju dibranet qe shkoni andej harroni ku keni lindur e rritur.Te pakten ja thoni nje llaf deputetit tone Ulsi Manjes se do banit nje te mire
    ju lutem me ndihmoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje