Gjendet në Laç makina e autorëve të grabitjes së dy kambistëve në qytetin e Durrësit. Makina tip “Land Rover” e bardhë, me targa angleze që u përdor në grabitje, është gjetur e braktisur në një rrugicë në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po kryen verifikimet e duhura për gjetjen e ndonjë prove që do të mund të çonte në identifikimin e tre grabitësve.
Mëngjesin e së martës dy kambistë u grabitën në vendin e tyre të punës. Ngjarja ndodhi në tregun e lirë të këmbimit valutor, pranë ish-Farmacisë Nr.1 në një nga zonat më me lëvizje të qytetit bregdetar.
Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u kanë vjedhur 100 mijë USD kambistëve Rajmond Çollaku dhe Arben Çuni, të cilët i kanë goditur dhe me shkop bejsbolli.
gjeni autoret dhe kthejini leket njerezeve lerini hulumtimet fotot dhe parashikimet per forcat e rendit e kam.
hajduta hallexhinj me land rover
Hajdutet nga mamurrasi , tritolvenesi i shtylles nga Laci, cudi ju ngjallet morrat te komanduarve te PD.Edhe ne periudhen 2007-2008 nga keto zona vinin krimet dhe kriminelet qe terrorizonin popullin.I kerkoj Ministrit te rendit qe te bej te pamunduren per ti kapur dhe te shohim pastaj se kush jane e nga marrin urdhera.
E ka vjedh Skifteri Portokallise ?