Policia nis t’i japë fund piraterisë televizive të kabllorëve fantazmë

27 Dhjetor 2013, 18:46Kronika TEMA

Shqipëria ka një numër rekord televizionesh kabllorë në qytetet të vogla deri në fshatra, të cilët mbijetojnë falë piraterisë së tyre nga dy kompanitë kryesore të rrjetit dixhital, Digitalb dhe Tring.

Me dhjetëra TV kabllorë lokalë transmetojnë kanalet e tyre pa pagesë dhe programe të tjera në rrugë informale duke ua shitur atë qytetarëve.

Shqipëria ka një nga detyrimet e saj kryesore piraterinë televizive dhe polica duket se po përgatit një aksion në këtë drejtim.

Policia e Shtetit ka nisur një sërë kontrollesh dhe bllokimesh të operatorëve kabllorë dhe individëve që piratojnë programet në mënyrë ilegale.

Në shumë qytete policia ka bllokuar dhe po çon për ndjekje penale pronarët e rrjeteve kabllore, që funksionojnë prej vitesh.

Aksioni ka nisur mbrëmjen e të enjtes dhe shënon operacionin e dytë me masiv pas atij për ndalimin e lojërave të fatit.

Mësohet se janë bllokuar disa operatorë në Peshkopi, Lezhë, Laç, Shkodër, Vlorë dhe Fier.

Drejtoria e Policise njoftoi se Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe Financiar ka nisur operacionin e koduar me emrin ‘Pirateri televizive’.

Ne Shkoder eshte ushtruar kontroll dhe bllokuar subjekti “Cable Albania”, e cila kishte montuar servera per te transmetuar ne menyre te paligjshme programet e ‘DigitAlb’. Ndaj pronarit te ketij operatori eshte nisur procedimi penal, ai eshte Aldin Gjurbavija 39 vjec, banues ne Tirane.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 57 aparatura qe sherbenin per transmetimin e sinjalit televiziv. Ne Diber eshte ushtruar kontroll ne dy ambiente te shtetasit Endri Besnik Leka, vjeç 26. Nepermjet nje sistemi ai vidhte e me pas shperndante programet e ‘DigitAlb’. U be sekuestrimi i pajisjeve dhe nisja e çeshtjes penale ndaj tij.

Raportohet se eshte kontrolluar subjekti Al-Te SHPK ne Lac qe transmetonte pa asnje te drejte 50 kanale televizive. Ne cilesine e prones jane bllokuar gjithe pajisjet dhe ndaj pronarit te ketij operatori ka nisur procedimi penal. Gjithashtu njoftohet se po kryhen veprimet ndaj subjektit “Alfa Hajdini” në Fier me administrator Bilbil Hajdinin.

Në Poliçan –Berat, nësubjektin “CA-TV” me administrator shtetasin Ilir Olldashi.Në Përmet, në subjektin “Këlcyra Sat”, me administrator shtetasin Ilir Olldashi. Në Tiranë, nësubjektin “Cable Albania Tiranë” me administrator shtetasin Risto Gjurbavija. Në Patos, subjektin “Silvi&Kombi”, me administrator shtetasin Eduart Muho. Në Kavajë, në subjektin “Multivizion” me administrator shtetasin Arjan Sotiri. Aksioni eshte ne vijim e siper ne gjithe vendin dhe policia pritet qe se shpejti te jape edhe nje deklarim ne lidhje me goditjen e piraterise televizive.

 

12 komente në “Policia nis t’i japë fund piraterisë televizive të kabllorëve fantazmë”

  1. Arben Demeti says:

    Mos u merrni me peshqit e vegjel.
    Merruni me Sander mafishen, qe privatizoi te gjithe kinostudion; me filma edhe me ndertesa.

    http://goo.gl/SGQBpD

    P.S. Sikur te kishin qene te rinj aktoret, edhe ata i kishte privatizu, po ne moshe pensioni nuk i hyjne ne pune ?

    1. Kadri Nurja - ish polic ne pencion says:

      @ muhamet dhe Arben
      Mos harroni qe paret e popullit perfundojne ne kanalin televiziv te klonuar ABC NEWS made in Sander Frangaj(ABC USA)

  2. muhamet dema tropoj tiran says:

    polen nam ky ministri jon ibrendshem sajmir trapi une quhem muhamet dema polic ne drejtorin e tirane neve policija nuk jemi tespecjalizuar pere te mbyll aperator televiziv porper rujtjen erendit eqetsis publike esht prokororia ajo qindjek penalisht keto shkelje esht adriatik llalla perket probleme ejo sajmir tahiri jeni dukeenxjerr policin eshtetit jasht funksjonit zoti sajmir jasht atyre qene ikemi mesuar ne qendren etrajnimit te policis ne kursin amerikan julutemi sinqerisht qete hiqni dor nga keto qepoben se pokryen vepra terenda penale dhe nje dit duhet tju pergjigjesh

    1. Shtetari says:

      Ky eshte polici tipik shqiptar, qe as te shkruaje nuk di.

    2. 1 prilli says:

      Nuk genjeke. Qenke vertete polic!

    3. fronti demokratik says:

      Saliu e ka fajin!

    4. ish demokrati @ Muhamet Dema says:

      Ti Muhamet Demi, duhet ta kishe mbiemrin Lopa se je me i trash se Lopa, c’te ka ardhur nga mbrapa e ke nxjerre nga goje

  3. babec says:

    Qenka bere Policia krah i armatosur i pirateve te Digitalbit!

    Mos harroni se te Digitalbi ka pjese dhe vete Sandri… dhe ndersjelltas!

    Edhe Digitalbi esht ne Kinostudio!

    Pislleku ska fund! Pulicia ne vend te hetoje te gjithe mafien mediatike, po shendroen ne strukture paramediatike!

    Shenje teper e keqe!

  4. zogi i zi says:

    mevjen mir qe paska polic siky muhameti qe spaska frik takritikoj ministrin evet memer mbi emer edhe kupunon edhe nefakt esht krejt evertet seky zollum qar po shkatrron policin dhe pohyn ne gjk megjith shqiprin nuk edin asvet sekudo ik mevon kur temos jetme ministeri brendshem telumt goja more djal apo burr por qenke burr medy rreha

    1. Brrockulla says:

      Tani te besuam! Te kishe ndryshuar menyren e te shkruarit te pakten… ?

      Ju akuzoni Edin per bipolarizem, por ti (dhe ndoshta shume nga ju) vuan nga “dissociative identity disorder (DID)” (personalitetit te shumefishte) me sa duket.

  5. zogi i zi says:

    mesandrin smund takruaj edvini sajmir tahiri joejo sika tefilmuara kundrabanden eilaceve qiben babaj iministrit brendshem dhe sajniri qe tani jahap rruget paasnje problem keta pra me sandrin skan byth

  6. Fshesa says:

    Policia ne sherbim te Digitalb-it. Po Digitalb-in kush do ta kontrolloje
    per super piraterin televizive qe ka vite qe kryen dhe qe KKRT e ka denoncuar disa here, apo sot Digitalb-i eshte shteti.
    Ka shume probleme me madhore per te zgjidhur Shqiperia, o zoti Kryeminster. Me gjithe kete varferi e papunesi, te pakten leri njerezit te shohin televizor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje