OSBE: Gjykata e Krimeve të Rënda, organi jo i duhur për veprat e korrupsionit

3 Dhjetor 2013, 14:31Kronika TEMA
OSBE: Gjykata e Krimeve të Rënda, organi jo i duhur për veprat e

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve bën sugjerimet e saj për projektligjin “Për disa ndryshime ne Ligjin Nr. 7905, date 21 mars 1995” dhe projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009”.

“Ne jemi dakord se korrupsioni duhet të trajtohet nga organeve te specializuara. Por, as Gjykata e Krimeve të Rënda dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë aktualisht të specializuara për t’u marrë me çështjet e korrupsionit. Përveç kësaj, të dyja nuk i kanë burimet financiare dhe njerëzore për t’u marrë me rastet e dyshuara të korrupsionit në vend. Rritja drastike e parashikuar e ngarkesës së punës do ta pengonte veçanërisht punën e këtyre dy organeve”, thuhet në letrën e OSBE, raporton Ora News.

Prezenca e OSBE-së thekson se miratimi i pjesës qendrore të ndryshimeve të paketë anti- korrupsion, transferimi i kompetencave tek Gjykata e Krimeve të Rënda do të thoshte një hap mbrapa në luftën kundër korrupsionit.

OSBE-ja thekson në letër se lufta kundër korrupsionit është në thelb jo dhe aq shumë një  problem që lidhet me legjislacionin, por me moszbatimin e kuadrit ligjor ekzistues.

“Dëshiroj të përsërisim se zgjidhja mund të mos konsistojë në një reformë thjesht ligjore. Më lejoni të theksoj faktin se propozimet e ndryshuara janë tregues i rëndësisë së përgatitjes me kujdes të dokumenteve, të politikave që konsultohen gjerësisht edhe përpara se të përcaktohet gjuha e përdorur në to. Më lejoni t`ju siguroj se Prezenca mbetet e gatshme të ofrojë asistencë të mëtejshme sa u përket këtyre ndryshimeve”, theksohet në letër.

8 komente në “OSBE: Gjykata e Krimeve të Rënda, organi jo i duhur për veprat e korrupsionit”

  1. Tirona says:

    o QEVERITARE , O PARLAMENTARE , DEGJONI DHE MESONI NGA PERENDIMI , SE POPULLIT I KA VAJT THIKA NE KOCKE DHE NUK DURON MO DHE PO SHPERTHEU POPULLI MJERE JU KU DO FUTENI……

    1. erjon says:

      …dhe shikoni o popull se cpo bejne tailandezet per te rrezuar qeverrine e korruptuar,shikoni dhe nxini mend.

  2. Claus says:

    A po harrova duhet te Gjykata e Krimeve te Lehta!

    Duhet te kesh IQ 60 qe te jesh sot politikan ne Europe, ndersa keta te OSBE duhet ta kene 55.
    Kane gjetur dhe bejne. Kane zene si zyra shtepite e ish-byroisteve dhe tallen mire dhe bukur me shqiptaret.

    Nuk ka per ta ndonje zyre nga lagjet e Ali Demit dhe Kombinatit ku ti iki drita 3 here ne dite dhe tu hedhin plehrat ne koke?
    Pastaj te flasin se cila gjykate eshte adap per korrupsionin.
    Gjykata XL, X, M, L apo XL?
    Keto qenie jane me te vertete skandaloze.

  3. lazeri says:

    KETA TE OSBE DUAN TE RRJEPI NDIÇKA PER VETE, SEPSE SHQIPERIA ESHTE PARAJSE PASURIMI E SHPEJTE, GJE QE KETA NUK MUND TA BEJNE DOT NE VENDET E TYRE.

    DERI DJE NA ÇANE VESHET PER KORRUPSIONIN GALOPANT QE NUK E LEJONTE SHQIPERINE TE MERRTE STATUSIN KANTIDAT PER BE.

    TANI QE QEVERIA PO BEHET GATI TA FUSI KORRUPSIONIN NE VEPRAT E RENDA PENALE DHE TA GODASI FORT DUKE JA U DHENE PER KOMPETENCE GJYKATES SE KRIMEVE TE RENDA ,OSBE NGRIHET DHE THOTE QE KORRUPSIONI ESHTE NJE VEPER E LEHTE PENALE DHE NUK DUHET TA GJYKOJNE KRIMET E RENDA.

    NE SHQIPERI TE GJITHA VEPRAT PENALE DUHET TE KALOJNE NE GJYKATEN E KRIMEVE TE RENDA SE NDRYSHE NE SHQIPETARET NUK MBAHEMI.

    EUROPIANE HIPOKRITE, DUAN TA ÇOJNE SHQIPERINE NE LUFTE CIVILE.

  4. zqk says:

    Sipas nje lajmi te fundit, OSBE-ja keshillon te krijohet nje gjykate e vecante qe do merret vetem me korrupsionin. Mendohet te quhet GjVP (Gjykata e Veprimeve te Pahijshme) e cila do te kete kopetenca te gjera ne baze te ligjit te ri anti-korrupsion qe do propozohet nga kjo organizate. Ligji do jete i bazuar ne praktikat me te mira te Bashkimit Afrikan dhe sidomos ne librin me kujtime Shqiperie te Baba Mondit. Denimet per korrupsion do jene nga me te rendat te zbatuara ndonjehere ne Shqiperi duke filluar nga komentet anonime ne gazetat on-line e deri te emisionet si “Fiks”-i.
    Me keto masa dragoniane, fjala korrupsion do zhduket vetvetiu nga fjalori i Shqipes brenda 3-44 shekujsh.

  5. Treviso says:

    Vetem ne kete menyre qe referon O.S.B.E mundet te luftohet kanseri Korrupsion. Gjykatat jane mbuluar me proçese qe duan shum vjet per ti shqyrtuar.Deri me sot jane shqyrtuar ato proçese qe kan pasur fitim prures per gjykatesin. Proçeset jane kthyer ne ankand per gjykatesit. Kush ka shumen me te madhe shqyrtohet. Un mendoj qe te behet nje ligj qe te ndjeke gjykatesit per mos shqyrtimin e proòeseve ne afatet kohore dhe shtyrja e proçeseve te behet me komisjon te rregullt, per kerkim provash
    nese nevoiten.

  6. ra ta si says:

    duke ndjekur keshillat e ketyre pedrove euro atlantike shqiperia po barazohet me etiopine dhe somaline ne nivelin e korrupsionit.ketu ka nevoje per masa te jashtezakonshme ,jo per ti krehur bishtin atyre bushtrave hajdute ne gjykata dhe prokurori.euro atlantet ne rradhe te pare duhet te kuptojne se kupa eshte mbushur dhe njerezit e thjeshte nuk kane fuqi te durojne me pas 23vite eksperimentesh.eshte momenti qe qeveria ta eleminoje hajduterine ,po qe se nuk ja del dot duhet instaluar ligji islamik qe e denon hajdutin me prerje duarsh.brenda 1 jave sdo kete me asnje vjedhje ordinere ose korruptivo shteterore.

  7. Verioret e keqia me e "madhe" ........................................................................ says:

    -Shqiperia 23 vjet te humbura e zhytur totalisht ne korrupsion …. filloi degjenerimin e shtetit qysh ne vitet 1985-se me veriorin mashtrues RAMIZ ALIJA …. dhe qe u zhvillua ne permasa gjigante ne 1994-tren nga veriori tjeter shpellar s-ALI BISHA.
    -Historikisht Verioret vetem e kane shkaterruar, vjedhur, degjeneruar mashtruar pa e zhvilluar Shqiperine …. kurre mos i pafshim me ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje