Zjarret që kanë përfshirë periferitë e Madridit kanë prekur edhe objektet e NASA-s pranë kryeqytetit spanjoll.
Një zëdhënës i agjencisë amerikane konfirmoi për AFP-në se flakët “kaluan përmes” Kompleksit të Komunikimeve Hapësinore të Madridit (MDSCC), një stacion kyç komunikimi për misionet që eksplorojnë hapësirën e thellë.
Sipas NASA-s, objektet u evakuuan në kohën e duhur. Zëdhënësja e agjencisë bëri të ditur se çdo dëm i mundshëm do të vlerësohet sapo kushtet e sigurisë ta lejojnë.
The wildfires are menacing the Madrid Deep Space Communications Complex (MDSCC), @NASA’s only facility in Spain and one of only three ground stations in the Deep Space Network (DSN) that the U.S. agency operates around the world, along with those in Goldstone (California) and… pic.twitter.com/BaMrDLVazc
— Pablo Fuente (@PabloFuente) July 24, 2026
Kompleksi i antenave gjigante në Madrid është një nga tre objektet në botë që përbëjnë Rrjetin e Hapësirës së Thellë (DSN). Dy të tjerat ndodhen në Kaliforni, SHBA, dhe në Kanberra, Australi.
Sipas NASA-s, vendosja e këtyre tre komplekseve mundëson që, ndërsa Toka rrotullohet, të paktën një grup antenash të jetë gjithmonë në kontakt me anijet kozmike, duke garantuar komunikimin me misionet në hapësirën e thellë.
Lini një Përgjigje