Policia: Tani mund të verifikoni gjobat e makinës suaj online

5 Dhjetor 2013, 11:44Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka njoftuar se në portalin e saj është e mundur që të bëhet një verifikim i gjobave për mjetin tuaj.

Në faqen e Policisë së Shtetit, asp.gov.al është shtuar edhe një opsion në rubrikën “Shërbime për qytetarët”. Aty është vendosur një link ku lexon “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

Kur klikoni në link, ju hapet edhe shërbimi elektronik i gjobave.

Duke futur targën dhe numrin e shasisë, ju mësoni nëse makina juaj ka gjoba.

Policia ka njoftuar sërish qytetarët që të drejtohen tek sportelet e bankave dhe të Postës Shqiptare për të paguar gjobat, duke theksuar se ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit, nuk do lejohen me mjetet që kanë gjoba të pashlyera.

Sipas Policisë së Shtetit, ata që paguajnë gjobat brenda pesë ditësh, përfitojnë një ulje prej 20 përqind të gjobës.

Çdo ditë që kalon, gjoba vjen duke u shtuar me 2 përqind kamatë vonesë./ep

4 komente në “Policia: Tani mund të verifikoni gjobat e makinës suaj online”

  1. bato says:

    Sinqerisht ky sherbim ka mbi nje vit…

  2. vili says:

    mos keni ngaterruar daten e lajmit, kjo ka vite qe eshte aktive.

  3. Albinfo says:

    O Tema, pak me realiste.

    Ky site ka nja 2 vjet qe i ofron keto informacione.

  4. Neku lu says:

    Por kur verifikon ne sistem qe ke nje gjobe qe se di ku e ke marre fare dhe mbi te gjitha ske asnje flete mbi xhamin e makines se parkuar gabim si i behet? Qe policia ka filluar te prese gjoba parkimi nga “xhami i nje lambo” ? Ndodh qe policia e shtetit nuk ka sinjal per te nxjerre nga sistemi fleten e gjobes dhe rri me dite te tera per te paguar nje gjobe qe si dihet ku eshte marre! Turp i zotit, nuk behet shteti me rrumpalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje