Fatjona Sula
Gjykata e Korçës vendosi të dënojë me 19 vite burg Çelnik Maliqin, i akuzuar për vrasjen e 24- vjeçares Fatjona Sula.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 shtator të vitit të shkuar, poshtë një ure në Qafë Thanë.
Sula u gjet e masakruar me gurë nga Maliqi, që u arrestua më vonë.
Pasi kishin bërë seks, Maliqi e kishte qëlluar me gurë Fatjonën pas një zënke.
Më vonë ai rrëfeu se e kishte kryer krimin pasi ajo i kishte kërkuar 30 mijë lekë të vjetra.
Më herët, Maliqi, i martuar dhe me një fëmijë, kishte rrëfyer se krimin e bëri pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.
Duke folur në seancat e mëparshme, Maliqi ishte përlotur.
Në momentin që është përmendur fëmija e tij, ai ka deklaruar me zë të ulët: “Ç’i bëra vetes dhe familjes. Për një njeri që nuk vlente, bëra një krim të pafalshëm dhe i lashë njollë familjes”.
Fatjona Sula, nënë e dy fëmijëve, ishte e divorcuar dhe jetonte në Përrenjas. Fëmijët e saj jetonin me gjyshërit në Orenjë të Librazhdit, në gjendje të mjeruar ekonomike./ep
Per nje njeri qe nuk vlente? Ne burg u kalbsh o shpellar qe nuk ke empati per bashkeqeniet njerezore. Vrases!
Ca qelbesire mor zot ?
Ai ka bere vrasje makabre , dhe duhej denuar me burgim te perjtshem
shume pak i ke 19 vite,,,ka rene fare vlera e jetes…
E vrau se u prish shpejt..!
Celiku perdor gurin.bageti dhe shtaze ,keta duhet te tridhen dhe pastaj te perdoren per vaditje dhe pune bujqesie per 25vjet qe mos ti ushqeje taksapaguesi.mire e kishte xhaxhi qe i fuste ne pune keto lloj monstrash.te vdesin nga puna jo nga plumbi se ikin lire ashtu.
Ate vrasje makabre mund ta beje nje i cmendur.