Ministria e Brendshme ftoi sot opozitën që të përdorë çdo instrument parlamentar për të shuar dyshimet lidhur me shifrat e kriminalitetit.
Përmes një deklarate për mediat, duke reaguar ndaj akuzave të PD-së në lidhje me gjendjen e rendit dhe sigurisë, Ministria e Brendshme thekson se “suksesi për uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë në vend, nuk do e konsiderojë produkt ekskluziv të MPB dhe Qeverisë, por të mirë publike për qytetarët dhe sipërmarrësit në vend”.
E ndërsa ka publikuar shifrat e krimit të dhjetorit 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012, Ministria e Brendshme thekson se vrasjet janë ulur me 55 % dhe gjatë këtij muaji janë kapur 29 % më shumë persona në kërkim se muaji dhjetor 2012.
Më poshtë shifrat e publikuara nga Ministria e Brendshme:
VRASJET–Janë ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012;
PERSONA NË KËRKIM – Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012;
LUFTA KUNDËR DROGËS – Ka 55% më shume procedime penale, 60% më shumë autorë të proceduar.
TRAFIQET– Janë regjistruar 167% më shumë procedime penale dhe 168% më shumë autorë të proceduar.
KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI – 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.
QARKULLIMI RRUGOR – Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.
DHUNA NË FAMILJE – Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
NDËRTIMET PA LEJE – Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.
PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE – Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
Me vjen keq kur shikoj propaga ne si ne kohen e qepes qe kaluam kur flitej per misrin 120% gruri 106%, foragfjere 200% etj
Kur ishit ne opozite jo vetem shpifnit dite per dite pa defter por bojkotuat ate parlament per 2 vjet qe mund ta kishit shfrytezuar edhe ju perpara se te beni moralistin tani. Ptui pis kamuniste!
Mos prisni ndonje gje te mire nga KLIKA BARBARE E Sali Berishes!!!
Skeni faj, ju te pedes qe nuk i kuptoni shifrat dhe burokracine sesi funksionon. Doni dhe ca kohe qe te civilizoheni. Megjithate 25 vjet nuk jan pak, keni pas gjithe kohen e mjaftuar. Ju edhe pas 25 vjetesh nuk jene ne gjendje te gjeni nje lider me te mire se Berisha. Nje sherbetor te komunisteve te rangut te trete. Shkoni hani pershesh tani.
Duhet akoma me shume pune Saimir, mos u vet-ngazelleni..