Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar rreth orës 4:10 të ditës së sotme.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Ministrisë së Arsimit, për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Personi i cili ka humbur jetën është shtetasi Berti M. rreth 40 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur 42-vjecari nga Librazhdi Ilmi Q. i cili po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’.
Sipas të dhënave të para, të marra nga policia bëhet e ditur se, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy automjetet.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.