Kapshticë/ Makina rrëshqet në akull, vdes 73-vjeçarja

16 Dhjetor 2013, 10:43Kronika TEMA

Një e moshuar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e të hënës në vendin e quajtur kthesa e Kapshticës, në Korçë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se automjeti ka rrëshqitur në akull dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja Eleni Nasi dhe janë plagosur 3 persona të tjerë që ndodheshin në makinë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje