Fatorino i një furgoni me fëmijë shkolle kapet me pistoletë, kërkonte të vriste një shofer

19 Dhjetor 2013, 14:28Kronika TEMA

Policia ka mundur të shmangë një ngjarje të rëndë, duke arrestuar një 32-vjeçar me pistoletë, i cili synonte të kryente një vrasje.

Fatmir Bylyshaj, 32 vjeç, fatorino i një furgoni nxënësish në Shijak, është arrestuar në flagrancë, pasi synonte të vriste një shofer furgoni.

Sipas burimeve të policisë, ai kishte pasur një konflikt konkurrence me personin në fjalë dhe për këtë arsye kërkonte që ta vriste.

Për fat, policia ka mundur të shmangë këtë ngjarje, e cila mund të rezultonte me pasoja të rënda edhe për 15 nxënës shkolle që udhëtonin me të.

Bylyshaj ka qenë person me precedentë penalë, duke qenë se ka qenë i përfshirë në një sërë konfliktesh, ku janë përdorur edhe armë.

13 komente në “Fatorino i një furgoni me fëmijë shkolle kapet me pistoletë, kërkonte të vriste një shofer”

  1. Mata says:

    Po q. nenet ketij maskarai qe donte te qellonte ne nje furgon me femije

    1. Anti-konformist says:

      E paskan spinue fuksat e Vishos siç duket ?

  2. vexhgusi says:

    Qeveri ,ministria e puneve te brendeshme mos rrini me duar lidhur por kapini dhe futini ne burg keta plehra,çelsat hudhini se keta nuk marrin veshe se jane fare e keqe por shume e keqe veç.

    1. Tan_Tironci says:

      O Vexhgus, e kapi me pra plocia, e ka arrestu, e PO e mban ne burg, deri sa gjyqtaret e Sales, ta lirojne. ( Fiks Fare o tu prit me kamera gati, me vexhgu sa do shkoj paxari).

  3. xhebar says:

    bravo. mund te kishte pasoja tek femijet.

  4. Kol Idromeno says:

    Person me precedentë penal…dhe e kishin vënë të shoqëronte nxënësit!!!E kemi me hak titullin “rrumpallë”!

  5. dajti says:

    Qeveria! U bene kater muaj qe jeni ne pushtet. Keni bere ca pune, por tani eshte koha te regoni qe keni ndermend te punoni. Perndryshe, do t’ju vene perpara te ligjte se duket sikur ju ka dale frike.

  6. elinor says:

    Ky eshte koncepti i konkurences ne Shqiperine e “ekonomise se tregut” — patllakja zgjidh problemin!
    Pyetja eshte, a e mesuan njerezit e thjeshte kete rruge zgjidhjeje nga politikanet apo anasjelltas?
    Jemi njerez kot, shkurt muhabeti.

  7. sotiri says:

    Kjo eshte pune parandaluese e mirfillte e kryer nga forcat e policise poe qe te kete nje pune me rendiment edhe populli duhet te sinjalizonje,per te tilla raste si dhe per raste te tjera,me kete kane shpetuar femijet sepse kane qene te rrezikuar ne cdo moment,si dhe eshte parandaluar nje vrasje.

  8. Fori says:

    Po te shikoni njerezit qe punojne me furgona ne linjat Durres-Tirane dhe Tirane-Veri do te shikoni qe te gjithe jane njerez te nivelit afrikan qe eshte turp qe kryejne ate lloj sherbimi me ca karrakatina qe kercasin nga te gjitha anet dhe ecin si te cmendur per te kapur pasagjerin e radhes para “konkurrences” dhe nuk dine te flasin shqip. Qeveria duhet te stabilizoje urgjentisht transportin publik duke ngritur terminale te caktuara ku mjetet te nisen sipas nje orari dhe jo kur mbushet furgoni si dhe cilesia e mjeteve te jete kriter dhe jo te kryhet transporti me kuti llamarine me 4 rrota dhe nje motorr.

  9. gery says:

    cuditem qe nuk na e dhaane statusin.

  10. Polic says:

    Po pse mor ca ka, ai tjetri u fut ne komisariatin Kavaje me dy pistoleta e plagos policin

  11. "BALASHI" says:

    Mire Fori. Vetem ti dhe edhe rruge zgjidhjen ashtu duhet, se njerezit ne ato “kuti” jane te rrezikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje