DOSSIER/ Pesë vjet më parë, ditari I një shpërthimi të paralajmëruar

31 Dhjetor 2013, 14:18Kronika TEMA
DOSSIER/ Pesë vjet më parë, ditari I një shpërthimi

Nga Mero Baze

Duke u gdhirë 31 Dhjetori 2008

Duhet të ishte ora rreth 2: 45 minuta kur djali im I madh Joni, më zgjoi I shqetësuar, pasi po dëgjonte alarmin e makinës në oborrin para pallatit. Si një I përgjumur i rëndomt, e hoqa qafe duke I thënë mos të shqetësohet. Pas dy minutash ai hyri sërisht në dhomën time të gjumit, duke më përsëritur se po shikonte një flak pas makinës. Për të më mbushur mendjen se makina ishte në rrezik, më tha se dje kishin vjedhur një makinë në lagje.

U ngrita gjysëm I përgjumur, dola në ballkon dhe pash një flak ende jo të fort që nisej nga toka, pas bagazhit të makinës dhe ngrihej mbi bagazh. Ishte qartësisht një zjarr I ndezur poshtë makinës që kishte aktivizuar alarmin e makinës. U vesha me rrëmbim dhe dola në koridor të pallatit. S’më kujtohej asnjë numur policie, përvec Gent Strazimirit, zëvendësministër i Brendshëm. E zgjova me siguri nga gjumi, pasi ju desh dhe atij rreth një minutë të kthjellohej pse po e zgjoja nga gjumi në atë orë. I shpjegova se makina ime kishte një zjarr nga pas saj dhe rezikonte të digjej, duke djegur dhe makina të tjera të parkuara afër saj. Më këshilloi mos të lëvizja dhe mos ti afrohesha, derisa të vinte policia dhe zjarrfikësit. Ngela I vetmuar në koridorin e boshatisur pa drita të pallatit. Komshiu im në kat të tret është drejtori I gazetës Albania, Ylli Rakipi. I rashë telefonit të tij dhe u zgjua menjëherë. I tregova cpo ndodhte. Për dy minuta ishim jashtë të dy. Ju afruam në distancë dhjet metra makinës. Zjarri niste nga toka dhe po I afrohej gomës së pasme të krahut të djathtë. Shtëllunga e flakës po ngrihej mbi bagazh, por makina ishte lehtësisht e shpëtueshme, nëse shkoje ti hidhje ndonjë batanije, apo dicka tjetër që ta izoloje. Alarmi vazhdonte akoma cka tregonte se sistemi elektrik nuk ishte prekur ende.

I ritelefonova Strazimirit dhe I shpjegova situatën. Më tha mos të shqetësohesha se policia ishte nisur për në vendngjarje por ne duhet të largoheshim nga makina. Ideja se dicka mund të shpërthente ishte një paranojë që duket se e kishim të gjithë, por nuk ja thoshnim njëri tjetrit. Duke ndenjur vendos atë njftoj me sms disa koleg të mij. Ishte një sms e thjesht ku u tregoja se makina ime po digjej para pallatit. Ja nisa dhe Sali Berishës një sms. Ishte pak cinike, por mendova që është mirë ta ketë. Së paku mund të përfshihet ose të distancohet më me vetdije pas kësaj.

Rreth orës 3 u shfaq polici I parë në rrugicë. Kaloi para makinës dhe doli nga krahu ynë. U përshëndetëm dhe e pyeta për zjarrfikësen. Ndoshta pak I alarmuar dhe I nervoz nga ngjarja I thashë se po rrezikohen makinat e tjera dhe siguria e pallatit nëse shpërthen. Më tha se po vjen. Dhe vërtet nga krahu tjetër I pallatit, pra nga një rrugë krejt tjetër shiheheshin dritat e zjarfikëses. Kalova përmes tunelit të pallatit për ti dal përpara dhe u tregova që zjarri gjendje në anën tjetër të pallatit dhe jo nga kishin hyrë ata. Për tu kthyer në anën tjetër u duhej një rrugë rreth 3 kilometra.

Pas pes minutash dolën në vendin e duhur. U futën në rrugicë ju afruan dhjetë metra makinës, nxorrën zorrën e ujit dhe filluan të hedhin ujë makinës që digjej. Flakët ndërkohë kishin përparuar dhe kishin ndezur gomën e pasme të krahut të djathtë. Po I afroheshin serbatorit të benzinës. Polici më pyeti nëse ka karburant makina. I thashë se është plot pasi e furnizova para se të vija në shtëpi. Mund të kishte 80 litra benzinë. Por e sigurova se makina ime BMË ishte tip I ri dhe ka siguresa që s’takojnë serbatorin e benzinës nga qarku elektrik I makinës. Zjarrfikësi I parë që nisi ta shuante me ujë, ju afrua shumë dhe unë realisht I frikësuar për jetën e tij I thashë të largohej mos shpërthente. Por duket se ai I njite tipin e makinës dhe nuk u tremb. Vetëm se vuri duart në brez dhe nuk po lëvizte.

-Ska më ujë tha. S’paskemi ujë në zjarrfikëse.

-Po shkumë e pyeta unë, se shkuma e fik.

-Asgjë s’paksemi tha. Kemi një pomp dore po e provoj me të.

Pompa e dorës me shkumë, nuk pati ansjë efekt.

U lidha prap me Starzimirin dhe I shpjegova se zjarrfikësja e parë ka ardhur pa ujë dhe pa shkumë. Duhet një tjetër.

-Nuk varen nga unë zjarrfikëset tha.

E mbylla telefonin nervoz dhe po I rrija larg makinës. Policët u shtuan dhe mbriti mes tyre dhe Gjergj Jorgoja, të vetmin që njihja prej kohësh prej tyre, tashmë Nëndrejtor I Policisë së Tiranës. Më tha se kolegët e tjerë ishin po ashtu zyrtarë të lart. Njëri ishte shefi I komisaritit numur 2, vëllai I deputetit Sali Shehu, kurse më hijerënd ishte njëri që u prezantua si shef I antiterrorit. Ai sapo më dha dorën mua dhe Ylli Rakipit, ende pa u prezantuar, na tregoi shkakun.

-Duhet të ketë pas ndonjë shkëndij elektrike tha. Këto makina janë delikate.

-Është BMË e re I thashë e blerë me kilometra zero dhe shumë e sigurt. E shikon që ka gjysëm ore dhe ende spo merr flak.

-E di, e di tha, por me siguri është shkëndije elektrike.

Mendova se po tallej, por një prej kolegëve të tij të shumtë, që mbinë aty, ma bëri me shenjë se ka pirë, dhe mendva se ishte duke më thënë “mos ja vë re”. Për të mos u bërë nervoz u largova prej tij. Banorët e pallatit kishin dal jashtë dhe Taqua I zoti I Klubit para makinës që digjej, hapi klubin të futesim brenda.

Kishte mbritur ndërkohë zjarrfikësja e dytë. Nuk e kuptoja pse nuk futej në rrugicë. I thashë policit të largohej zjarrfikësja e parë dhe të futej e dyta që ishte plot.

-Nuk ka si del tha.

-Të ec përpara kjo që ka zënë rrugën , I thashë dhe ti hap rrugë asaj.

-Mos u mërzit se e zgjidhin vet tha.

Dhe zgjidhja ishte banale. Zjarrëfiksja e dytë I hidhte ujë dhe shkumë zjarrëfikës së parë dhe kjo pastaj e përdorte atë për të shuar makinën që po përfshihej nga flakët e shpërthimet e her-pas-hershme. Një zjarrfikës mori një levë hekuri dhe filloi të cante xhamat e makinës para dhe anash dhe flaka e përfshiu të gjithën lehtësisht pasi uji I zjarrfikëses kishte shpërndarë benzinën në gjithë teritorin poshtë saj.

Fillova të dyshoj pak për këtë përpjekje shumë të qetë për të djegur gjithcka nga makina por mendova se mund të jetë ndonjë sekret profesional. Ishin të gjitha mundësitë që makina të shpëtohej, vetëm duke ju djegur pjesa e bagazhit dhe ndoshta goma e pasme e krahut të djathtë. Ashtu do të shihej qart, ku ishte vënë zjarri dhe mund të merrej ndonjë provë. Kështu makina po kthehej në një skelet hekuri ku nuk kishte shpëtuar asgjë brenda saj dhe përreth saj. Flakët po I afroheshin një makine të vogël parkuar në të kundërt para saj dhe I kishin shkrirë pak pjesën ku mbahet targa e cila I ra në shesh. I zoti I makinës, po ashtu banor I pallatit doli dhe e largoi nga vendi, pasi zjarri në makinën time u shua.

Kamera e Vizon Plusit që kishte mbritur në pjesën e poshtme të rrugicës nuk po lehohej të filmonte deri sa makina ishte në flak dhe kameramani I ngrat nuk e kishte telefonin tim të më njoftonte. Kur më thanë në telefon shkova e mora, por flakët kishin ikur dhe kishte mbetur vetëm skeleti I makinës dhe një filmimi im I keq me celular.

U ulëm në kafen e hapur me ngut për shkak të zjarrit në makinë. U qetësova që gjithcka mbaroi me aq dhe po riprezantohesha me zyrtarët e policisë. Gjergj Jorgoja, të cilin e njihja prej vitesh po mi prezatonte. Më ngelën në mendje vetëm disa detyra të tyre por jo emrat. Dhe mbiemri Metko, I atij tipit që shtirej si pak I pirë dhe pak fudull. Ai ishte shefi I antiterrorit për Tiranën. Ishte me mbiemër Metko,me origjinë nga Kolonja dhe paskësh punuar në prokuori pas vitit 1997. Ky nuk doli asnjë sekond nga klubi që kur u hap dhe po debatonte me Ylli Rakipin, Drejtorin e gazetës Albania për të mbrojtur version e tij se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një shkëndij elektrike prej një “fallco kontakt”. Ylli po I tregonte se kishte parë zjarrin në tokë, pas makinës ende pa u përhap, por fudulluku dhe arroganca e Metkos, ngjante me një një diagnoz të përcaktuar pa ndodhur ngjarja. Kërkova të bëja deklartën mbi ngjarjen. Një djal shumë I sjellshëm mu ul në tavolinë dhe unë fillova ti përshkruaj rrethanat si e mora vesh dhe cfarë kisha parë. Metkua, e la bisedën dhe debatin mbi shkaqet e zjarrit ende pa filluar hetimet dhe u ul në tavolinën ku isha me unë me ekspertin, edhe pse bëra kujdes të kuptonte se nuk po e duroja dot.

-Tani tha të kemi në dorë. E dijmë ne c’bëjmë me ty. Dhe e shoqëroi gjithë këtë budallallëk me një të zgërdhirë prej pijaneci.

-Bëni detyrën I thashë, nëse nuk ekeni bërë deri tani.

-Ku është djali tha se do pyesim dhe djalin.

-Në shtëpi I thashë. Nuk kam fol me të qysh kurse kam dal nga shtëpia dhe ndoshta është shtrirë prap.

U zgjata tek dera e klubit dhe ngrita kokën nga dritrja e apartmentit tim. Pas xhamit pash fytyrën e djalit. Paskësh qëndruar aty për gati një orë duke parë gjithcka. U drodha I gjithi nga tmerri. Joni, tim bir, sapo ka mbushur 15 vjet dhe studjon në një kolegj në Vienë. Ka ardhur për vit të ri në shtëpi dhe në ditën kur ka pritur të festoj me prindërit e tij dhe vëllain, bëhet dëshmitarë I një ngjarje që ua kalon skenave të filmave me “Ku Klus KLANIN”. U shqetësova që ai kishte qëndruar në dritare gjithë kohën. U ngrita ta njoftoja dhe pash që këmbët më ishin mpirë nga të ftohtit. Nga nxitimi paskësh veshur këpucët pa corape dhe gishtat nuk I ndjeja më. Dërgova dikë ta sillte poshtë. Kur hyri në klub dukej I qetë, por shumë hetues ndaj cdo fytyre. I shpjegova se ky xhaxhi do të bëj ca pyetje dhe ti do tregosh cfarë pe.

Metkua, “njeriu I anti-terrorit”, ndërhyri menjeherë.

-Ti mos e instrukto djalin, e dijmë ne ç’bëjmë me ju tani, tha. Ik pak më tutje ti,- më urdhëroi mua.

Për një moment pata një dëshirë ta fyeja, por e mbajta veten.

Eksperti që do ta pyeste ishte tepër I sjellshëm. I tha Metkos se prindi duhet të rrij aty se fëmija është I mitur. Djali tregoi gjtihcka si e kishte dëgjuar alarmin e makinës, si kishte dal në dritare, si kishte parë makinën në flak dhe si më kishtë zgjuar mua nga gjumi. Në fund firmosi. Eksperti kërkoi të firmosja dhe unë si I pranishëm dhe firmosa. Metkua kishte ikur ndërkohë nga tavolina dhe po vazhdonte debatin me kolegun tim “se zjarri ishte shkaktuar sipas tij nga një shkëndijë e prodhuar nga një fallco kontakt”. Ju afrova grupit për t’u ndarë me ta.

E pyeta këtë Metkon ku ksihte punuar më parë.

-Në prokurori tha.

Ika me një shije të hidhur nga gjithë kjo, ndërsa mëngjesi po zbardhte.

Ahmet Prençi, Drejtor I përgjtishëm I Policisë mori kur gjërat po qetësoheshin. Ishim miq të mirë.

-Nëse ke ndonjë emër ma thuaj tha.

-Kam një I thashë, por po ja çoj Strazimirit me sms.

Kisha një drojë se po t’ia çoja Ahmetit, ai do të detyrohej të ishte dëshmitar ligjor I një denoncimi, që mund ti hapte shumë telashe.

Ja nisa Strazimirit. “Ma verifiko këtë emër, F. S. Punon në Gardë”.

Pas pak më erdhi përgjigjia e tij. “Nuk ezgiston ndonjë njeri me këtë emër”

U trishtova shumë nga sindormi I frikës që kishte pushtuar Piramidën e Shtetit nga ideja se mund të zbardhnin krimin, ndaj një “armiku të pushtetit’.

Dyshimi im për të ishte I bazuar nga denoncimet e fqinjëve. Ai kishte tri ditë rresht që qëndronte para pallatit, pikërisht 5 metra larg vendit ku u dogj makina. Më 29 Dhjetor, një I afërmi im që e njihte mirë më thirri I shqetësuar dhe më tha se duhet të bëja denoncim pasi ai nuk rrinte kot aty. Isha në dilemë. Denoncimi ishte pa sens, pasi ai thjeshtë rrinte aty. Atëhere vendosa të bëj dicka të ndërmjetëme, Thirra një Prokuror të njohur të Prokurorisë së Përgjithshme. SH. H., në atë kohë në krye të shoqatës së prokurorëve dhe ja shpjegova situatën. I thashë merre si njoftim, se ndoshta ndodh dicka. Dhe ai e mbajti shënim duke më porositur të bëj kujdes.

/Vijon/

9 komente në “DOSSIER/ Pesë vjet më parë, ditari I një shpërthimi të paralajmëruar”

  1. Kris says:

    Mero jemi me ty.Gezuar Vitin e Ri 2014 !Qofte nje vit i mbare dhe suksese!

  2. kel ukaj says:

    Mero, shpresojme do ta digjni kulshedren per festen e Epifanise. Ketu me 6 Janar djegin edhe shtrigat, keshtu digjni shtrigen dhe kulshendren e shqiperise qe per 23 vite e ka sjelle verdalle.

  3. kaldaisti says:

    I nderuar z.Baze kam pershtypjen se ekzekutori eshte arrestuar ,problemi eshte se kur do te arrestohet urdherdhnesi se ky eshte edhe kyçi i vjedhjeve,i djegieve!Pa lidhjen me pranga te ketij monstruozi Shqipëria gjithmone ka per te jetuar nen keto ngjarrje!Ju uroj “Gezuar 2014” si viti qe pritet te kete shume ngjarrje te rendesishme persa i perkte drejtesise,e uroj qe drejtesia pasi te vihet ne vend gjyqin keaj bishe ose tia beje perpara Pallatit te Kultures ose para Skenderbeut ku te gjithe te kemi mundesine ta peshtyjme kete felliqesise e vetem shqiptarizem nuk mbarti!

  4. england says:

    Mero djali cfare te kane pare syte,dhe degjuar veshet keto 8 vite,nuk do i shohesh me kurre pergjate gjithe jetes!Ndersa ai Fatos Skeja qe ti e permend si te dyshuar do qeroje koka peshku,dhe lepirje loli-pops pas dyerve te burgut.Gezuar dhe pac fat Mero…

  5. guri shabani says:

    Te shkuara te harruara ,Gezuar 2014 suksese femijve dhe do zoti rilindja e zgjidh problemin.

  6. Treviso says:

    Zoti Mweo, Gezuar e pershum vjet vitin e ri 2014! Mendoj se viti 2013 i largoi kafshet me fytyre njeriu nga funksionet shteterore. Le te jete ky vit nje vit pune dhe pa strese.
    Gezuar, Gezuar dhe gjithmone gezuar se bashku me familjen!

  7. rebeli says:

    Nuk ka epitet qe ti vesh bandes qe zaptoi nje popull te tere.Ata jane ligesia vete.Nuk e di se si ndihen tere ata emra qe permenden nga Meroja qe i kane bere fresk nje pushteti te korruptuar dhe kriminal deri tek thonjte e kembes.Duhet tu vije turp nga vetja.I zente buka e taksapaguesve shqiptare!

  8. Editorial says:

    Ja si veprojne ata qe i mbeshtet Berisha .Edhe nje here vertetohen fjalet e tua Mero,me arrogaancen e tyre dhe menyrat banale nuk do ta zbusin aspak penen tende.

  9. XHIKE says:

    I DASHUR MERO
    UNE E PESOVA NE 9 MARS 2014
    TOLIN E BERI ”TALLASH” POLICIA
    NDERSA GAZETARI THOMA NIKA NE GAZETEN SHQIPTARE THA ”TRITOL ISH SHEFIT TE URBANISTIKES”,”AKUZOHET PER SHPERDORIM DETYRE”,ETJ
    ALEKSANDER CIPA THOTE QE SOLIDARIZOHEM ME GAZETARIN
    KASUA PO NJESOJ!
    TE SHKUARA NA QOFSHIN
    TE PAKTEN GAZETARET MOS TE BEHEN SI POLICET
    PERSHENDETJE NGA SARANDA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje