VIDEO/ Qeveria merr masa për përmbytjet në Shkodër, do prishen ndërtimet në luginën e Bunës

18 Dhjetor 2013, 22:39Kronika TEMA

Qeveria do të ndërhyjë pas sezonit të dimrit për të shembur ndërtimet pa leje në luginën e lumit Buna në Shkodër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, tha pas një takimi me shtabin e emergjencave në këtë qark, se megjithëse buxheti i këtij viti nuk është i mjaftueshëm për të përballuar gjithë kërkesat e ardhura nga njësitë vendore, po merren të gjitha masat duke përcaktuar prioritetet për të bashkëpunuar me pushtetin lokal, agjencitë shtetërore dhe komunitetin. Ai garantoi mbështetjen e plotë e Policisë së Shtetit në raste emergjencash.

Problematikat e shtruara nga krerët e njësive vendore në Shkodër për këtë stinë dimri lidhen kryesisht me infrastrukturën, argjinaturat e dëmtuara, mungesa e qendrave shëndetësore në komuna të thella malore dhe dëmtime në ura.

Përfaqësues të qeverisë u kanë komunikuar drejtuesve lokalë se projekt-buxheti i këtij viti nuk lejon mundësi për dëmshpërblim të plotë për familjet e prekura nga përmbytjet e disa viteve më parë.

7 komente në “VIDEO/ Qeveria merr masa për përmbytjet në Shkodër, do prishen ndërtimet në luginën e Bunës”

  1. Edmondd says:

    Nuk rregullohet gje duke prishur, rritur cmimet e ngritur taksat o qeveri kaucuku.

  2. emigranti says:

    Te flasesh me zemer te hapur eshte antiteze me hipokrizine .Populli shqiptar eshte I pergatitur per te perballuar situatat e bartura duke pasur besim tek qeveria e perbere me elemente te rinj te sinqerte ne fjalen e tyre.Jo fjale te mira e gurin ne torbe ,sic ka perjetuar populli shqip[tar per 23 vjet rrjesht nga qeverite e kohes dh ne syt e tyre eshte bere hataja qe perjetojme sot.Po t’i referohemi histories traditore veme re se me sa kujdes I ka ndertuar banesat populli paraardhes I ketij vendi,edhe pa ate culture qe ne gezojme sot.Populli si fusharake edhe ne malesi ,kur plaifikonte banesen e jeteses ka pasur parasysh dy gjera me themelore:Se pari ka ruajtur te pa prekur token me vlere ekonomike dhe se dyti,t’i ruhet erozionit dhe permbytjes natyrore.Ne ditet tona ky rregull jetik eshte shkelur ne menyren me skandaloze duke ndertuar banesa ne vendet me te pa pershtateshme dhe duke demtuar tokat prodhuese .Ketu kerkohet nje revolucion ligjor dhe moral per te ndrequr keto gabime me pasoja.Ne qe kemi perjetuar edhe periudhen e komunizmit kemi vene re se edhe ne ate kohe ka pasur permbutje dhe rreshqitje erosive,por permbytje familjesh ,megjthse edhe permbytjt e tokave nuk kane pasur te tilla permasa per shkak te kujdesit nga ana e shtetit.Kur kujton ae periudhe nuk eshte problem alergjise,por jane fakte qe edher sot I kane gjurmat.aaaaedhe ne ate kohe mbahen mend vite me tepr lageshtire .Le te kujtojme vitet e para te 60-tes (1962-63)

  3. Petro says:

    Se ç’mu kujtua RUSPA e atij vulëhumburit!

  4. pepe says:

    vetem po prishin keta dreqer po per te rregulluar kur do fillojne?

  5. fshatari i pakorruptuar says:

    Te gjithe njerezit me sy nga qeveria qe kerkojne dhe vetem kerkojne edhe pse ndertimet i kane te paligjshme buze lumenjve.
    Prishini te gjitha ndertimet pa leje te na pushojne veshet nga ankesat e pakuptimta

  6. KADAFF says:

    PO E MORI NË DORË SAJMIR DEBILI E SIGURT ËSHTË KATASTROFA!DO ZOTI SI FUT HUNDËT TE DIGAT E HIDROCENTRALEVE..,,

  7. Meno says:

    Ky Sajmiri e rregulloje rendin dhe tani do filloje te prish ndertimet. A e kupton kjo qeverri qe eshte votuar per te rregulluar punet e jo per ti sjelle kusure te tjera popullit. Po pse more Sajmir ndertimet ne fushe ta nxjerrin lumin nga shtrati? Po ktheuni o derezes pak mrapa dhe do shikoni, se ne kohen qe drejtonte Enveri, gjat gjithe veres ne lumejt Mat dhe Drin punohej per sistemimin e tyre per te mos dale nga shtrati ne dimer dhe ata lunenj per 20 vjet nuk dolen nga shtrati. Nuk na duhet teoria juaj. Shqiperia i ka te gjitha eksperiencet, mjafton qe ti zbatoni pa korrupsjo. Fjalet e bukura nuk na ngopin me. Duam te shikojme ne praktike veprat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje