Arrestohet “bosi i plehrave” të Romës, me biznese dhe në Shqipëri

9 Janar 2014, 18:53Kronika TEMA
Arrestohet “bosi i plehrave” të Romës, me biznese dhe

Manlio Cerroni, i njohur ndryshe si mbreti i plehrave në rajonin e Lacios për shkak të monopolit të industrisë, përfundoi në pranga pas 5 vjet hetimesh dhe mijëra telefonatash të përgjuara nga karabinierët e Romës. Agjencia e italiane e lajmeve ANSA thotë se sipas hetuesve, për vite të tëra Cerroni ka qenë padroni i një makinerie parash pa rivalë që përmes mashtrimeve dhe favoreve politike ka fituar miliona euro në mënyrë të paligjshme. ‘Corriere della Sera’ shkruan pas rënies në pranga biznesmenit i janë sekuestruar mbi 18 milionë euro.

Manlio Cerroni përveçse një figurë e njohur në Romë, është aksioner edhe në një kompani plehrash ë Shqipëri, regjistruar në kohën që Fatos Nano ishte kryeministër. Grupi ‘Beg’, ku i arrestuar është aksioner është i përfshirë në projektin e hidrocentralit të Kalivaçit, siç faktohet edhe nga vetë faqja zyrtare e shoqërisë, ku Cerroni shfaqet ne grupin drejtues.

Aksionarët e grupit Beg në Shqipëri janë:

Becchetti Francesco 20%
Condomitti Liliana 20%
Becchetti Celestino 20%
Grigolon Stefania 10%
Cerroni Manlio 20% ( Patron discariche Roma)
Cerroni Donatella 5%
Cerroni Monica 5%

Gazeta “L’Espresso” shkruan se rënia në pranga e Cerroni-t, i lënë në arrest shtëpiak për shkak të moshës së thyer 86 vjeç, shënon fundin e perandorisë miliardere që ai kishte ngritur. Siç shkruhet në artikull, biznesmeni në fjalë nuk kënaqej asnjëherë nga marrëveshjet milionere që fitonte duke shfrytëzuar lidhjet e tij me politikën duke kërkuar gjithmonë e më shumë, e madje sipas gazetës edhe të mbetej në histori, si bamirësi i Romës.

5 komente në “Arrestohet “bosi i plehrave” të Romës, me biznese dhe në Shqipëri”

  1. Sila says:

    Ja ou doli se nga i merrte leket Agoni qe paguan qe shume Adi Krasten. Heeee

    1. Daniel Ndreu Roma-Italia says:

      Po Sila!
      Per me shume informacion:
      http://goo.gl/OmQbcd

  2. debati says:

    nje aresye me shume qe shteti shqiptar te anulloj HEC te Kalivacit dhe te ler lumin e vjoses te rrjedh i qete dhe i pa ndotur nga plehrat e Italise.

  3. A LESHI says:

    JO JO kjo seshte e vertete se krye bosi eshte ne TIRON me emrin SALI TRAPAZANI!!.

  4. Ku eshte problemi se nuk e kuptoj,sa cazzo jeni xheloz edhe per Krasten milet i pa gdhendur ne limitin e idiotesise nivel zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje