"Beteja" e shifrave/ PD numëron edhe autorët e krimeve, si vrasje‏

12 Dhjetor 2013, 15:16Kronika TEMA

Vijon beteja mes Partisë Demokratike dhe Ministrisë së Brendshme, në lidhje me shifrat e krimit. Por, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, rezulton se PD numëron edhe të vdekurit për shkaqe natyrale, sëmundje apo kapjen e autorëve të krimeve, si vrasje.

Pak ditë më parë Partia Demokratike rreshtoi një listë me 10 iniciale emrash, të cilët sipas saj ishin vrarë gjatë muajit nëntor 2013. Madje u pretendua se kjo listë ishte nxjerrë nga Buletinet e policisë:

“1. Në datën 1 nëntor u gjet i vrarë në  banese shtetasi me inicialet N.J

2. Në 3 nëntor u plagos rëndë dhe ndërroi jetë 7 ditë më vonë në spital shtetasi me inicialet K. B.

3. Në datën 12 nëntor u vra shtetasi me inicialet E. L.

4. Në datën 3 nëntor u vra shtetasja me inicialet R. B.

5. Në datën 5 nëntor u vra shtetasi me inicialet A. B.

6. Në datën 6 nëntor u vra shtetasi me inicialet J. F.

7. Në datën 8 nëntor u vra shtetasi me inicialet M. L.

8. Në datën 12 nëntor u vra shtetasi me inicialet A. H.

9. Në datën 21 nëntor u vra shtetasi me inicialet P. L.

10. Në datën 27 nëntor u vra shtetasi me inicialet M. M.”, thuhej në deklaratën e PD, e cila iu kundërpërgjigj Ministrisë së Brendshme, e cila deklaronte se kishin ndodhur vetëm 7 vrasje gjatë nëntorit.

Por, Ministria e Brendshme sqaron se dy personat e vendosur në krye të listës kanë vdekur nga shkaqe natyrale, ndërsa personi i tretë është vrarë në janar të këtij viti, ndërsa në nëntor është arrestuar autori i vrasjes.

“1. Shtetasi me inicialet N.J., 66 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Elbasan, më datë 31.10.2013 dhe nga veprimet procedurale të kryera ka rezultuar se vdekja ishte natyrale.

2. Më datë 3 nëntor, rreth orës 01:00, në Delvinë është grabitur me dhunë një sasi prej rreth 100 mijë lekë në banesën e shtetasit K.B., 87 vjeç. Ky shtetas së bashku me bashkëshorten u dërguan në spitalin e Sarandës për ndihmën e kualifikuar mjekësore. Pas ndihmës së marrë nga mjekët, u konfirmua që ishin jashtë rrezikut për jetën dhe të dy bashkëshortët janë larguar në drejtim të banesës së tyre në fshatin Velahovë. Më datë 9 nëntor shtetasi K.B. është dërguar në spital, pasi kishte probleme shëndetësore (dhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje) dhe më datë 10 nëntor ky shtetas ka humbur jetën. Nga mjekët si shkak i vdekjes është përcaktuar infarkti akut i miokardit. Kjo konfirmohet dhe nga kartela mjekësore e këtij shtetasi.

3. Shtetasi E.L. është vrarë në datë 17 janar të këtij viti. Në datën që pretendon PD-ja është bërë e mundur kapja e të kërkuarit Besart Lataj, autori i tretë i ngjarjes së ndodhur më datë 17 janar 2013 tek rruga Siri Kodra në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi E.L. Pra ngjarja në fjalë ka ndodhur më 17 janar 2013 dhe një prej autorëve të saj është kapur me datë 12 nëntor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

6 komente në ““Beteja” e shifrave/ PD numëron edhe autorët e krimeve, si vrasje‏”

  1. vexhgusi says:

    Tani ta marre veshe gjithe populli shqiptar:
    Kjo eshte strategjija e kreminelit Sali Berisha per te sulmuare parlamentin dhe qeverine.
    Shikoni ku i shkon mendja tradhetait te popullit shqiptar.
    More Bythqire Ristani ju vrate 26 brenda sekondes dhe hodhet ne ere dhjetra fshatra dhe miljarda pasuri te pa tundeshme dem,djersa e popullit dhe keshtu nuk u rrjeshtua lista mor plerhe e pa cipe dhe pa turpe.
    E majta e bashkuare kthejani me te njejtem monedhe ne se jo turp te kini dhe ju faqezinj qofshi.

    1. DinPaku says:

      Dale, dale se ka edhe me. Kujtoni ju se moret pushtetin dhe ja hodhet, do fitoni edhe statusin e vendit kanditat per ne BE tani. Po ju keni Bomben me sahat qe e di ai kur do shperthej. Si mund te pretendosh ti te jesh vend demokratik pa carmatosuur nje bombe qe mund te pelcase nga momenti ne moment. Po kot nuk eshte kundra Hollanda per marrjen e statusit.

  2. tomorri says:

    Nuk e ke listen e plote more Ristan,apo ata qe vrisni vete nuk i vini ne liste se me ta mbani pushtetin.

  3. Claus says:

    …sipas sistemit te gjetjes se votave ne kutite e gabuara!
    Ky eshte sistemi alla-Ristani, por kur kujtojme Ristanin kujtojme dhe pjatat e pilafit te papaguara ne Tepelene.

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Vrasje, perdhunime, grabitje etj do kete se duhet kohe qe njerezit te mesohen me sundimin e ligjit por duhet pare se sa efektive ka qene gjetja e krimineleve dhe arrestimi I tyre
    Prendaj zoterinj opozitare ne qofte se do te beni vertet opozite e mos te talleni me qytetaret kerkojini interpelance ministrit te brendshem qe te japi llogari per perqindjen e zbardhjes se krimeve dhe arrestimin e krimineleve me pas pritni kur te denohen dhe ne qofte se nuk denohen rende atehere I kerkoni llogari K.L.D se kjo zoterinj eshte opozita e shendoshe jo deklaratat boshe se po e digjeneroni elektoratin qe perfaqsoni (ne qofte se sperfaqsoni kriminelat)

  5. franceska says:

    me e bukura eshte se kta bejn deklarata prej pijanecesh por si pjerdh njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje