Nuk do të ketë hetim parlamentar për serverin e tatimeve

17 Dhjetor 2013, 10:04Kronika TEMA

Duket se nuk do të ketë një hetim parlamentar për çështjen e fshirjes së të dhënave në serverin e tatimeve.

Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje, mazhoranca mendon se nuk mund të ketë hetim paralel përsa kohë kjo çështje është në duart e prokurorisë.

Opozita pretendon se janë vjedhur miliona të dhëna nga serveri i tatimeve, ndërkohë që zyrtarët e tatimeve thonë se drejtori i IT ka tentuar që të fshijë të dhënat e katër viteve, por nuk ia ka dalë.

Ai është arrestuar në flagrancë, por më pas është liruar nga gjykata. Hetimi për çështjen vazhdon./ep

5 komente në “Nuk do të ketë hetim parlamentar për serverin e tatimeve”

  1. KADAFF says:

    PO PATJETËR SE DALIN LAKRAT NË SHESH,PSE TREMBET PS NGA KJO GJË?!FUNDJA SIPAS TEMËS QË ËSHTË NJË BURIM SHUMË I BESUAR AI DREJTORI I IT U KAP NË FLAGRANCË KËSHTU QË LE TË DEGJENEROHET PD-ja.APO MOS KA,NDORDHUR E KUNDËRTA QË I KANË FSHIRË ATA SHOKËT E BRIM-SILDËS?!
    EPO ATËHERE LE TA HAJË NGJALËN BRIM-SILDA DEBILJA MAVI.

    1. niku says:

      Prit sa te mabroje prokuroria. Pse trembesh, tuajin e keni prokurorin. Po nuk qullosi gje ai, atehere ngrijeni edhe komisionin. Apo qellimi eshte te merrni vesh se cfare ka ne dore prokuroria?

      1. i___ says:

        prokurori eshte i ps tani mos ki merak, nuk e ke vene re si ndryshuan krahe gjykatat direkte mbasi u be minister saimiri. drejtesia eshte organizate mafioze ne vete, qe bashkpunon me me te mirrin e tregut, dmth me qeverine. nuk ka rendesi se kush e ka ne dore.

  2. Anton Nepravishta says:

    Sa te jete Sajmir Tahiri gjalle, nuk do kete hetim ndaj brimes se Brimsildes.

  3. fatmiri says:

    hetimet parlamentare jane nje farse e Saliut. Sa komisione ngriti dhe sa gjera zbuloi?! Dhjetra komisioni dhe asnjehere nuk i shkonin deri ne fund, ashtu si vete ekzemplari Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje